Manifest i hipokrizisë “Pas çlirimit” - “Muzeu i lirisë”!

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Shkruar nga Bardhyl MAHMUTI
Thursday, 20 November 2008

Krijimi i Republikës Socialiste të Maqedonisë në kuadër të Federatës jugosllave, mbështetur në PARIMET THEMELORE Tث JAJCES, në vend të respektimit të drejtës për vetëvendosje u shoqërua me një dhunë të dyfishtë ndaj shqiptarëve: terror fizik dhe terror psikologjik.

Që nga shtatori i vitit 1944 e deri në fund të këtij viti, nën akuzat e “anti- komunizmit ekstrem” u ekzekutuan me mijëra shqiptarë: në Kumanovë me rrethinë u ekzekutuan mbi 700 shqiptarë; në Shkup me rrethinë 1400 shqiptarë; në Kampin e Gostivarit ku kishte mbi 5000 të burgosur 800 u ekzekutuan, ndërsa një pjesë e madhe vdiqën nga pasojat e torturave; në Kampin e Monopolit të Tetovës ku kishte mbi 10.000 të burgosur, 1200 shqiptarë u ekzekutuan brenda natës ndërsa mbi 500 të tjerë i dërguan në Shkup, gjoja për t’i mobilizuar për frontin e Sremit. Asnjëri nuk u kthye që andej; në Kërçovë, vetëm nga fshati Zajaz u ekzekutuan 320 shqiptarë; në vendbanimet tjera shqiptare e njëjta gjë: vrasje, burgosje, tortura... !

Këtij terrori fizik iu shtua edhe terrori psikologjik, që konsistonte në paraqitjen e instalimit të komunizmit në trojet shqiptare dhe mosrespektimin e së drejtës për vetëvendosje, si “اlirim”!
Sintagma “PAS اLIRIMIT” do të imponohet si interpretim i vetëm i historisë në të gjitha diskurset publike dhe private në Maqedoni dhe më gjerë. Bartës kryesorë të përçimit të këtij interpretimi të historisë ndër shqiptarët do të jenë disa shqiptarë të “ndershëm” që u integruan në strukturat shtetërore për të trumbetuar për gjysmëshekulli vëllazërim-bashkimin dhe “parajsën jugosllave” të respektimit të të drejtave kombëtare.

Trumbetonin me aq pompozitet kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra “ballistë - armiq të popullit” ! “PAS اLIRIMIT”!

Trumbetonin me po aq pompozitet kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra
“NDSH-istë - armiq të popullit”! “PAS اLIRIMIT”!
Trumbetuan edhe më tepër kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra
“nacionalistë - armiq të popullit” ! “PAS اLIRIMIT” !
Trumbetuan po aq zëshëm kur vriteshin, arrestoheshin dhe torturoheshin me mijëra
“irredentistë - armiq të popullit” ! “PAS اLIRIMIT” !

II.

Sintagma “PAS اLIRIMIT” do të trumbetohet edhe pas krijimit të Maqedonisë si shtet i pavarur, por me një ndryshim të vogël: në vend të “ekstremistëve anti-komunistë”, shqiptarët u vranë, burgosën dhe u keqtrajtuan nën akuzën e “ekstremistëve anti-demokratë”.

Vrasje, burgosje, tortura... ndaj shqiptarëve në Bit Pazar! “PAS اLIRIMIT” ! Në demokraci!
Vrasje, burgosje, tortura... ndaj shqiptarëve në Gostivar! “PAS اLIRIMIT” ! Në demokraci!
Vrasje, burgosje, tortura... ndaj shqiptarëve në Ladorishtë! “PAS اLIRIMIT” ! Në
demokraci!
Vrasje, burgosje, tortura... në Kollare te Kërçovës! “PAS اLIRIMIT” ! Në demokraci!
Vrasje, burgosje, tortura... ndaj shqiptarëve në Sopot, Brezë, Tanushë, Brodec...! “PAS اLIRIMIT” ! Në demokraci!

III

U dashtë të kalojnë më shumë se pesë dekada që shqiptarët e Maqedonisë të flakin sintagmën “PAS اLIRIMIT” dhe t’i përgjigjen apelit të Ushtrisë اlirimtare Kombëtare për t’u çliruar.
Nga të gjitha pasojat e luftës arritëm një rezultat: PARIMET THEMELORE Tث JAJCES u zëvendësuan me PARIMET THEMELORE Tث MARRثVESHJES Sث OHRIT. Për të ruajtur Maqedoninë unitare!

Për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, analogjia e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së
UاK-së është kuptimplote: iu premtua vetëvendosja dhe liria dhe këto premtime nuk u realizuan as pas Luftës së Dytë Botërore e as pas Luftës së UاK-së; shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas Luftës së UاK-së u vranë e po vriten, u burgosën dhe po burgosen, u torturuan e po torturohen, u diskriminuan e po diskriminohen...; disa shqiptarë të “ndershëm” u integruan pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas Luftës së UاK-së në strukturat shtetërore maqedonase për të trumbetuar për gjysmëshekulli “vëllazërim-bashkimin” dhe tani siç e quajnë “bashkëjetesën ndëretnike”…
Ajo që mbushi kupën dhe që i dha kuptimin e plotë vazhdimësisë së sintagmës mashtruese “PAS اLIRIMIT” është shkatërrimi i Institutit për Trashëgimi Kulturore Shqiptare, si i vetmi institucion ku duhej të përcaktohej mënyra e sistemimit të vlerave historike dhe kulturore, pa gjykuar për statusin politik të shqiptarëve, dhe krijimi i “MUZEUT Tث LIRISث” !
A ka hipokrizi më të madhe se një populli të robëruar t’i servohet “MUZEU I LIRISث”?!

A ka tallje më të madhe për shqiptarët, që vriten çdo ditë nga pushteti i Shkupit, që ndiqen çdo ditë nga pushteti i Shkupit, që burgosen çdo ditë nga pushteti i Shkupit, që plaçkiten çdo ditë nga pushteti i Shkupit, t’u bëhet apel që të dorëzojnë reliket e rezistencës në “MUZEUN E LIRISث” ?!

IV

Trumbetohet me pompozitet se u dorëzuan në “MUZEUN E LIRISث” harta dhe pergamenë me vlera historike… ;
Trumbetohet me pompozitet se u dorëzuan në “MUZEUN E LIRISث” aktvendimet e proceseve kundër NDSH-së… ;
Trumbetohet me pompozitet se u dorëzuan në “MUZEUN E LIRISث” uniforma dhe gjëra personale të dëshmorëve… ;
Trumbetohet me pompozitet se u dorëzuan në “MUZEUN E LIRISث” fotografitë e deputetëve shqiptarë në parlamentin osman! Mungojnë fotografitë e deputetëve shqiptarë në “Sobranjen” e Maqedonisë dhe të deputetëve aktualë;
Trumbetohet me pompozitet që deputetë dhe ish-ushtarët e ish-UاK-së, ata që kanë mbetur të pa arrestuar deri tani, të mbledhin reliket e rezistencës ku janë e ku s’janë dhe t’i dorëzojnë në “MUZEUN E LIRISث” - PARADHOMث E BURGUT Tث IDRIZOVثS!
BDI-ja është në pushtet ! BDI-ja ju garanton procese gjyqësore të drejta!

V

Kam vetëm një kërkesë për subjektin shqiptar, i cili merr pjesë në “vendimmarrje” në këtë qeveri antishqiptare dhe për timonierin e “MUZEUT Tث LIRISث”:
Platformën dhe komunikatat e Ushtrisë اlirimtare Kombëtare t’i shkruajnë në LثKURثDHELPRE dhe t’i dorëzojë në “MUZEUN E LIRISث” !
Populli shqiptar ende mbetet i robëruar në Maqedoni.

18 nëntor 2008
 
Ajo dihet.Ne duhet te degjojme Arber Xhaferin.Ne kemi nevoje te veshim lekuren e dhelpres si ata.Me mendje arrihet cdo gje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top