Mandati qeverisës, peng i 37 votave

WxP

Staf në FV.AL
TIRANث- Teksa janë numëruar pothuajse të gjitha kutitë e votave që mund të numëroheshin, situata e mandateve politike në Kuvend ka mbetur e njëjtë.

Partia Demokratike ka siguruar vetëm 70 mandate dhe kërkon fuqimisht të marrë edhe një tjetër. Aty ku pritej ndryshim në favor të PD-së, në Fushë-Kuqe dhe në Bushat, situata nuk ka ndryshuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në dy zonat ku shpresonte për një mandat shtesë Partia Socialiste.

Por, tashmë, PD-ja shikon një tjetër mundësi për të marrë një mandat, duke bllokuar numërimin dhe shpallur të pavlefshme disa kuti në Fier. Qarku i dytë në vend ka 16 mandate, që janë ndarë 9 PS-ja, 6 PD-ja dhe 1 LSI-ja. Gjatë ditës së djeshme, PD-ja ka bërë një punë "të mirë", duke numëruar të gjitha kutitë që mund t'i hiqnin PS-së deputetin e nëntë.

Në orët e mbrëmjes ia ka arritur këtij qëllimi dhe menjëherë ka zbatuar skemën e vjetër të bllokimit. Në zonat ku shumica e KZAZ-së janë të PD-së, është bllokuar numërimi, edhe pse kanë mbetur 15 kuti. Në të gjitha këto kuti është përpara Partia Socialiste, së cilës i duhen vetëm 37 vota për të rimarrë mandatin tjetër.

Nga numërimet e para ajo ka marrë edhe më shumë se kaq vota. Në këto kushte, qindra qytetarë të Fierit kanë shkuar në KZAZ-në më problematike dhe kanë kërkuar që të numërohen votat e tyre.

Komisionerët e PD-së pretendojnë se këto kuti nuk duhen numëruar, pasi janë me shkelje. Por, kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi vetë këta kamisionerë i kanë miratuar fillimisht këto kuti si të vlefshme. Kodi Zgjedhor kërkon që kutitë që janë administruar, duhet të numërohen dhe të shënohen në procesverbale.

Kjo ka sjellë një tensionim të situatës dhe për ta "zhbllokuar" ka ndërhyrë KQZ-ja. Ky organ, pasi ka shpallur rezultatin paraprak 8-7 për PS-në, në mënyrë të jashtëligjshme ka urdhëruar policinë që të shkojë në këtë KZAZ dhe të nxjerrë jashtë komisionerët.

Vendimi është kundërshtuar nga tre prej anëtarëve. "Ky është puç ndaj shtetit, sepse KQZ-ja nuk ka të drejtë t'i japë kompetenca një përfaqësuesi të administratës.

As vetë KQZ-ja nuk e ka këtë kompetencë dhe jo më t'ia japë administratës së saj. Ajo që mund të thërrasë policinë është vetëm KZAZ-ja dhe ajo nuk e ka bërë këtë gjë",- thanë përfaqësuesit e PS-së.

---------------------------------------------------------------------------------------
Kryeministri tha se qeverisja e tij do të funksionojë deri në formimin e Kuvendit të ri Berisha: Koalicioni "Aleanca për Ndryshim", do të zgjerohet

TIRANث - Votën pro koalicionit "Aleanca për Ndryshim" të deputetit të LSI-së, Dritan Prifti, e paralajmëroi dje pasdite edhe Kryeministri Sali Berisha. Edhe pse foli gjatë për komisionerët dhe procesin zgjedhor, Kryeministri Berisha përmendi ndër radhë se, koalicioni i drejtuar nga ai do të zgjerohej edhe më tej ditët e ardhshme.


"U ftoj ju, zotërinj ministra, natyrisht koalicioni do të zgjerohet, por ju ftoj ju, zotërinj ministra, që, së bashku me bashkëpunëtorët tuaj, me administratën, të intensifikojmë të gjitha përpjekjet dhe, në rast se ndonjë detyrë, e cila mund të ketë pësuar ndonjë shtytje, ndonjë shmangie, për shkak të fushatës zgjedhore, të vendoset në agjendë dhe të funksionojmë normalisht",- tha ai.

Në deklaratën e tij, Berisha bëri diversion të pastër, teksa u shpreh se koalicioni "Aleanca për Ndryshim" do të zgjerohet, në një kohë që asnjë prej koalicioneve të mëdha, nuk ka siguruar votat e mjaftueshme, pra numrin e artë prej 71 votash për të formuar qeverinë e re dhe kur verë LSI-së deklaroi hapur se nuk ishte marrë asnjë vendim politik për të kaluar djathtas.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Berisha sqaroi gjithashtu se, gjatë gjithë periudhës së verës do të vazhdohet të qeveriset nga të djathtët, deri sa të ngrihet Parlamenti i ri. "Qeveria e re mund të krijohet sapo të shpallet rezultati, por kjo nuk do të ndodhë, sepse kemi një përcaktim kushtetues.

Përcaktimi kushtetues është i tillë që, pasi Presidenti i Republikës emëron Kryeministrin, ai, brenda 10 ditëve duhet t'i paraqesë programin Parlamentit të vendit. Ky është një obligim kushtetues.

Mirëpo, kjo gjë nuk mund të ndodhë para konstituimit të Parlamentit të ri. Natyrisht, programi i qeverisë së re do t'i paraqitet Parlamentit që doli nga këto zgjedhje për miratim.

Kushtetuta e ka të përcaktuar se Parlamenti i ri mblidhet ditën që skadon mandati i Parlamentit tjetër, ndërkohë që mandati i Parlamentit tjetër skadon ditën që ai është mbledhur. Pra, nga data 3 ose 4 shtator.

Në këtë kontekst, thirrja ime për ju është që të funksionojmë si qeveri", -tha ai. Kryeministri Berisha shtoi se do të vazhdohet me reformat e lëna përgjysmë. "Nuk duhet të harrojmë se Komisioni Europian ka lënë një seri detyrash në raportin e vjetshëm. ثshtë punuar me seriozitetin më të madh në këto detyra.

Por, zonja ministre e Integrimit, Bregu, duhet bërë një rivlerësim i të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga ky raport dhe gjatë verës do të punohet me intensitetin më të madh, në mënyrë që çdo detyrim që rrjedh nga raporti i Komisionit Europian, të përmbushet, si interesi më i mirë i këtij vendi. Ka edhe reforma të tjera, të cilat duhet të vazhdojnë",- tha ai.


SHEKUULI.COM.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top