braziljania
Anëtar i Nderuar
Masakër në Durrës, i shumekerkuari Dritan Dajti vret 5 policë, arrestohet i plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia dyshon se autori i vrasjes të jetë Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohen e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Policia konfirmoi se Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 5 efektivë policie që tentuan ta arrestonin Dajtin ndersa i vdekur ka mbetur edhe nje tjeter person. I njohur si “I Forti i Rruges se Kavajes”, më pas është arrestuar nga policia dhe eshte derguar i plagosur ne spitalin e Durresit.
DURRES-Gjashtë persona mes të cilëve 5 punonjës policie kanë mbetur të vrarë pas të shtënave me armë në ndjekje të një të shumëkërkuari nga policia sot në pistën Iliria në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës në plazhin e Durrësit ku policia bën të ditur se autori i vrasjes të jetë Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni.
Policia konfirmoi se Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur sot 5 efektivë policie dhe një person i cili shoqëronte Dajtin në momentin e ngjarjes. Policët rrethuan Dajtin dhe tentuan ta kapnin. Të shtënat me armë kanë ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar në plazhin e Durrësit, tek zona e njohur si Pista “Iliria”, ku policia tentoi të arrestojë të shumëkërkuarin prej 6 vitesh nga policia.
Policia kishte dyshime se Dajti fshihej në Shqipëri dhe jo jashtë vendit, derisa ka lokalizuar zonën ku ndodhej realisht. Por, pasi është rrethuar nga policia, Dajti ka qëlluar në drejtim të efektivëve të cilët i janë përgjigjur me zjarr. Më pas është arrestuar nga policia dhe në gjendje të plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, ku dhe ndodhet në këto momente. Nga të shtënat bilanci i të vdekurve është 6 persona, dhe një i plagosur, vetë Dritan Dajti.
Dëshimtarë në vendngjarje bëjnë të ditur për News24 se kanë parë edhe pushues të plagosur gjatë momentit të shkëmbimit të zjarrit, megjithatë këto mbeten ende informacione të pakonfirmuara nga policia.
Dritan Dajti akuzohet se ka vrarë më 17 shkurt 1999 biznesmenin Agim Beqaj. Dhe është pikërisht vrasja e pronarit të “Besa Konstruktion”, pranë “Zogut të Zi”, ajo që e dënoi dhe e mbajti në burg të fortin e Rrugës së Kavajës. Dajti kishte porositur edhe një pako bombë dhe kishte kërcënuar në telefon familjen Beqaj. Por gjatë seancave gjyqesore, Dajti mundi tu shpëtojë forcave të policisë në ambientet e Gjykatës së Tiranës dhe u arratis vetëm për tu kapur ditën e sotme, pasi ekzekutoi 5 policë.
/BalkanWeb/News 24/