Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Maqedonasit kanë probleme me identitetin e vet

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj botimit të Enciklopedisë maqedonase nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të këtij shteti për, siç thuhet, uzurpimin e tokave të maqedonasve nga ana e shqiptarëve.

Maqedonasit kanë probleme me identitetin e vet dhe nuk kanë të drejtë t’i sulmojnë të tjerët, dhe për këtë, Krasniqi ka përdorur fabulën e bretkosës që donte të mbathte patkonj të kalit.

“ثshtë një tregim i shkurtë që thotë se bretkosa kishte kërkuar nga nallbani të mbathë patkonj të kalit, por këmba e saj ishte shumë e vogël. Në aspektin shkencor mund të them që maqedonët ende nuk kanë arritur ta krijojnë identitetin e vet kombëtar. Ata nuk e dinë a janë maqedonë të krijuar me dekret të Titos, nuk e dinë a janë maqedonë që thirren në paraardhësin e tyre mbretin Samoil, ndërsa në anën tjetër shpesh pretendojnë të jenë edhe pasardhës të Aleksandërit të Madh që ishte me origjinë ilire”, deklaroi Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi, që vet është doktor i shkencave të historisë, thotë se historia e popullit shqiptar më nuk mund të përvetësohet nga askush pasi që është ndër historitë më të konsoliduara të Ballkanit, pavarësisht se të gjithë shqiptarët nuk jetojnë brenda kufijve të një shteti.

“Pra një komb që nuk e të qartë identitetin e vet kombëtar, kërkon ta mohojë identitetin e gjithë të tjerëve. Konsiderojmë që identiteti i shqiptarëve tani është i përmbyllur dhe i konsoliduar më së miri në tërë Ballkanin. Historia e popullit shqiptar më nuk mund të përvetësohet. Ajo është e popullit shqiptar, e lavdishme dhe mjaft e konsoliduar ndonëse mendoj se populli shqiptar në tërësinë e tij, nëse e ka konsoliduar gjuhën dhe kombin, nuk e kanë konsoliduar shtetin në hapësirën mbarëshqiptare, por mendoj se historia është e konsoliduar mirë”, shtoi Krasniqi.

Përmbajtja e “Enciklopedisë së Maqedonisë” është vlerësuar fyese për shqiptarët në këtë shtet nga ana e të gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile në Shkup dhe më gjerë të cilët përmes aktiviteteve të tyre janë duke kërkuar që ky botim të tërhiqet nga qarkullimi. /Alsat/
 
Fjalim i mir por mendoj qe edhe duhet vepruar , jo vetem me fjal ;)
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back