sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Mamografia, kush duhet t’i nënshtrohet
Diagnostikimi në kohë i kancerit të gjirit, është hapi i parë i trajtimit të plotë të sëmundjes.
Mamografia është një ekzaminim radiografik i gjirit dhe nuk është një procedurë e re. Për herë të parë ajo është përdorur në vitin 1930. Teknikisht është një procedurë relativisht e thjeshtë, dhe jo e shtrenjtë. Mamografia bazohet në kontrastin radiografik të strukturave të gjirit dhe pikërisht në kontrastin natyral të siguruar nga përmbajtja e dhjamit të gjirit.
Mamografia rekomandohet në të gjitha rastet, kur janë prezente masa solitare në gji me etiologji të paqartë, pra me shkaqe të paqarta. Rekomandohet gjithashtu në të gjitha rastet kur në gji vihen re disa noduj, apo mamë sekretante, gruaja ka gji të madh në volum dhe penduloz (të varur), dhe pse klinikisht nuk shfaq probleme. Po ashtu mamografia, konsiderohet një procedurë e nevojshme për të sëmurët me karcionomë të qartë, apo dhe tek ata që janë trajtuar më parë me karcionomë. Duke u bërë kështu një procedurë rutinë në grupet me risk të lartë, apo dhe tek ata që kanë metastaza në limfonodulat axilare (sqetull) ose metastaza, në distancë dhe me origjinë të panjohur
Megjithëse mamografia është e vlefshme në masat solitare të gjirit me etiologji të panjohur, ajo kurrë s’duhet përdorur si masë zëvendësuese e një biopsie indore. E njëjta gjë thuhet dhe për noduset multiple të gjirit, në këto raste nodusi i dyshuar duhet të bëhet biopsi.
Mamografia dhe vetë-ekzaminimi i gjirit përbëjnë dy elemente të rëndësishme për diagnostikimin e parakohshëm të tumoreve. Dihet që diagnostikimi i hershëm dhe në kohë, ndikon shumë në ecurinë e sëmundjeve tumorale. Mamografia mund të bëhet më një thjeshtësi të madhe, pasi sot është e mundshme të identifikohet tumori në milimetra të vogla. Aplikimi mujor i vetë-ekzaminimit, një vizitë mjekësorë një herë në vit, të paktën tre mamografi midis moshës 40-50 vjeç, dhe një çdo dy vjet mbas moshës 50, mund të bëhen një skemë diagnostikimi të parakohshëm shumë efikase dhe lejon kurimin e tumoreve të vegjël, shpesh me operacione jo radikale dhe mundësi të mëdha shërimi.
Nga eksperienca e grumbulluar del se diagnoza radiologjike rekte mund të arrijë në 85-90% të rasteve të të sëmurëve. Gabimet më të shpeshta bëhen në vlerësimin e gjinjve radiologjikisht dense.
Kjo gjendje haset shpesh në të sëmurë premepauzal (që janë në fazën pre-menstruale) dhe zakonisht i detyrohet pranisë së një sasie të madhe indi glandular funksional me ose displazi të supremipozuar të gjirit.
Mamografinë duhet ta bëj çdo grua, pavarësisht se nuk ka shqetësime, është procedurë ekzaminimi rutinë. Ajo rekomandohet që te moshat mbi 35 vjeç, mamografia të kryhet çdo dy, dhe çdo vit te gratë e sëmura. Ndërkohë rekomandohet të bëhet 3-5-7 ditë pas ciklit menstrual.