Kjo eshte tendenca e re e lyerjes se thonjve, e cila vjen nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ka nje kosto rreth 300 dollare.
Te kesh duar te persosura, sidomos ne vere, eshte makthi i shume grave, por sa prej tyre jane te gatshme te vrasin nje gjarper per te lyer thonjte e tyre me lekuren e tij?
Kjo tendence e re ne fushen e estetikes eshte fryt i mendimit te nje gruaje ne Kaliforni, Terri Sillaci, e cila e ka shpikur nje trajtim mjaft origjinal dhe te cuditsheme me lekuren e gjarperit, lekure qe deri ne ditet tona eshte perdorur per canta, aksesor te ndryshem, mobilje, kepuce dhe veshje te ndryshme.
Procesi i ketij trajtimi eshte mjaft i gjate, merr rreth dy ore e 30 minuta.
Pasi gjendet lekura e gjarperit dhe perpunohet me nje xhel specifik, i jepet forma ne perputhje me thonjte dhe fillohet nga ngjitja e tyre mbi thoin real. Ky lloj manikyri zgjat rreth 3 jave per duart dhe 12 jave per kembet./ikub/
Last edited by a moderator: