Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Dr. Shyqyri HYSI​


Gjatë rrjedhave të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë kombëtare njihen disa marrëveshje të fshehta, të cilat për publikun e gjerë janë marrë vesh pas shumë kohësh. Një prej marrëveshjeve të fshehta me pasoja të rënda kombëtare për shqiptarët është marrëveshja Pashiç-Ahmet Zog e lidhur në gusht të vitit 1924. Njoftimet publike për këtë marrëveshje pa dhënë detajat e saj, fillimisht u botuan në faqet e shtypit të diasporës shqiptare në Gazetën "Dielli". Më e shpejtë për të siguruar tekstin e kësaj marrëveshje u tregua pala italiane, e cila brenda një kohe relativisht të shkurtër siguroi tekstin në dy kopje. Kopjen e parë e siguroi atasheu ushtarak italian në Beograd, në nëntor të vitit 1925 dhe të dytën e përcolli për në Romë më 9 janar 1926, i ngarkuari me punë në Tiranë Tomas Asereto. Historiografia shqiptare megjithëse ka patur dieni këtë marrëveshje, nuk e ka publikuar për ta bërë prezente.

Pas viteve nëntëdhjetë, marrëveshja është botuar e plotë nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), në mars të vitit 2007, prezantoi faktin në punimin "Kosova, sfida shqiptare në historinë e një shekulli" (faqe 126-140 me titull "Rreth një marrëveshje të A.Zogut të vitit 1924" ). Po të njëjtin fakt në muajin shkurt, të po atij viti, pedagogu i universitetit të Gjirokastrës, Shyqyri Hysi, e botoi në monografinë "Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar" (faqe 74-78, me titull "Marrëveshja Pashiç-Ahmet Zogu e gushtit 1924" ).

Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli është në gjuhën italiane, ndërsa dokumenti i bërë prezent nga Sh. Hysi, është në gjuhën shqipe. E përmendim këtë fakt për të theksuar prezencën e dokumentit në dy forma. Pala greke që ishte në sinkron me Beogradin për çështjen e Shqipërisë, pasi u njoh me marrëveshjen, nxitoi dhe mori premtimet përkatëse prej Zogut. Për dijeninë e palës geke me këtë marrveshje, na njofton M. Frashëri (Ministër fuqiplotë i Shqipërisë) në vitin 1925, me anë të një telegrami të dërguar nga Athina në Tiranë, në të cilin theksonte: "Kollokotroni ...më bëri fjalë për do premtime që paska bërë z. Ahmet Zogu kur ishte në Beograd ".

I pari shqiptar që u njoh me këtë dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili më 1928 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd . Rauf Ficua gjatë bisedës me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Jugosllave, Ninçiç, do të dëgjonte për herë të parë se "Zogu ishte kthyer në Shqipëri në bashkëpunim dhe me ndihmën e Qeverisë së Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinë e Beogradit një akord të vërtetë politik, duke premtuar në shkëmbimin e Shën Naumit". Pas afro dhjetë vjetësh në vitin 1937 kur Ficua ishte ministër fuqiplotë në Athinë, gjatë debatit me palën greke, për hapjen e shkollave private greke në Himarë dhe shkollave publike në gjuhën shqipe në اamëri, i përmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palës greke kishte një marrëveshje si ajo me jugosllavët. Megjithatë deri më sot një marrëveshje e tillë nuk është publikuar, duke mbetur në potencë çështje për zbardhje.

Sutudiuesi i parë që e ka trajtuar këtë marrëveshje në mënyrë të plotë ishte italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrëveshjes Pashiç-Ahmet Zogu, që ai ka analizuar, gjendet në AQSH në gjuhën italiane dhe konsiderohet një tekst i plotë sikurse edhe ai në gjuhën shqipe, që gjendet në arkivin e MPJ. Pas tij edhe Avramovski përmend këtë marrëveshje, por thekson se nuk ka asnjë dokument të shkruar, çka nuk është e vërtetë. Mesa duket atëhere ai nuk e kishte mundësinë për ta njohur këtë dokument tepër sekret.

Marrëveshja theksonte


"1.Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit ثrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve".


Vlen të përmendim se kjo marrveshje është kontestuar prej disa studiuesëve. Pas vitit 1990 në disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrëveshje është hedhur për konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave për ta vënë Zogun në pozita. Gjithësesi mbetet një dokument arkivor që kërkon një angazhim të veçantë, sikurse është fakt që disa pika të saj Zogu i zbatoi me përpikmëri.

Duke e dërguar për herë të parë në faqet e shtypit shqiptar këtë marrëveshje, të padekonspiruar për publikun e gjerë më parë, nuk synohet as denigrimi as rivlerësimi i figurës së Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisë, politikanëve dhe publikut të gjerë shqiptar. Le të shpresojmë se dokumenta të tilla origjinale, të pabotuara më parë, do t'u shërbejnë sadopak studjuesve të kësaj periudhe.
 
Titulli: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924

nuk jam zogist... po faktet (me perjashtim te shen naumit) kan treguar te kunderten e ksaj qe eshte shkruar ne kete dokument... me duket fallco
 
Titulli: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924

Cilat fakte ? Te duket falso, apo te pelqen ta quash te tille ?

Shqiptareve u tregon henen, ata te shohin gishtin :26:
 
Titulli: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924

nga 16 pika.... nga keto nuk eshte zbatuar asnjera... me perjashtim te pikes 10....
tani o eshte fallco dokumenti o zogu doli me i zgjuar se ata dhe ua hodhi....
 
Titulli: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924

Sidoqofte eshte nje marveshje antishqiptare, dhe nuk eshte e rendesishme nese eshte zbatuar apo jo. Ne piket e kater thuhet "Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare". Une bej pjese nder ata qe jane per t'a studjuar historine dhe jo per t'a gjykuar por nuk me duket e drejte qe te mohojme evidencen. Ne nje fare menyre duhet t'i japim vendin e merituar ne histori secilit, qofte ky individ qofte ky nje grupim i caktuar politik apo fetar. Kyte marrveshje e ka nenshkruar Ahmet Zogu dhe eshte ai qe duhet te mbaje pergjegjesite historike. Ashtu siç duhet te mbaje pergjegjesite Enver Hoxha per ate qe ka bere dhe per te qe nuk ka bere.
 
Titulli: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924

Sidoqofte eshte nje marveshje antishqiptare, dhe nuk eshte e rendesishme nese eshte zbatuar apo jo. Ne piket e kater thuhet "Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare". Une bej pjese nder ata qe jane per t'a studjuar historine dhe jo per t'a gjykuar por nuk me duket e drejte qe te mohojme evidencen. Ne nje fare menyre duhet t'i japim vendin e merituar ne histori secilit, qofte ky individ qofte ky nje grupim i caktuar politik apo fetar. Kyte marrveshje e ka nenshkruar Ahmet Zogu dhe eshte ai qe duhet te mbaje pergjegjesite historike. Ashtu siç duhet te mbaje pergjegjesite Enver Hoxha per ate qe ka bere dhe per te qe nuk ka bere.

---------------------------------------------------------------
shpif shpif se ngelet dicka! thote nje fjale e urte bizantine,,

kete thenie te urte e moren persiper bolsheviket e fan nolit dhe komunistet bashke me enver hoxhen..

pema qe ka kokrra gjuhet me gure! prandaj komunistet zgjodhen Mbretin Zog ta sulmojne 50 vjet duke e etikuar si tradhtar , vjedhes,, kulak, feudal, per te mashtruar me matrapazlleqe shqiptaret dhe kulturen e tyre.
madje komunistet thonin (dhe skenderbeu ka qene nga nje familje feudale (shtt na thoshte mesuesi mos e thoni kete sepse dhe Zogu ka qen feudal) .

Ahmet Zogu ishte i vetmi politikan shqiptar qe ju a hodhi serbeve dhe grekeve por dhe turqeve.
Ahmet Zogu i tha Kemal Ataturkut ne Viene,, ne te dy jemi shqiptar, qe te dy jemi mysliman,, por une punoj per shqiptaret,, kurse ti per turqit.

nuk lind shqiperia si Mbretin Zog prandaj te gjith duhet te jemi krenar dhe mos te tregojme xhelozi per kete burr te madh qe beri me shum per shqiperine se c'do kush, dhe nese kemi pikpamje te ndryshme
 
Titulli: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924

Tradhetine nuk ka asnje argument ne bote ta justifikoje...
 
Titulli: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924

Tradhetine nuk ka asnje argument ne bote ta justifikoje...


i munduri gjithmone e quan kundershtarin tradhtar, ose te pa bese.

Zogu i mundi bolsheviket e Nolit,, futi themelet e shtetit shqiptar , dhe ju dha shancin popullit te vet te njihen ne bote si shqiptare, jo me si greke, serb, apo turks.


tradhtare ishin komunistet gjyesherit e tu qe me ndihmen e ruseve dhe jugosllaveve mbajten peng 50 vjet shqiptaret, dhe i fukaradisen.
 
O njerez te mbrapsht kur do e mesoni se injoranca eshte ves i keq!!!

Sqarohet hollësisht më poshtë çështja për Vermoshin dhe Shën Naumin.

Citim:
Ka mjaftuar anatema që i kanë bërë pseudot dhe shmangia e referencave të duhura historike, për të përsëritur dekada të tëra se Zogu ia fali Shën Naumin Jugosllavisë. Kur lexojmë sot kujtimet e Mehdi Frashërit, të botuara pas një kalvari të pashembullt (falë kontributit të nipit të tij Tefik اelo) tregohet thjesht si ai luftoi në emër të Shqipërisë për çdo centimetër katror. Dhe, kjo luftë e tij për Vermoshin dhe Shën Naumin, këto pika "gati të panjohura", u kthye më vonë në simbolin e një urrejtjeje patologjike për "tradhëtarët" e Shqipërisë.

Kuptohet, se nuk mund të ndodhte ndryshe. Mehdi Frashëri, protagonisti i tyre, që ka qenë gjallë deri gati në mes të viteve '60, madje edhe nga njerëzit aktivë në këtë ndarje si përfaqësues i Shqipërisë, ishte i ndaluar për të folur... por edhe për të jetuar. Kishte ikur më 1944 dhe si kreu i Regjencës shqiptare, tashmë ia kishin barazuar kontributin për vendin e tij në hiç. Kuptohet, se nuk mund t'i bënte ndonjë përshtypje të madhe. Jeta i kishte treguar gjithmonë anën e kundërt, ku sfida mbetej gjëja më e zakonshme e jetës së tij të mbushur me ngjarje të tëra, sa për një shtet të tërë. Kështu, do të ishte i vetëm më 1939, Ditën e Pushtimit, që do t'i fliste botës kundër pushtimit të vendit te tij. Ashtu si do të ishte i vetmi, si përfaqësues i Shqipërisë, që do të luftonte me të gjitha mënyrat, që Shqipëria e vogël të përfitonte sa më shumë territor.

Nga largësite e viteve, dhe nga mënyra sesi e mbajten larg, na duket sikur ai i përket shekujve të tjerë, por ai në fakt ka një kohë fizike të afërt me kohën kur jetojmë, që shkon deri në vitin 1963, kur do të mbyllte sytë në Itali. Tashmë, shumë më pak "i rëndësishëm" dhe gati 'i harruar' nga njerëzit, për të cilët dikur kishte luftuar për çdo pëllëmbë vend.

(...)

Mehdiu ishte i doktoruar për Shkenca Politike dhe Ekonomike në Stamboll. Ishte koha, kur familja e tij nuk mund t'i shpëtonte kryeqytetit - dhe mendimit - që fëmijet të kryenin sa më mirë formimin e tyre. Pak vite më vonë, karriera e tij nuk do të ndalej dhe ai do të mbajë postet e nënprefektit, guvernatorit që nga Shqipëria dhe deri në Palestinë. Tregohej si një nga njerëzit më të vyer të Perandorisë Osmane dhe fliste plot tetë gjuhë. Por, e gjithë kjo ngritje nuk do të mjaftojë. Epilogu i tij me Perandorinë - që pak a shumë do t'i përsëritet dhe me vendin e lindjes - është i trishtë. Ai largohet nga posti i Guvernatorit të Egjiptit dhe i drejtohet Shqipërisë së vogël, që sapo ka shpallur shtetin e saj. "اuditërisht" po i drejtohet një vendi, i cili është akoma nocion dhe që nuk i dihet e ardhmja. Ca më tepër, ai po vinte nga luksi ku ishte mësuar në një varfëri skajore, ku detyra e re ishte për të pastruar sa më mirë para të huajve imazhin e vendit të tij. Këtë e kryen më së miri, falë pamjes perëndimore që do të mbajë, por më shumë me kulturën e madhe gjithëpërfshirëse. I gjithë personaliteti i tij do të shfaqet si Përfaqësues i Qeverisë Shqiptare në Komisionin e Caktimit të Kufijve, por edhe në Lidhjen e Kombeve, ku ai do të referojë nga viti 1923 deri më 1939.

(...)

Si kryeministër, ministër, përfaqesues i Lartë, kudo ai do të lërë gjurmën e tij. Por, kishte ardhur viti 1944. Kryetari i Regjencës do të largohej nga Shqipëria për në Austri për të mos ardhur më. Nga pas do të linte të bijën dhe familjen e saj, që kishin qëndruar neutralë në luftë. Një fat i ri i priste të gjithë. Për Mehdiun harresa "e përkohshme", ndërsa për "të tijtë", teli me gjemba... Ata duruan, ashtu si kishin duruar dhe si ishin munduar përjetësisht për t'i dhënë Shqipërisë një imazh krejt ndryshe të Mehdiut në shekullin XXI...

Mehdi Frashëri vdiq më 25 Maj të vitit 1963, ndërsa kujtimet e tij i kemi në prill të vitit 2005.

(...)







 
Kjo është një pjesë e shkëputur nga Kujtimet e Mehdi Frashërit dhe përfshin fillimin e viteve '20, kur Shqipëria bëri në terren rakordimin e kufijve me fqinjët e sajاështja e Vermoshit dhe e Shën Naumit
Mehdi Frashëri


Valët e liqenit me fërshëllimat e tyre formonin një simfoni të natyrës muzike. Nga Pogradeci u nisëm me një automobil për në Korçë dhe kuajt i lamë pas, për të arritur të nesërmen. Anëtarët e huaj të Komisionit nuk kishin arritur ende në Korçë, por automobilat dhe kamionët i kishim çuar në Sarandë për t'i marrë e për t'i sjellë në Korçë.

Mbas pak ditësh, arriti Komisioni dhe unë dola i prita në Ersekë. Për secilin delegacion kishim zënë nga një shtëpi me qira në Korçë dhe unë me personelin shqiptar kisha zënë me qira gjysmën e shtëpisë të Lutfi bej Zavalanit. Pranë meje ndodhej major Voti, francez në shërbim të Shqipërisë; togeri Dhimitër Kosturi; Selim Zyma, gjeodet dhe dy topografë italianë në shërbimin tonë: Kontarini e Skalera, përveç shërbëtorëve dhe gjellëbërësve.

Këtë rend, caktimin e kufijve e filluam nga Liqeni i Prespës. Simbas vendimit të Konferencës së Paqes të Parisit, kazaja e Korçës, siç ndodhej në kohën e Turqisë, i kishte mbetur Shqipërisë. Veçse në marrëveshjen e Kapshticës më 15 maj 1920, nënshkruar prej delegatëve shqiptarë të Korçës dhe komandantit ushtarak të Greqisë, pjesa më e madhe e kazasë së Korçës ishte liruar prej ushtrisë greke, por 16 katunde që ndodheshin përtej Bilishtit dhe përtej qafës së Zvezdës, i kishte Greqia nën okupacion.

Në caktimin e kufijve të kësaj zone, na dilnin dy çështje me gjemba dhe me rëndësi politike. Njëra nga këto dy çështje ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrasja e tyre prej ushtrive greke; e dyta ishte çështja e Shën Naumit.

Qeveria konstitucionale e Turqisë, pas vitit 1908, për qëllime zgjedhjesh, kishte ngatërruar juridiksionin e qarkut të Korçës, duke i aneksuar katundet shqiptare të qarkut të Bilishtit, Bozhigrad dhe Vidahof në kazanë e Kosturit, duke qenë se këto katunde ndodhen fare afër Bilishtit dhe larg Kosturit. Po të merrej lehtësisht fjala "Kaza e Korçës", që përfshinte vendimi i Konferencës së Londrës, këto dy katunde lypsej që t'i mbeteshin Greqisë, kurse ato ndodheshin në luginën e epërme të Devollit, që ndodhej brenda kufirit natyral të Shqiperisë.

Arsyeja e lypte që këto dy katunde shqiptare dhe muhamedane t'i mbeteshin Shqipërisë dhe si kompensim nga të 16 katundet që ndodheshin nën okupacionin grek dhe të banuara prej elementesh jetërgjinës, të ndaheshin disa katunde e t'i liheshin Greqisë. Kjo çështje ishte rrahur edhe vitin e kaluar, kur Komisari i Qeverise shqiptare ndodhej Nënkolonel Bajram Fevziu, por nuk kishte marrë fund. Meqenëse, katundi Bozhigrad që do t'i mbetej Shqipërisë, kishte një popullsi relativisht të madhe, kompensimi i këtij katundi përfshinte disa katunde prej të 16-ve, që kishim për të marrë nga Greqia.

Shteti shqiptar ndiente nevojën politike që çështja e kufijve ndërkombëtarisht të merrte fund një orë e më parë e të mos mbetej e koklavitur dhe e pacaktuar, sepse, në rast turbullirash, serbët dhe grekët do të gjenin preteks për të ndërhyrë me armë në Shqipëri. Me këto prapamendime, delegatët grekë dhe serbë - donin si e si që çështja e kufirit të vononte sa të ishte e mundur, sepse parashihnin turbullira politike në Shqipëri.

Duke marrë parasysh këto pika, kur bisedohej vija e kufirit, unë shihja që në pikat kryesore të insistonim, por për sende, që nuk kishin ndonjë rëndësi, sa të ishte e mundur, të mos jepja shkak për konflikt, se ndryshe komisioni detyrohej të pyeste Konferencën e Paqes në Paris, për të dhënë vendimin definitiv, por kjo përgjigje vononte tepër. Shënimin e kufirit e filluam nga bregu perëndimor i liqenit të Prespës në katundin Bezmisht tej Goricës, dy çifligje të Frashërit.

Këtu kufiri u caktua midis Bezmishtit dhe çifligut Stenje nga ana e Jugosllavisë, por edhe ky çiflig i Frashërit. Së andejmi u hodhën në bregun lindor të liqenit, duke prerë sirrethujzën që gjen fund me urën e Achillit duke përshkruar nga kodra Urido e duke vazhduar majën e malit që ndan katundin Rakickë, katund shqiptar muhamedan, nga katundet sllave që i mbetën Greqisë ose Jugosllavisë. Me këtë mënyre, shënimi i kufijve vazhdoi deri në vargun e Gramozit. Andej e tutje kufiri ishte caktuar vitin e kaluar...

...Me këtë mënyrë filloi lëvizja e kryengritjes së Fan Nolit në muajin qershor. Komisarët e shteteve të mëdha shfaqën mendimin që të largoheshin nga Shqipëria nga shkaku i kryengritjes. Një gjë e këtille do të ishte tepër e dëmshme për Shqipërinë, sepse Greqia kishte përgatitur komitët e saj afër kufirit dhe largimin e komisarëve të huaj do ta kishte si një provë për okupimin e Korçës dhe Gjirokastrës nën etiketën e epirotëve. Unë bëra ç'ishte e mundur për t'i bindur komisarët, se nuk kishte vend për t'u frikësuar, sepse shqiptarët të huajt, sidomos të dërguarit e shteteve të mëdha, i konsiderojnë si persona të shenjtë e të paprekshëm, simbas mendësisë dhe zakonit të tyre. Më në fund u thashë se lypsej të vritesha une më parë me gjithë ushtarët e personelin tim, mbasandej t'u vinte rradha atyre. Fjalët që fliten me bindje e me sinqeritet, kurdoherë bëjnë efektin e tyre. Meqënëse komisarët kishin besim të plotë tek unë, e ndërruan mendimin dhe nuk u larguan, megjithë që Konferenca e Parisit u kishte dhënë leje të largoheshin...

Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranës dhe me formimin e kabinetit të Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetësua dhe vazhduam punimin. ثshtë për t'u shënuar se në këtë ndërmjet kohe kishte filluar përshkulja e popullsisë myslimane të Maqedonisë për të shkuar në Turqi. Afër kufirit, që kishim caktuar nga ana e Kosturit, që i ka mbetur Greqisë, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1. Kavelisht 2. Revan. 3. Shark.

I pari është krejt i krishterë, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptarë dhe nga besimi muhamedanë, por Greqia me propogandë i kishte bindur që të deklaroheshin si turq dhe kështu ato ditë pregatiteshin që të shkonin në Turqi. Gratë po lanin teshat në lumë duke vajtuar që do të linin atdheun e tyre, eshtrat e të dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqërore.

Gjë për t'u habitur ishte vendimi i gjysmës së popullsisë të katundit Rakickë, që, duke i mbetur Shqipërisë, duke parë piramidat që kishim ngritur gjatë majës së malit të tyre, që formonin provën e prerë se katundi i tyre i mbetej Shqipërisë, dhe për pak ditë do të liroheshin, duke u bindur nga propoganda se në Turqi do të gjenin pasuri dhe fenë e vërtetë muhamedane, ishin bërë gati të iknin në Turqi, sepse ishin deklaruar si turq pranë Komisionit të shkëmbimit të popullsisë muhamedane. Bëmë ç'ishte e mundur për t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk dëgjuan, u ngritën e ikën në Turqi.

Kjo ngjarje rrëfen sa fatkeq është një komb pa kulturë, pa histori të shkruar dhe pa ndjenja kombëtare. Popullsia e Rakickës janë të shëndoshë nga trupi, të gjatë e të hollë si lastar, burra e gra të bukur nga fytyra. Ishte një mëkat i madh, që këta njerëz të bukur dhe inteligjentë do të shkonin në Turqi për të vdekur gjysma.

Pasi mbaruam zonën e Liqenit të Prespës dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam në Pogradec për të caktuar zonën e Shën-Naumit e të Malit të Thatë. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shën-Naumit në jug dhe zona e Vermoshit në veri kishin mbetur të pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferencës së Parisit, duke i thënë se Shën-Naumi në jug dhe Vermoshi në veri i takonin Jugosllavisë. Për këtë arsye, caktimi i kufijve në këto dy zona ishte shtyrë për në vitin 1924.
 
Konferenca e Londonit më 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit më 1921, në vendimin e tyre kishin thënë se kufiri shqiptar në breg të Liqenit të Ohrit vete deri në Shën-Naum, por nuk thuhej nëse inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nëse Shën-Naumi është i përfshirë apo i përjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqipërisë, por, meqenëse Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, çështjen ia referoi Lidhjes së Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hagës. Derisa të dilte vendimi i Hagës, ne pezulluam caktimin e kufijve vetëm në pjesen që ndodhej afër Shën-Naumit, dhe pjesët e tjera i mbaruam me gjithë piramidat e tyre. Së andejmi shkuam në Shkodër, mbasandej në Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar pranë Konferencës se mali që quhej Vermosh, ka hyrë brenda në Jugosllavi tepër thellë dhe prandaj krijon një pengesë për rrugët e komunikimit midis Ipekut, Gusinjës, Plavës e Podgoricës. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdhër Komisionit të Kufijve që çështjen e Vermoshit ta hetonte në vend, kështu që u ngritëm e vajtëm në Podgoricë dhe së andejmi në Andiraviç, Plavë, Gusinjë e Vermosh. Në vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptarëve e jugosllavëve, ishte caktuar një zonë neutre dhe kështu Vermoshi ndodhej brenda kësaj zone e pa ndonjë autoritet.

Në Vermosh kurdisëm çadrat dhe filluam hetimet. Meqenëse padre Cirili, kishte marrë pjesë në Luftën e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezervë dhe, duke qenë një patriot i besueshëm, e porositëm që të vishte rroba oficeri dhe e morrëm me vete si një oficer në shërbim të kufijve. Gjithashtu na erdhi edhe Prenk Cala nga Klementi, që kishte goditur shtëpinë në Vermosh. Vermosh quhet një lumë i vogël, që del nga mali Montevilla, përçan një luginë me një fushë të vogël dhe shkon përfund Gusinjës e Plavës, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet në Danub. Në fushën që formon luginën e Vermoshit, nja 50 familje nga të Klementit kanë goditur kasolle, bëjnë bujqësi dhe verës kullotin bagëti; dimrit pjesa më e madhe vjen në bregun e Matit në çifligun e shtetit që quhet Gurëz, dhe disa zbresin në katundin Kakariq të Shkodrës.

Bajraku i Klementit formohet prej katër katundesh, në luginën e lumit Cem, që derdhet në liqenin e Shkodrës, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afër Tuzit.

Zona e Vermoshit ka qenë dhe është kullota verore e Bajrakut të Klementit, por mjaft larg prej bregut të Cemit, dhe hyn si një triangël i madh brenda në tokat jugosllave. Po të hidhet një sy mbi hartën e Shqipërisë së Veriut, që kufizohet me Jugosllavinë, ky triangel menjëherë duket. Konferenca Londonit më 1913 kishte vendosur që tokat e Klementit i takojnë Shqipërisë, por e vërteta është se, përveç Austrisë, asnjë nga delegatët e shteteve të medha nuk kujtonte se kullotat e Klementit hynin kaq thellë në tokën e Malit të Zi, prandaj vendimi ishte marrë kësisoj mbi propozimin e ambasadorit të Austrisë. Kur kishte shkuar Komisioni i parë i kufijve më 1913 dhe e kishte parë me sy vendin, në mes të tyre ishin ngrënë mjaft: delegati rus me francezin, me një anë dhe delegatët austro-italianë në anën tjetër, të parët në favor të Malit të Zi dhe të dytët në favor të Shqipërisë. Megjithëkëtë, ky komision kishte marrë disa shënime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht.

Konferenca e Parisit më 1921, për sa i përkiste kësaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni këtë rend filloi nga hetimet në vend dhe kësisoj vendosi që të pyeste tre shqiptarë e tre jugosllavë për këtë çështje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanoviçit.
Unë në mbrëmje mora një shishe raki, pregatita meze dhe thirra... Uç Turkun, at Ciricin dhe Prenk Calin. U dhashë nga një raki, u shtrova dhe unë këmbëkryq në mes tyre dhe fillova t'u shpjegoja çështjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtuar se: "ا'shenja e ç'dokumenta keni për të treguar e për të provuar para komisionit se kullotat i takojne bajrakeve të Klementit: Selc, Vukël e Niksh? Pikë së pari do të m'i kallëzoni mua një nga një, t'i bisedojmë së bashku, që kur t'ju thërresë komisioni, të dini se çfarë të thoni", u thashë. Së pari filloi Uç Turku, vojvoda i Klementit, një plak me kuptim të kthjellët dhe patriot, i cili kishte marrë dy-tri plagë (dhe për këtë shkak ishte bërë çalaman) duke luftuar me sllavët ose, simbas fjalës së tyre, me shqehët që guxonin të kalonin tokat shqiptare. Së dyti filloi Prenk Cali, që kishte prirë Komisionin Ndërkombëtar të vitit 1913 në zonën e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar, inteligjent dhe patriot për të shpëtuar Vermoshin, gjithmone ka ndihmuar sa ka qenë e mundur.

Pas tij, i treti filloi at Cirili, duke treguar se ku ndodhen altarët dhe varrezat katolike në këtë zonë, të cilat qartazi provojnë tokën shqiptare, sepse shqehët janë ortodoksë dhe kështu varrezat dhe altarët e tyre ndryshojnë nga ato të katolikëve.

Secili prej tyre dëftente argumente të posaçme e të vlefshme me një të folur të thjeshtë.

Nga ana e jugosllavëve ishin thirrur e përgatitur një avokat, një gazetar dhe një oficer që pretendonin se e kishin origjinën e tyre prej vendeve sllave kufitare, por që në realitet banonin dhe ushtronin detyrën në Beligrad.

Të nesërmen Komisioni i thirri të dy palët dhe i pyeti, në mungesë të delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona këta të interesuar për çështjen. Pasi mbaroi hetimi, seicili prej komisarëve të shteteve të mëdha, duke qeshur, më thanë se kuptimi i kthjellët, sinqeriteti dhe inteligjenca e malësorve shqiptarë paravlejti më tepër se thëniet pa llogjikë e pa vend të personave jugosllavë, të pyetur rreth çështjes. Gazetari shqah kishte filluar të bënte fjalë për një gjeneral turk të quajtur Sulejman Pasha dhe që shqiptarët e kishin ndihmuar kundër shqehëve; avokati kishte bërë fjalë për procedurën dhe oficeri i rezervës kishte filluar fjalën duke i thënë kryetarit të komisionit, gjeneral Gazerës se ishte i dekoruar prej qeverisë italiane...

Të nesërmen, Komisioni bashkë me ne do të vente në Gusinjë (Guci) për të bërë hetime.

Unë u hoqa vërejtjen që më parë, duke u thënë se terrorizmi i shqehëve dhe persekutimet e tyre mbi shqiptarët jane aq të rrepta, saqë personat që do të pyeten në Gusinjë, po të jetë që të kërkohen prej gjeneral Jovanoviçit, ky do t'i frikësojë, kështu që nuk do të thonë të drejtën, prandaj është e arsyeshme, si të vemi në Gusinjë, të dalim kinse për të shëtitur dhe tre persona që do të hasim nëpër rrugë, të merren e të pyeten.

Komisioni më dëgjoi fjalën dhe vendosi ashtu. Shkuam në Gusinjë, dolëm të shëtitim dhe hasëm tre persona, që të tre muhamedanë, sepse Gusinja pothuaj se është një qytet thjesht muhamedan me një pakicë të parëndësishme shqehësh ortodoksë. Duhet të shënojmë se midis popullsisë së Gusinjës muhamedane ka edhe njerëz që flasin shqahisht, por që nga ndjenjat, nga zakonet e veshja janë shqiptarë. Gjithashtu është për t'u vënë re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnjë gjuhë tjetër.
 
Kur komisioni pyeti dy të paret që nuk dinin shqip, thanë se janë shqiptarë dhe që Vermoshi i përkiste Klementit, kurse i treti, që ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk, por, sa për Vermoshin, tha se i përkiste Klementit... Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kërkoi mendimin tonë dhe të delegatit jugosllav, për sa i përkiste Vermoshit... Unë bëra një raport frëngjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu çua Konferencës së Parisit dhe, derisa të merrte një vendim e t'ia komunikonte Komisionit të Kufijve, Komisioni vendosi që të shkonim në Raguzë, për të pritur vendimin e Konferencës, prandaj u nisëm nga Gusinja e Plava...

Mbas 15 ditësh Komisioni mori përgjigjen e Konferencës, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit të Kufijve, duke ia lënë Vermoshin Shqipërisë. Nga Raguza erdhëm përsëri në Vermosh, por këtë rend filluam të caktojmë kufirin e të vëmë piramidat. Përsëri kurdisëm çadrat në Vermosh dhe filluam të shënojmë mbi tokë vijën e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferencës së Londonit dhe atë të Parisit.

Zona e Vermoshit përbëhet prej tre sektorësh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e një përroi që ndodhet afër Andrievicës.

Vendimi i Konferencës së Londonit thoshte se nga Montevilla e mbasandej kufiri i Shqipërisë do të jetë kufiri i vjeter, që ka qenë midis Turqisë dhe Malit të Zi. Nga rrëza e Montevillës dilte një përrua që quhet Skrobotin. Ky përrua ka dy rrjedhina (versant). Rrjedhina e Veriut ka një kurriz të gjatë, që ndan luginën e Vocipotokut nga ajo e Skrobotinës. Ky kurriz quhet Velipojë, mbi të ushtria turke që ruante kufirin e atëhershëm, kishte goditur një karakoll, i cili ishte djegur e shembur prej malazezëve, por rrënimet dukeshin. Meqenëse këto rrënime provonin kufirin e vjetër turko-malazes, për të cilin bënte fjalë vendimi i Konferences, Velipoja na mbeti neve.

Mirëpo faqja tjetër e Velipojës ishte kullotë e malazezëve dhe për këtë shkak në kohën e Turqisë midis malazezëve më një anë dhe turko-shqiptarëve, më anën tjetër, ngjanin luftra. Delegati jugosllav dëshironte që kjo copë kullote t'i mbetej Jugosllavisë dhe ballë kësaj ne të merrnim liqenet e Rakavecit, që shërbenin për të pirë ujë bagëtia e Klementit, sepse mali tjetër ishte i thatë. Dhe, veç kësaj, të na jepnin edhe një rrip tjetër nga ana e Grencarit, për të pasur rrugë e për të zbritur në përruan që ishte afër Andrievicës. Kjo mënyrë zgjidhjeje ishte e dobishme për të dy anët, sepse shuhej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtësirat e liqeneve dhe të rrugës afër karakollit të Grencarit. Une, para se të jepja pëlqimin, u këshillova me malësorët, të cilët me gëzim dhanë pëlqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Unë, veç pikave që u thanë më sipër, kërkova që nga pjesa e kullotës që shkëmbenim me shqehët , një qark me një shtizë prej 100 metra përqark karakollit të Velipojës, që do të shërbente për mbrojtjen e vendit, t'i mbetej Shqipërisë, sepse përndryshe godina e karakollit nuk mund të ngrihej atje ku ka qenë, se vija e kufirit shkonte gjatë kurrizit. Ngritja e karakollit të Velipojës do të shërbente për qetësinë dhe për sigurinë e Vermoshit. Refugjatët politikë që ndodheshin jashtë, më vonë, kur u firmos protokolli më 1925, me qëllim përhapen lajmin se Vermoshi i mbeti plotësisht Shqipërisë, duke i siguruar edhe qetësinë me shkëmbimin e një kullote të vogël pa rëndësi...

***

Gjatë verës 1924, pasi mbaruam zonën e Shkodrës e të Vermoshit, Komisioni zbriti në jug për të kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Në fillim të tetorit, Komisioni, para se të shpërndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shën Naumit. Një kufi që përfshinte Shën-Naumin në Shqipëri dhe tjetri duke e lënë Shën Naumin jashtë Shqipërisë, por ndryshimi ishte gjysmë kilometri tej Shën Naumit për rastin e parë dhe gjysmë kilometri përkëndej Shën Naumit për rastin e dytë. Ky lloj veprimi u bë për shkak se Jugosllavia pretendonte që Shën Naumi, simbas Konferencës së Londonit 1913, i takonte Jugosllavisë. Fraza që i takonte Shën Naumit, ishte kjo: "që nga katundi Lin, vija shtrihet deri në Shën-Naum". Fjalët "deri në Shën-Naum" mund të interpretoheshin në kuptimin që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Jugosllavia këtë interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar në Konferencën e Paqes të Parisit.

Konferenca meqenëse u nda më dysh për këtë pikë, çështjen ia përcolli Lidhjes së Kombeve. Këshilli i këtij Instituti kërkoi mendimin juridik të Gjykatores Ndërkombëtare të Hagës, e cila i dha të drejtë Shqipërisë për arsye se për të shënuar kufijtë e Shqipërisë me kufitarët e tjerë: grekë e jugosllavë, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenëse Komisioni vendosi në favor të Shqipërisë, vendimi i tij duhet të konsiderohej i vlefshëm.

***

Pasi u ktheva nga Roma në Florencë, mora një telegram nga Ahmet Zogu, që kishte ardhur në Tiranë më 24 dhjetor 1924 dhe që më 6 janar të vitit 1925 kishte marrë në dorë qeverinë, ku më thoshte se duhej të vazhdoja detyrën...

Dimrin e vitit 1924-1925 pjesërisht e shkuam në Florencë dhe pjesërisht në Paris, sepse Jugosllavia me gjithë vendimin e Gjykatores së Hagës, Shën Naumin nuk donte t'ia dorëzonte Shqipërisë dhe Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer Manastirin e Shën Naumit me një vend tjetër, sepse Shën Naumi është një shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte një rëndësi morale këtij manastiri. Rreth kësaj çështjeje, midis meje dhe qeverisë zogiste në Tiranë rrodhi një korrespondencë rreth vendeve, që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde, që ndodhen në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia këtë propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibrës, që i mbetej Jugosllavisë, do të vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij. Mbas shumë bisedave midis Komisionit dhe dy delegatëve të interesuar, qeveria jugosllave më në fund si kompensim shkëmbimi pranonte që t'i cedonte Shqipërisë katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve që si të tilla i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi.

Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 kilometra. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; përveç këtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 kilometra. Se, po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej një nishan pushke me kufirin jugosllav.

Pasi mora propozimet e fundit të delegacisë jugosllave dhe mendimin e Komisionit të Kufijve për pjesët e shkëmbimit, në muajin maj 1925 u ktheva në Tiranë për t'ia paraqitur çështjen qeverisë. Aso kohe Ministër i Jashtëm ishte Myfit Libohova. Ai, meqenëse, nuk i njihte as vendet, as çështjen e dinte, m'u lut që të veja bashkë me të në parlament për të dhënë shpjegimet e duhura. Bashkë me اështjen e Shën Naumit ishte edhe pranimi i kufijve të Vermoshit.

Refugjatët kundërshtarë këto dy çështje donin t'i shfrytëzonin për qëllimet e tyre kundërshtare dhe këtë gjë e tregonin si tradhëti, por në realitet tundej mali për një mi. Rrethi i Shën-Naumit që cedonte Shqipëria, ishte një copë tokë me diametër 1/2 kilometër. Pozitën e Shën Naumit donin ta tregonin si pikë strategjike, kurse në realitet kjo pikë, me shkëmbimet e përmendura, përmirësohej në favor të Shqipërisë. Gjithë zhurma bëhej prej disa ortodoksëve të Korçës, që i jepnin Shën-Naumit rëndësi fetare...

Pasi parlamenti pranoi projektin e marrëveshjes, çështja nga ana e Ministrisë së Jashtme iu përcoll Legatës shqiptare në Paris për t'u rreshtuar në protokollin definitiv të kufijve shqiptaro-jugosllave, që do të redaktohej në Paris në seksionin e shtatmadhorisë të Konferencës së Paqes...


22.4.2005 / Korrieri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top