Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Marrëveshja me Serbinë, tension para Kuvendit të Kosovës. Ndërpriten punimet

Love

βeℓℓe â๓e
PRISHTINE- Tension para Kuvendit te Kosoves, nderkohe qe ne seance diskutohet sot ratifikimi i marreveshjes me Serbine.

kosove1-300x164.jpg


Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet sërish.

Në kohën kur kryetari i këtij institucioni, Jakup Krasniqi, ka bërë përpjekje për të hedhur në votim ratifikimin e përmbajtjes së marrëveshjes së 19 prillit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërhyri me forcë në mkrofonin e zotit Krasniqi, duke e pamundësuar vazhdimin e seancës.

Në kohën e ndërhyrjes zoti Kurti ka qenë duke mbajtur në duar një pankartë, me mbishkrimin “Kosova e Hashimit”, në të cilën është e vizatuar një hartë pa pjesën veriore të Kosovës.

Seanca ishte ndërprerë fillimisht sot nga mungesa e kuorumit në sallë, për shkak të protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në shenjë kundërshtimi me ratifikimin e paralajmëruar për sot.

Protestuesit kishin bllokuar hyrjet përreth ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit. Në përpjekje për të mundësuar hyrjen e ligjvënësve në ndërtesë, forcat e rendit janë përplasur me protestuesit; këta të fundit kanë përdorur ngjyrë të bardhë kundër policisë, kurse autoritetet e rendit kanë përdorur spërkatës piperi.

Autoritetet e rendit kanë arritur të zhbllokojnë hyrjet e Kuvendit, duke mundësuar kështu rinisjen e seancës.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar përmes komunikatave se deri në orën 13:00, numri i aktivistëve të arrestuar ka arritur në mbi 50.

Protestuesit janë grumbulluar ne kundershtim te ratifikimit, nderkohe qe policia ka reaguar duke hedhur spraj në drejtim të një protestuesi. Mediat e Kosoves raportojne se eshte arrestuar Dardan Molliqaj, sekretar organizativë i Lëvizjes Vetëvendosje.
Panorama
 
Titulli: Marrëveshja me Serbinë, tension para Kuvendit të Kosovës. Ndërpriten punimet

Vetevendosja te vetmit qe po e bejne opoziten te na ,albini ka treguar intelegjencen e ti me largimin e Alma Lame nga Partija e vet.
 
Titulli: Marrëveshja me Serbinë, tension para Kuvendit të Kosovës. Ndërpriten punimet

 
Titulli: Marrëveshja me Serbinë, tension para Kuvendit të Kosovës. Ndërpriten punimet

Po luhet me gjakun e shqiptareve te kosoves kesaj i them lufte per karriga
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Back
Top