Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Martesa...vlera?!

krutonja

Anëtar Aktiv
Kur lexoja disa mendime ne forum rreth konceptit te kurverise te lidhur me marredheniet para-martesore, nuk mundja te mos mendoja rreth nocionit te marteses.

E, cfare eshte martesa?
Nje premtim? Nje simbol? Nje themel i nje jete te re dhe ndryshe?

Cili eshte qellimi i ketij institucioni?

Dhe, a eshte aq i vlefshem, saqe te nenvleresohet vete njeriu perballi ketij?
Cilat jane vlerat e marteses per ju?
 
Nuk e di a jam gabim apo jo, me duket se ekziston nje teme e tille qe ka te beje dic me martesen se cfare konsiderohet ajo sipas nesh etj...Sdq =)

Per mua, martesa eshte nje institucion i shenjte, nje kontrate e forte dhe betim i rendesishem mes dy bashkeshorteve per nje jete te perbashket e te perhershme. Nuk mund ta mohojme edhe faktin qe nje nder qellimet e marteses eshte te sigurohet vazhdimesia dhe te mbrohet ekzistenca e gjinise njerezore.
Vlerat e marteses jane te shumta. Njeriu ne momentin qe martohet, ploteson nevoja te shumta si: qetesine shpirterore, trupore etj...!
Njeriu, perderisa nuk eshte i martuar, ne jeten e tij ndjen nje zbrazetire te qarte, zbrazetire e cila mund te plotesohet vetem nepermjet marteses. Pastaj, martesa mua me ruan nga te shikuarit e grave te huaja, me ndihmon gjithashtu edhe ne ruajtjen e nderit dhe normalisht, me ofron nje mundesi ligjore per t'i kenaqur deshirat e mia seksuale. Me martese, njeriu krijon familje, berthamen e shoqerise. Asnje shoqeri e ndershme nuk do te ekzistonte pa u bazuar ne familje.
Pastaj...martesa e ben njeriun me te pjekur permes pergjegjesive qe ai duhet t’i mbaje, si bashkeshort dhe si prind, e ngjashem e ben edhe gruan me te pjekur permes pergjegjesive qe ajo duhet t’i mbaje si bashkeshorte dhe si nënë.:)-Martesa, ngrit edhe raportet shoqerore.
Sic e pame, vlerat e marteses jane te shumta dhe te dobishme per cdo person qe eshte mosherritur, mentalisht i shendoshe etj etj etj !:)
 
Martesa eshte fundi i diteve te bukura.. per nje mashkull.
Martesa eshte institucion jo-fitim prures, perkundrazi.

Premtim? Ndoshta i formes: "Te premtoj se do jemi bashke deri diten qe do ndahemi"
Simbol? Mendoj se martesa duhet shenuar me simbolin "M" si p.sh "Melodi" , "Mjalte" , "Mandarine" , "Merre me Long" ect ect se ka plot!
 
Attachments

  • sapomartuar.jpg
    sapomartuar.jpg
    28.6 KB · Shikime: 19
Redaktimi i fundit:
ehhh kan koha e premtimit tani, dikur edhe mund te behej nje premtim dhe kishte kuptim ai premtim, ose jepje fjalen, ose besen si thuhej ateher, por ku ekziston tani besa? tani dhe per gjerat me te vogla, si premtimet me te thjeshta kan filluar te mos mbahen jo me per martesen.
 
HUmbes, pse aq pesimist more djale :D

Per mua bere c'bere ne rini, u martove duhet te piqesh patjeter. Martesa eshte e shenjte, kurora e marteses krijon familjen tende qe eshte turp nje kurveri ta shembe.

Nese nuk jeni te fshihni faktet qe ju rrezikojne, me mire mos rrezikoni. Por duke menduar qe cdo genjester le shenje dhe heret apo vone kuptohet, u martove ve mend ne koke, nuk ka me lojera.

Me te ver8 mund te jete nje budallek i madh po fundi ibudalleqeve te vogla, por eshte e vetmja rruge budallaqe qe nje njeri jo budalla duhet te ndjeke.
 
Martesa eshte fundi i diteve te bukura.. per nje mashkull.
Martesa eshte institucion jo-fitim prures, perkundrazi.

Premtim? Ndoshta i formes: "Te premtoj se do jemi bashke deri diten qe do ndahemi"
Simbol? Mendoj se martesa duhet shenuar me simbolin "M" si p.sh "Melodi" , "Mjalte" , "Mandarine" , "Merre me Long" ect ect se ka plot!

Uaaa meshkuj ne moshen tende kane kalamajte per te martuar lol

I ri je po he ,me kohen mund te ndryshosh edhe mendim ,tani per tani mos mendo fare per martesen.

Ok persa i perket mendimeve te mia per martesen, mbetet nje dere ku dua te hy ,megjithese ata qe jane brenda, thone se duan te dalin:D
Per mua martesa eshte gjithashtu e shenjte,duhet t'i perkushtohesh asaj,duhet te kesh pergjegjshmeri ndaj saj.
Por ama , nje guxim goxha te madh duhet te kesh ,per te ndermarre nje vendim kaq te rendesishem,deri tani nuk e kam ,ndoshta kur te jem realizuar edhe pak.
Me pelqejne shume ato premtimet qe behen perpara te gjitheve,ne altar,per t'u admiruar:)
 
HUmbes, pse aq pesimist more djale :D

Per mua bere c'bere ne rini, u martove duhet te piqesh patjeter. Martesa eshte e shenjte, kurora e marteses krijon familjen tende qe eshte turp nje kurveri ta shembe.

Nese nuk jeni te fshihni faktet qe ju rrezikojne, me mire mos rrezikoni. Por duke menduar qe cdo genjester le shenje dhe heret apo vone kuptohet, u martove ve mend ne koke, nuk ka me lojera.

Me te ver8 mund te jete nje budallek i madh po fundi ibudalleqeve te vogla, por eshte e vetmja rruge budallaqe qe nje njeri jo budalla duhet te ndjeke.

jam absolutisht dakord me nostren ne keto qe tha.
nqs dikush do qe te beje lidhje te njepasnjeshme dhe te hidhet nga dega ne dege atehere ska pse martohet.
se detyron njeri.
familja eshte e shenjte.
 
Martesa mbrone shoqerine nga shthurja dhe shkaterrimi. Kur them shoqerine, e kam fjalen per kombin. Une po i shoh dita dites pasojat e mos marteses ketu ku jam. Rralle femer njoh qe jeton me burre nen kurore. Shumica e femijeve rriten pa modelin e babait ne shtepi. Edhe ate baba qe e kane eshte rritur njesoj si ata pa pasur model paraprakisht dhe si pasoje behet nje shembull i keq. Nuk eshte faji i tij, por i shoqerise ku jeton sepse i kane nderprere traditat dhe rregullat e paraardhesve me arsyen e modernizmit. Martesa e stabilizon shoqerine dhe rrit femije te shendoshe. Martesa u siguron mireqenie prinderve dhe femijeve si dhe mbare shoqerise njerezore pastaj.
Martesa eshte ne dobi te te dy gjinive por me shume, per mendimin tim, ne dobi te femres, sepse i garanton mireqenie.
 
Martesa eshte ne dobi te te dy gjinive por me shume, per mendimin tim, ne dobi te femres, sepse i garanton mireqenie.

tek kjo fraza e fundit alko sjam dakord me ty :)
sepse femra shume mire mireqenien e saj mund ta krijoje me punen dhe krahet e saj.
 
Martesa mbrone shoqerine nga shthurja dhe shkaterrimi. Kur them shoqerine, e kam fjalen per kombin. Une po i shoh dita dites pasojat e mos marteses ketu ku jam. Rralle femer njoh qe jeton me burre nen kurore. Shumica e femijeve rriten pa modelin e babait ne shtepi. Edhe ate baba qe e kane eshte rritur njesoj si ata pa pasur model paraprakisht dhe si pasoje behet nje shembull i keq. Nuk eshte faji i tij, por i shoqerise ku jeton sepse i kane nderprere traditat dhe rregullat e paraardhesve me arsyen e modernizmit. Martesa e stabilizon shoqerine dhe rrit femije te shendoshe. Martesa u siguron mireqenie prinderve dhe femijeve si dhe mbare shoqerise njerezore pastaj.

Shume dakord me kete qe thua...
 
Martesa eshte nje nga hapat me te rendesishem ne jete.
Martesa duhet bere ne momentin e duhur , nuk jam dakort per martesat ne moshe te re, duhen te jene te pjekur te dy , sepse nga mosha e re dashje apo pa dashje ndodhin keqkuptime deri ne ndarje. sic u tha me siper martesa nuk ehste aspak fundi i diteve te bukura, perkundrazi ditet e bukura mund te kete sa te duash , duket filluar nga lindja e femijeve , besoj qe te qenurit prind eshte nje ndjenje e mrekullueshme.
Me martesen fillohet themeli i nje jete te re, ku pergjegjesite jane me te shumta dhe serioze, te krijosh nje familje , apo sic i themi nga ne te krijosh nje oxhak, duhen marre parasysh shume gjera , sic e tha edhe Nostra per nje nate kurverie , te shkaterosh ate qe ndoshta e ke enderruar gjate gjithe jetes. Martesa ka bukurine e vet . ke prane nje njeri qe kujdeset per ty , nje njeri qe ndan cdo gje me te , nje pjate, nje jastek, nje divan , nje hall nje gezim nje buzeqeshje, kur kthehesh ne shtepi e din qe ke nje njeri qe po te pret , ke nje njeri qe te thote , " Mire se erdhe" , A u lodhe . si ja kalove etj etj , eshte shume me mire sesa te jesh i rrethuar vetem nga 4 muret e shtepise. pastaj ka raste te tjera sic jane darkat , drekat , me shoqerine apo te afermit , po te jesh vetem kurre nuk mund te organizosh , dreka dhe darka, mund te thoni ju mund ta bej sepse do te jetoj me prinderit , por nuk duhet harruar qe prinderit nuk jetojne perhere. e shume e shume gjera pozitive qe ka martesa.
 
vlera e marteses eshte te qenit nene dhe bashkshorte apo bashkort i mire!!!
 
Ok, une mendoj qe nje martese te kete themele te forta duhet te bazohet ne dashuri. Nqs partneret nuk e duan njeri-tjetrin atehere, mbase do te ishte me e lehte per njerin qe te dilte nga ai premtim.

Te kesh guximin t'i japesh fjalen qe do te jetosh me te njejtin njeri gjithe jeten tende eshte shume e bukur. Por te shohesh se cfare ndodh sot, se si keqperdoret premtimi, te peshtiroset vete ideja.
 
tek kjo fraza e fundit alko sjam dakord me ty :)
sepse femra shume mire mireqenien e saj mund ta krijoje me punen dhe krahet e saj.

Me behet shume qejfi qe te pakten nje mashkull e kupton ketu. Ka femra qe punojne vete.
___________________________________

Nqs qellimi me i rendesishem per tu martuar eshte siguria financiare, atehere nuk e kuptoj perse shahen prostitutat ne shoqerine tone. Dhe ata, per siguri financiare e bejne....
 
ato qe jane te martuara,thone :s'ke ca e do burrin ahahhaha

nuk genjej:D
 
Martesa per mendimin tim eshte nje pakt premtues, i shkaktuar nga deshira e dy njerezve per te kaluar jeten dhe per te ndare cdo gje bashke.

Ajo eshte padyshim istitucjoni me i shenjte dhe me me vlere ne shoqeri!
 
martesa eshte e shenjte
 
Attachments

  • jm.jpg
    jm.jpg
    56.3 KB · Shikime: 20
  • jm 1.jpg
    jm 1.jpg
    41.3 KB · Shikime: 20
Martesa është celebrimi i dashurisë midis një cifti.

Si premtim , është vetëm në sensin e një premtimi publik që bëjnë dy persona njeri tjetrit përpara njerzve më të dashur dhe gjithë botës.

Të martohesh do të thotë te vendosësh të jetosh dhe të ndash gjithcka bashkë me partnerin tënd.....dhe është një gjë e mrekullueshme....sepse mëson, përballesh, përmirsohesh, rritesh bashkë, ndan bashkë me të dashurinë për të krijuar një familje, dashuria për fëmijët është një emocion konstant...gjithë kjo është e bukur...
Anët negative, nëse mund ti quajmë "negative" janë , fakti që nuk ke më ose që nuk bën më jetën që bëje kur je single...dalje të cmendura me miqtë, shpërfilljen e gjërave nuk e ke më, sepse je dhe duhet të jemi më të përgjegjshëm....sdi të ketë të tjera anë negative...të martohesh është gjëja më e mirë dhe më e bukur që mund të bëhet kur dy persona DUHEN (DASHUROHEN), sigurisht është një varkë e vështirë për ta lundruar e ta cosh përpara, por nëse ke atë dallgën e fortë (DASHURINث) , duhet të dish të rrish mbi atë dallgë dhe të vazhdosh një lundrim i cili do jetë gjithmonë më i fortë dhe më i bukur, vetëm nëse egziston dhe është dashuria.
 
Redaktimi i fundit:
Asnjeher nuk mendoja per martes, hahah derisa me erdhi koha te martohem...
Martesa per mua eshte nje themel qe kur themelohet me pajtimin dhe dashurin e dy palve, dhe me bindje se do ta kalojn gjithe jeten bashk, cfardo sprovash dhe problemesh te sjell jeta, ai temel nuk shkatrrohet kur, ndoshta cka mbi, ose cdo qe formohohet do te shembet, mirepo eshte temeli, qe do ta ngrit prap ate dashuri ate premtin qe dikur u eshte premtuar njeri tjetrit... Personalisht, martesa eshte lumturia ime dhe ardhmeria ime, dhe vlera e marteses kuptohet ateher kur sheh se pa personin qe ke pran nuk jeton, deshiron me te te ndajsh pjesen tende te jetes, te krijosh familje, dhe te jetosh e lumtur, si ne perralla...dhe ajo shmang shume probleme....
 
tek kjo fraza e fundit alko sjam dakord me ty :)
sepse femra shume mire mireqenien e saj mund ta krijoje me punen dhe krahet e saj.

Bledi me beso te gjitha ato qe njoh punojn vete dhe ankohen cdo dite. Muaji muajin nuk ua ze. Mund ta siguroj mireqenien e vet nje pakice por jo shumica.
Pastaj e kisha fjalen edhe per mireqenien shpirterore e psikike.:)
 
ehhhhhhhh martesa.......sa frike e kisha.....tani jo me....esht e shenjte dhe per mua.....e shoh si kurorzim te 1 dashurie te paster,si fillim te 1 jete re plot me pergjegjsi,halle probleme,gezime,hidherime te gjitha kto ama i ndan me njeriun qe do......te krijosh familjen tende,ti jepesh jeten 1 krijese te re,ta rrisesh edukosh prap me mbeshtetjen e njeriut qe do.......ehhhhhhhh sa romantike dhe un.....
 
martesa kushedi ka vlera per ata qe kane nje jete te mire martesore,po per ca te tjere,s'ka asnje vlere........
 
A ka ma mire se me Kon i lire...
 
Kur lexoja disa mendime ne forum rreth konceptit te kurverise te lidhur me marredheniet para-martesore, nuk mundja te mos mendoja rreth nocionit te marteses.

E, cfare eshte martesa?
Nje premtim? Nje simbol? Nje themel i nje jete te re dhe ndryshe?

Cili eshte qellimi i ketij institucioni?

Dhe, a eshte aq i vlefshem, saqe te nenvleresohet vete njeriu perballi ketij?
Cilat jane vlerat e marteses per ju?

kot ste kam moter un ty martesa cop letret asgje tjeter martesa e vertet eshte ne zemrat e atyre qe e perjetojn dashnin e tyre ;) kaq kam per te thene sa per seksin para martese bujrum mire se te vijn se kush mendo akoma si ne kohen e kanunit injorant ka lind e injorant do vdes hehehe
 
Torture e Trurit..
Humbje e Liris personale..
Munges e hapesires tende...
Streess...
 
Torture e Trurit..
Humbje e Liris personale..
Munges e hapesires tende...
Streess...

Po e mendove keshtu mbete beqar per tere jeten:dance::dance:
 
Martesa...... nje e keqe e domosdoshme
Por kur kjo "ekeqe" vonohet behet akoma me domosdoshme
Njeriu vjene nje moment dhe ka nevoje per kete te "keqe " sepse kur martesa behet e forte si lidhje eshte si puna e veres sa me e forte te jete aq me e mire eshte
 
Pajtohem me ty, nje e keqe pa te cilen nuk ben dhe e cila sa me ne moshe qe jemi aq me e nevojshme behet. Edhepse e kam me te deghuar kete!
 
martesen e shoh ne dy kendveshtrime
1 . te martohesh me personin e duhur (e ardhme e lumtur)
2. te martohesh per mos te ngelur beqar (ferr)
 
Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top