Manikyr për të gjitha shijet

*deliza*

VIP
V.I.P
Manikyr për të gjitha shijet​

Romantike me rozë

Për fillestaret e manikyrit, femrat romantike, admirueset e elegancës së matur, fanset e “lakuriqësisë” së duarve ose për ato që… janë gjithmonë me nxitim…

Nuancat

Rozë pastel, rozë bon-bon, rozë e sheqerosur, rozë fluoreshente

Ke 5 minuta?

Apliko smaltin rozë me dy ose tre veprime. Vendos një shtresë smalti mbi thonj (2 minuta), prit 1 minutë, pastaj vendos shtresën e dytë (2 minuta). Por kujdes: në fund lëre të thahet plotësisht, për të mos e hedhur gjithë punën në erë.

Ke 10 minuta?

Vendos një bazë transparente për të mbrojtur thonjtë dhe që manikyri të zgjasë më shumë (1 minutë). Lëre të thahet për 1 minutë dhe më pas vendos dy shtresat e tjera të smaltit (5 minuta). Lëre të thahet për një minutë dhe më pas përfundo duke vendosur sipër një shtresë fiksuesi (2 minuta).

Ke 15 minuta?

Fillo operacionin “french manicure”! Vendos bazën (1 minutë) pastaj lëre të thahet për 1 minutë. Pastaj vendos linjën e hollë me smalt të bardhë, duke ndjekur mirë format natyrale të thoit (5 minuta). Lëre të thahet për një minutë dhe vendos dy shtresa smalti nga lart poshtë (5 minuta). Lëri të thahen për 1 minutë dhe përfundo duke aplikuar fiksues (2 minuta).

Këshilla
Nëse nuk Ke kohë për të bërë “french manicure”, thjesht mund të ngjyrosësh ekstremitetet e thoit me një laps të bardhë.

Për cilat raste?

Në çdo rast! Chic dhe e rafinuar, ngjyra rozë u jep duarve një ton elegance të matur dhe natyrale.


sekrete bukurie​
 
Titulli: Manikyr për të gjitha shijet

Në çdo rast! Chic dhe e rafinuar, ngjyra rozë u jep duarve një ton elegance të matur dhe natyrale.

roza ka qene ngjyra e fundit qe kam bler////ngjanin shum bukur thonjt
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top