Martesa rrit konsumin e alkoolit tek gratë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
gruajaaaa.jpg
Për gratë, martesa është ngjarja që ka më shumë gjasa që t’i shtyjë drejt alkoolit në jetën e tyre, tregoi një studim i kryer nga Universiteti i Sinsinatit, në SHBA.

Ndërkohë, meshkujt tregojnë një prirje të kundërt, me shumicën që pakësojnë konsumin e alkoolit.

Megjithatë, një martesë e dështuar i bën meshkujt që të “gjejnë shpëtim” tek pijet e forta shumë më tepër se gjinia tjetër.

Kërkuesja Corinne Reczek, një profesore e sociologjisë që realizoi studimin duke u bazuar në anketimin e një grupi të madh personash deklaroi: “Një martesë stabël, zakonisht shoqërohet me një reduktim të nivelit të alkoolit mes meshkujve dhe një rritje të lehtë të konsumit, në krahasim me beqarinë, tek femrat. Studimi ynë zbulon se gjetja e një bashkëshorti, në shumë raste krijon një ambient që favorizon më shumë konsumin e alkoolit mes grave”.

Përsa i përket pjesës tjetër të studimit, atë mbi ndarjet, Reczek shpjegoi: “Femrat, në shumicën e rasteve janë të prirura që të përballojnë fundin e një martese apo një ndarje në mënyra të brendshme, siç është depresioni. Në natyrën e meshkujve, është më e zakonshme që të kërkohet një ndihmë e jashtme dhe alkooli konsiderohet si një prej tyre”/tch
 
Pe: Martesa rrit konsumin e alkoolit tek gratë

Domethene ato qe kan nivel te larte konsumimi te alkolit kur jane single, i bie qe kur te martohen te behen alkolike...
 
Titulli: Martesa rrit konsumin e alkoolit tek gratë

[QUOTE Në natyrën e meshkujve, është më e zakonshme që të kërkohet një ndihmë e jashtme dhe alkooli konsiderohet si një prej tyre][/QUOTE]



eeeeee prap ja hudhen keta meshkujt,,,sja u ndjen ketyre ndersa femrat budallacka bien ne depresion pfffffffff
 
Titulli: Pe: Martesa rrit konsumin e alkoolit tek gratë

Domethene ato qe kan nivel te larte konsumimi te alkolit kur jane single, i bie qe kur te martohen te behen alkolike...

Jo mbas marteses, mund te pine te qeta sepse e kane mashkullin qe i mbron dhe qe mund ti coj te "gjalla" ne shtepi!:p
 
Titulli: Martesa rrit konsumin e alkoolit tek gratë

Tani kur te na kerkoje dikush: Do martohesh me mua?..
Jo,nuk dua te behem alkolike :p
 
Titulli: Martesa rrit konsumin e alkoolit tek gratë

Me nje fjal i bie mos martohen njerzit .... duket sikur martesa i kthen njerzit ne zombi
 
Titulli: Martesa rrit konsumin e alkoolit tek gratë

kjo ndoshta ndodh vetem ne usa jo ne rang boteror
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top