sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Ndërkohë, meshkujt tregojnë një prirje të kundërt, me shumicën që pakësojnë konsumin e alkoolit.
Megjithatë, një martesë e dështuar i bën meshkujt që të “gjejnë shpëtim” tek pijet e forta shumë më tepër se gjinia tjetër.
Kërkuesja Corinne Reczek, një profesore e sociologjisë që realizoi studimin duke u bazuar në anketimin e një grupi të madh personash deklaroi: “Një martesë stabël, zakonisht shoqërohet me një reduktim të nivelit të alkoolit mes meshkujve dhe një rritje të lehtë të konsumit, në krahasim me beqarinë, tek femrat. Studimi ynë zbulon se gjetja e një bashkëshorti, në shumë raste krijon një ambient që favorizon më shumë konsumin e alkoolit mes grave”.
Përsa i përket pjesës tjetër të studimit, atë mbi ndarjet, Reczek shpjegoi: “Femrat, në shumicën e rasteve janë të prirura që të përballojnë fundin e një martese apo një ndarje në mënyra të brendshme, siç është depresioni. Në natyrën e meshkujve, është më e zakonshme që të kërkohet një ndihmë e jashtme dhe alkooli konsiderohet si një prej tyre”/tch