Nuk e di a jam gabim apo jo, me duket se ekziston nje teme e tille qe ka te beje dic me martesen se cfare konsiderohet ajo sipas nesh etj...Sdq =)
Per mua, martesa eshte nje institucion i shenjte, nje kontrate e forte dhe betim i rendesishem mes dy bashkeshorteve per nje jete te perbashket e te perhershme. Nuk mund ta mohojme edhe faktin qe nje nder qellimet e marteses eshte te sigurohet vazhdimesia dhe te mbrohet ekzistenca e gjinise njerezore.
Vlerat e marteses jane te shumta. Njeriu ne momentin qe martohet, ploteson nevoja te shumta si: qetesine shpirterore, trupore etj...!
Njeriu, perderisa nuk eshte i martuar, ne jeten e tij ndjen nje zbrazetire te qarte, zbrazetire e cila mund te plotesohet vetem nepermjet marteses. Pastaj, martesa mua me ruan nga te shikuarit e grave te huaja, me ndihmon gjithashtu edhe ne ruajtjen e nderit dhe normalisht, me ofron nje mundesi ligjore per t'i kenaqur deshirat e mia seksuale. Me martese, njeriu krijon familje, berthamen e shoqerise. Asnje shoqeri e ndershme nuk do te ekzistonte pa u bazuar ne familje.
Pastaj...martesa e ben njeriun me te pjekur permes pergjegjesive qe ai duhet t’i mbaje, si bashkeshort dhe si prind, e ngjashem e ben edhe gruan me te pjekur permes pergjegjesive qe ajo duhet t’i mbaje si bashkeshorte dhe si nënë.

-Martesa, ngrit edhe raportet shoqerore.
Sic e pame, vlerat e marteses jane te shumta dhe te dobishme per cdo person qe eshte mosherritur, mentalisht i shendoshe etj etj etj !
