Marku: Sistemi zgjedhor funksionon

WxP

Staf në FV.AL
Deputeti demokrat Mark Marku ka deklaruar se procesi zgjedhor, në vecanti ai i numërimit që po shkon drejt fundit, është zhvilluar në përputhje me standartet ndërkombëtare. Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Marku është shprehur se shqetësimet e ngritura nga komisionerët nuk përbëjnë një problem të rëndë.

“Dy janë gjërat që duhen theksuar në këtë moment. Zgjedhjet kanë qenë sipas standarteve dhe nëse marrim parasysh vonesat, unë them se ato nuk janë një problem. Nëse marrim si shembull njësinë numër 5, vonesa përmirëson cilësinë e procesit pasi në të do të mblidhen mediat dhe vëzhguesit. Kështu që bie teoria për zgjedhje të këqia”, ka deklaruar Marku.

“E dyta, teza e manipulimit të votave, të ngritur nga opozita, dihej. Mazhoranca ka fituar po aq vota sa ka fituar në zgjedhjet parlamentare. Nuk mund të bëhen krahasime mes dy zgjedhjeve, sepse ato calojnë, por vota për kryetarin konfirmon se edhe sot koalicioni qeverisës i ka aq vota sa kishte zgjedhjet e fundit”, ka vijuar ai.

Sipas tij, një tjetër element pozitiv për mazhorancën qeverisëse është humbja masive e votave që ka pësuar kryetari i PS, Edi Rama, në njësi që dikur ai votohej masivisht.

“Tendenca e tretë është që zoti Rama aty ku ka pasur mbështetjen më të madhe ka humbur mbi 24 mijë vota”, i cili ka vlerësuar edhe punën e bërë nga KQZ.

“Pavarësisht ankesave të PS, KQZ ka punuar mirë dhe ka instanca të tjera që korrigjojnë KQZ-në. Dua të them se sistemi funksionon”, ka shtuar Marku.

Top-Channel
 

Attachments

  • mark-marku.jpg
    mark-marku.jpg
    15.3 KB · Shikime: 13

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top