Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Lauri

Anunnak
Me pretekstin se nuk u ishin paguar rrogat ushtarëve, një varg komandantësh të tjerë shqiptarë u larguan nga shërbimi zyrtar. Ndërkohë, Besëlidhja e Beratit kishte mundur të tërhiqte në anën e vet edhe disa kapedanë grekë që qëndronin në krahinat e tyre për t’i mbrojtur nga dhuna osmane. Por radhët e saj u shtuan edhe me krerë të tjerë shqiptarë të pakënaqur nga Porta e Lartë. Në këto rrethana u krijua në sanxhakun e Janinës një gjendje e turbullt.
Megjithëse sulltani nuk ia hoqi menjëherë Mehmet Reshid pashës detyrat e valiut të Rumelisë dhe të vezirit të tre sanxhakëve të Shqipërisë Jugore, për të mos ia ulur autoritetin në sytë e shqiptarëve, pas largimit të tij për në front, e ngarkoi me detyrën e valiut të Rumelisë dhe të qeveritarit të sanxhakut të Tërhallës e të nazërit (mbikëqyrës, ministër - shën. i aut.), të derbendëve ish-Vezirin e Madh, Mehmet Selim pashën. Ndërsa në postin e qeveritarit të të tre sanxhakëve shqiptarë u emërua, me gradën e vezirit Mahmud Hamdi pasha, një nga vartësit e Mehmet Reshid pashës. Edhe pas dërgimit të tij në front, Mahmudi II ia besoi pushtetin në Shqipëri një funksionari osman. Kjo tregonte edhe një herë se ai nuk donte të kënaqte kërkesën e krerëve feudalë shqiptarë për vetëqeverisje, sepse, siç shprehej ai, “shqiptarët do të vazhdonin turbullirat e nuk do të shërbenin si duhej, dhe se këtë do ta bënin kur mbi ta të ushtrohej një dhunë e fortë nga ana e shtetit”. Megjithatë, për të ulur hovin e lëvizjes në Shqipërinë Jugore dhe sidomos, për të nxitur më tej rivalitetin dhe armiqësitë midis krerëve kryesorë të kësaj lëvizjeje, sulltani kërkoi nga Mehmet Selim pasha që të thërriste Iljaz Podën në detyrën e myteselimit të sanxhakut të Tërhallës dhe të agait të derbendëve.
Pas këtyre emërimeve, në vargun e feudalëve të rebeluar u përfshi edhe Asllan bej Puçeja, ish-myteselim i sanxhakut të Tërhallës, një nga krerët më në zë të Shqipërisë Jugore, që mbeti pa ndonjë post zyrtar. I pakënaqur ishte edhe Ismail bej Qafëzezi i Kolonjës, të cilit Mehmet Reshid pasha i kishte premtuar myteselimllëkun e Tërhallës. Po ashtu, në këtë grup u radhit edhe Myslim Beu, vëllai i Veli bej Jaçes, komandant i Prevezës e i Artës, i cili ishte një tjetër feudal shqiptar po aq i fuqishëm sa Iljaz Poda ose Asllan Beu. Mehmet Reshid pasha i kishte premtuar Myslim Beut agallëkun e derbendëve, që nuk iu dha. Në këto kushte gjendja e turbullt u thellua në Shqipërinë Jugore dhe në të njëjtën kohë u shtuan armiqësitë dhe rivaliteti midis krerëve kryesorë.
I braktisur nga një pjesë e mirë e komandantëve shqiptarë, veziri Mahmud Hamdi pasha u detyrua të thërriste në Janinë Veli bej Jaçen. Me këtë veprim Veli bej Jaçja, që konsiderohej ndër feudalët e fuqishëm shqiptarë, përveç Prevezës dhe Artës, vuri nën komandën e vet edhe kështjellën e Janinës, ndërsa veziri osmanlli u gjend në mëshirën e tij. Në këtë kohë edhe Vlora e rrethi i saj kishin rënë në duart e i poshter bej Vlorës, vëllait të Ismail Beut, ish-kryetarit të Besëlidhjes së Beratit, ndërsa qyteti i Beratit kishte rënë në duart e Tafil Buzit. E njëjta gjendje ishte krijuar edhe në sanxhakun e Delvinës, ku Shahin bej Delvina, bejlerët e Gjirokastrës dhe ata të اamërisë, vepronin me kokë të vet, pa pyetur për autoritetin e Mahmut Hamdi pashës.
Meqenëse ky vezir nuk solli ndonjë shërbim, Porta e Lartë e hoqi dhe e dërgoi në frontin rus, ku Mehmet Reshid pasha po pësonte disfata mbas disfatash. Detyrën e qeverisjes së Shqipërisë Jugore Porta ia ngarkoi valiut të Rumelisë. Ky, me qëllim që të shtinte në dorë komandën e kështjellës së Janinës, kërkoi ndihmën e njërit prej feudalëve shqiptarë, Latif Efendiut. Ndërkaq, i premtoi komandantit të saj, Veli bej Jaçes, se do t’i paguante rrogat e ushtarëve nëse ky i largonte trupat e tij nga Janina. Por këto orvatje nuk patën sukses. E gjithë Shqipëria Jugore si dhe Tërhalla e derbendët, ranë në fakt në duart e feudalëve shqiptarë.
Pasi njohu pavarësinë e Greqisë (1830), Porta e Lartë u mor tërësisht me nënshtrimin e Shqipërisë, e cila për shkak të popullsisë së saj, që në shumicë ishte myslimane, bashkë me Bosnjën, konsideroheshin si dy mbështetjet e pushtetit osman në Rumeli. Detyrën e nënshtrimit të Shqipërisë së Jugut sulltani ia ngarkoi Vezirit të Madh, Mehmet Reshid pashës. Pas kësaj do të fillonte nënshtrimi i Shqipërisë Veriore
dhe do të zbatoheshin në vend reformat centralizuese, sidomos ajo ushtarake.
Pa u larguar akoma nga Edreneja, Veziri i Madh emëroi të birin, Emin Pashën, si qeveritar të Janinës, Mahmud Hamdi pashën si qeveritar të Tërhallës dhe si komandant të derbendëve, Iljaz Podën. Sipas mendimit të sulltanit, ai duhet ta emëronte këtë të fundit myteselim të sanxhakut të Vlorës me titullin “Kapëxhëbash (kryeportier - shën. i aut.) i Oborrit”, por kjo nuk pati efekt, sepse Iljaz Poda ishte kundërshtari kryesor i qeverisjes së Shqipërisë Jugore nga osmanët.
Nga Edreneja Mehmed Reshid pasha mbërriti në Manastir, ku ftoi krerët shqiptarë e sidomos Iljaz Podën, Asllan bej Puçen dhe Veli bej Jaçen etj., të paraqiteshin në selinë e tij për të biseduar për çështje të organizimit të ushtrisë dhe të pagesave të prapambetura.
Asllan bej Puçja, që kishte qenë në luftë me forcat e Vezirit të Madh në Alasonjë, i ndërpreu luftimet dhe, pasi u takua me Veli bej Jaçen në Mecovë, vendosën të shkonin bashkërisht në Manastir të shoqëruar me kontingjente të forta ushtarësh, për të parandaluar ndonjë pabesi dhe për t’i shkëputur vezirit të drejtat që pretendonin.
Ndërsa Asllan Beu e Veli Beu shkuan në Manastir, Iljaz Poda, që nuk i zuri besë Vezirit të Madh, u tërhoq në zonën e Dangëllisë dhe filloi përgatitjet për t’u mbrojtur në malin e Melesinit në rast se sulmohej nga forcat qeveritare, që mund të vinin kundër tij nga Korça ose Janina.
Mehmed Reshid pasha nuk kishte aspak ndërmend të bisedonte me krerët shqiptarë që erdhën në Manastir, përkundrazi, ai kishte marrë masat për t’i likuiduar ata me pabesi. Pikërisht në këtë kohë ai i preu kokën në Berat Hasan bej Vrionit dhe vari në Manastir Shaban Gegën, që kishte zënë rob në Janinë. Ndërsa ndaj bejlerëve që mbërritën në Manastir, Mehmet Reshit pasha, pasi u bëri një pritje madhështore, organizoi më 9 gusht një masakër të paparë. Në këtë ditë ai i ftoi ata të merrnin pjesë në një stërvitje të reparteve të rregullta ushtarake që u bë jashtë qytetit. Këtu ata do të hanin edhe drekën në një kopsht të hapur. Mirëpo sapo mbërritën në vendin e ceremonisë, dy të ftuarit e parë, Veli Jaçe beu dhe Asllan Puçe beu, ushtarët që stërviteshin i kthyen pushkët kundër tyre dhe hapën zjarr mbi ta. Kështu të qëlluar në befasi, dy bejlerët shqiptarë dhe shoqëruesit e tyre nuk mundën të bënin veçse një qëndresë të vogël. Veli Beu u vra në vend, kurse Asllan Beu, të cilit iu plagos kali, u godit dhe iu pre koka. Pas tyre, po atë ditë të 9 gushtit u vranë të masakruar po në vendin e ceremonisë edhe 800-1 000 shqiptarë kurse 400-500 të tjerë u zunë robër.
Një veprim i ngjashëm dhe i pabesë u krye edhe nga i biri i Vezirit të Madh, Emin Pasha, ndaj Myslim Beut e Kapllan Beut, i pari vëlla i Veli Beut, ndërsa i dyti i Asllan Beut. Kapllan Beu mundi të shpëtonte por, para se të largohej nga Janina, bëri një akt të pakuptimtë e barbar, dogji thuajse gjysmën e qytetit.
Me masakrën e Manastirit dhe të Janinës Mehmet Reshid pasha synonte t’u jepte një mësim krerëve të tjerë shqiptarë dhe t’i bënte që të nënshtroheshin.
Kjo masakër, që zhduku krerët më të rëndësishëm të lëvizjes shqiptare të Jugut, arrestimi i familjeve të luftëtarëve të garnizoneve të qyteteve të Shqipërisë Jugore, konfiskimi i pasurive të tyre si dhe presioni i vazhdueshëm i forcave qeveritare mbi popullsinë, bënë që feudalët shqiptarë të hiqnin dorë nga lëvizja. Megjithëse një pjesë e tyre u hodh në male për një farë kohe, lëvizja u topit, për t’u gjallëruar më pas, në mesin e muajit prill 1831, kur feudalët e jugut mbështetën luftën e Mustafa pashë Bushatlliut kundër reformave centraliste në Shqipërinë Veriore.
shqiperia.com
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Pallavrat e historise sone. Te bukura si perralla tlexohen para se tflejne femijet loool.
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Pallavrat e historise sone. Te bukura si perralla tlexohen para se tflejne femijet loool.
Pallavra qe ti sjell eshte ne fakt nje pallaver. Artikulli ka ca detaje, me pare sjell nje argument bindes qe nuk eshte e veretete, pastaj ne fund thuaj pallaver. Perndryshe, kur komenton pa argumente je si gjithmone nje flluske sapuni..;)
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Po sic ke ti te drejte te thuash se ky artikull eshte bindes dhe i vertete, ashtu kam te drejte edhe une kur e them mendimin tim, dhe kur hapi tema rreth historise. Po ti, mos valle e besove ndonje teme historie qe postuam ? Ti nuk beson asgje qe postojme ne, ke besuar deri sot ndonjehere ? LOOL

Hidhja nje sy temave qe kam postuar rreth historise ndonjehere, ti ke postuar pallavra te komunistave, une kam postuar me argumente, mos valle ke ndryshuar bindje ?

Te debatoj me ty me "argumente", eshte sikur te debatoj me murin. Nuk t'bindin ty kurre argumentet e "magjypeve te Kosoves":pesh:
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Cdo teme ka komentet e veta, kjo teme po flet per nje ngjarje te veçante dhe nje date fiks(Masakra e Manastirit 9 gusht 1830). Pra nuk eshte nje opinjon i pergjithshem i nje perjudhe kohe te gjate ku mund te variohen ngjarjet pro dhe kunder P Osmane.

Nuk na tregove asgje me teper se nje keqardhje nga dashuria per Turqine. Nqs ke diçka me konkrete per kete ngjarje na e sjell se te lexojme me interes. Ne te kundert mos na humb kohe kot.

ps. Nuk e dia qe je magjypt Kosoves na pasken edhe argumente mbi historine...!!Flm per informacionin
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Nuk na tregove asgje me teper se nje keqardhje nga dashuria per Turqine.

Gjithashtu, nuk na tregove asgje me teper se nje urrejtje tjeter ndaj ISLAMIT dhe dashuria per mbjellje te urrejtjes/percarjes ne forum.:romeoxhuli:
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Jo zotni!!! Po te bejne syte xixa xixa. Ma gjej fjalen islam ne te gjithe kete artikull, kush po flet per islam apo aty do te dalesh ti si gjithmone!?! Percares ne forum po behesh ti qe kerkon ferkim me cdo kusht. Permbaju temes ne fjale ose per ndryshe heshtje se do dalesh me inteligjent..;)
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Nuk jam ne forum nga dita e sodit, por ka kohe. Ndaj t'i njoh edhe kunjat dhe strategjine qe e perdore ti. Kur se cek haptas termin Islam, ti e lidhe cdo gje Islame me turqit dhe shqiptaret e konvertuar ne Islam. Eh, nuk e shfaqi intelegjencen time me njerez qe lexojne vetem libra shqiptare te komunisteve :D
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

"....me Sulltanin ku tema kryesore e bisedes sipas Disraelit do te
ishte kryengritja e shqiptareve. "Sulltani me pyeti mjaft
per ceshtje te ndryshme- shkruan ai- "ai donte te dinte
deri ne detaje per luften ne Shqiperi. Pa i bere elozhe te
kota komandantit tim une u perpoqa qe te pershkruaja
sa me sakte per betejat qe u bene ne ate vend. Kur dola
jashte nga Sarajet e Sulltanit enuku qe me shoqeronte
me tregoi dhuratat qe Padishahu me kish bere ne shenje
nderimi. Me sa duket per entuziazmin qe une tregova ne
betejen e Manastirit.
Aty gjendeshin nje kal Arab, dy
shpata te mrekullueshme, nje shall kashmiri ngjyre
purpuri dhe dy cibuke te lare ne flori..."

"...Ketu mesova per here te
pare per masakren ndaje bejlereve kryesore shqiptare ne
Manastir, ne nje banket te shtruar nga Veziri i Madh.
Mikpritesi yne, i cuditur nga indinjimi im per kete pabesi
barbare, me tha:- Biri im, duhet te jetosh pak me gjate
ne keto vende per te kuptuar keta njerez. Mos mendo se
bejlere shqiptare kishin besimin me te vogel te Veziri i
Madh. Politika praktike e Lindjes mund te shprehet
vetem me dy fjale: shkaterrimi i kundershtarit.
Shkaterruesi me i madh eshte sundimtari me i forte..."


me gjersisht lexo, dhe pa syze dielli
http://www.forumivirtual.com/histor...l-mes-luftetareve-shqiptare-44198/#post533843
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Cdo teme ka komentet e veta, kjo teme po flet per nje ngjarje te veçante dhe nje date fiks(Masakra e Manastirit 9 gusht 1830). Pra nuk eshte nje opinjon i pergjithshem i nje perjudhe kohe te gjate ku mund te variohen ngjarjet pro dhe kunder P Osmane.

Nuk na tregove asgje me teper se nje keqardhje nga dashuria per Turqine. Nqs ke diçka me konkrete per kete ngjarje na e sjell se te lexojme me interes. Ne te kundert mos na humb kohe kot.

ps. Nuk e dia qe je magjypt Kosoves na pasken edhe argumente mbi historine...!!Flm per informacionin


Shqiptaret e kosoves i ofendon me kete fjale ti lum miku ,me vjen keq nese eshte e vertet TURP per ty te ofendosh njerezit qe kan be e vazhdojne te bejne gjitheqka per kete shqipni .
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Lauri ore mik jemi shqiptare se pari ndale gjithe kete urrejtje do ja kishte me shume lezetenin nje debat me argumenta se sa me ofendime si nga ana jote si nga an loverboyt .
Te bej nje pyetje ty lauri me perpara je shqiptar apo katolik?
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Nuk jam shprehur kurr nga ana fetare. Se ne cfare besoj eshte pune vetem e imja personale, dhe nuk mundohem ti mbush mendjen kujt ne c'besoj une. Apo ne se nuk besoj fare. Nga qe besimi eshte personale, le te rrije e tille. Une jam shqiptar, puro!!
Lover-kopukut i pergjigjem keshtu se me fut ne borxh me zor, qe ne postimin tim te pare ne kete forum. Dhe une borxhet ja laje rregullisht kujt do, dhe ju jap edhe interesin me knaqesi.
Lauri ketu flet dhe poston me fakte dhe riferenca. Loverboy & co vetem me kaurr. bla bla bla, anti islamist etj. Nje cop idioti, dhe fetar i stilit arab qe s'ka lidhje me islamizmin ne shqiperi. Nje shqiptar me gjak turk, pa pike dyshimi, kur thote rrofte turqia, lavdi P. Osmane qe nxori shqiptart nga xhunglat e malit dhe i beri njerz.
Keshtu flasin vetem magjupt-gabel qe cilsohen si njerezit qe i dergon era lart e poshte nga qe nuk kane toke askund, dhe natyrisht s'kane ndjenja kombi.
Por nuk me habit pse eshte pro tuk, se kuptohet. Po pse me dordollis njekohesisht edhe per patritizem lool
 
Titulli: Masakra e Manastirit (9 gusht 1830)

Nje shqiptar me gjak turk, pa pike dyshimi, kur thote rrofte turqia, lavdi P. Osmane qe nxori shqiptart nga xhunglat e malit dhe i beri njerz.

Sen kopuk :lol: hahahahahahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top