Mania (psikologjia) e supermarketeve
Shume kush nga ju eshte vizitues i rregull i supermarketeve , po e keni vene re se eshte zhvilluar nje psikologji e tere per rregullimin e supermarketeve qe te ,,thithin’’ sa me shume nga ju duke ju shnderuar ne nje konsumator ,,rob’’ ?
Keni vene re qe produktet me te shtrenjta jane cdohere me te kapshme dhe jane ne pozitat e pare te rafteve. Ato produkte me te lira ose jane te futura diku thelle dhe mbrapa produkteve te shtrenja ose ose jane te vendosura shume larte ose shume poshte. Kur te shkoni ne supermarkete vereni edhe se produktet me te shtrenjta jane cdohere te radhitura nga ana e djathte e konsumatorit kurse ato produkte me te lira jane te vendosura cdohere nga ana e majte .
I keni vene re stoperet qe jane elementi me ,,dinamik’’ i supermarketeve. Jane keto ato rafte qe jane te levizshme dhe ne te cilat jane te vendosura produktet qe per nje kohe te caktuar do jene ne lirim, do kene ndonje shperblim ose do jene nga ato qe ofrojne blej nje produkt dhe fito dy .
Keni vene re se cdohere camcakezat, lepiset, bonbonet jane te vendosura afer kases ku kryeni pagesen. Jane nje nder situatat ideale kur supermarketet bejne profit goxha te mire nga keto imtesira pikerisht nga femijet e vegjel qe ju vihen ne koke prinderve - te mar kete te mar ate .
Keni vene re se disa nga gjerat qe jane me te nevojshme per konsumatoret i vendosin neper skajet e supermarketit,qe konsumatoret te ecin me shume neper supermarket per ti gjetur ato
Keni vene re se ne te shumten e rasteve frutat dhe zarzavatet e fresketa jane te vendosura ne hyrje te supermarketit?
E keni vene re muziken qe ju leshohet per t’ju mbajtur sa me shume aty?
Pasi ti keni verejtur te gjitha keto sa ju shijon blerja ne shupermarkete – e beni me qejf?
Jeni vertet ,,rob’’ te tyre – bleni me shume se cfar keni planifikur?
Ju si konsumatore keni verejt ndonje trik joshes mashtrues ?