Malltezi, konflikt interesi me detyrën

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Jamarbër Malltezi ka hapur një firmë private që është përfituesja nga projekti i bregdeti, i menaxhuar nga vetë ai

Dhëndri i Berishës përfiton nga projekti 235 mln euro

TIRANث- Zbulohet një prej skandaleve më të fundit të familjes së kryeministrit Berisha. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, është bërë kohët e fundit aksioneri i një kompanie që ka si objekt të punës së saj investimet në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Por kjo kompani është në konflikt të hapur me faktin që Jamarbër Malltezi është koordinator i projektit kombëtar të financuar nga Banka Botërore për “Zhvillimin e Integruar të Bregdetit të Jugut”. Ai është njeriu që duhet të vendosë për projektet ndërsa firma ku ai është aksioner është kompania që duhet të ndihmojë fituesit e projekteve. Dhe në këtë fushë kryeministri Berisha ka vendosur të investojë jo pak por 325 milionë euro.

***

Sipas këtyre dokumenteve që disponon “Shekulli”, më datën 7 tetor të këtij viti, Malltezi së bashku me dy ortakë të tjerë (Ardian Shehu, biznesmen dhe Lirim Selfo, ekspert i licencuar mjedisor) kanë themeluar kompaninë “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm” (ose: Environment and Sustainable Development, ESD). Firma është krijuar vetëm dy muaj më parë dhe dokumentet tregojnë se Malltezi zotëron rreth 33 për qind të aksioneve të shoqërisë. Objektivat dhe statuti i kësaj kompanie private përputhen plotësisht me objektivat e projektit të financuar nga Banka Botërore për bregdetin e jugut, projekt i cili në Shqipëri prej tre vjetësh menaxhohet nga zoti Malltezi. Kështu në bazë të dokumenteve të aktit të themelimit, Malltezi zotëron të njëjtat aksione sa bashkaksionerët e tij. I vetëm që zotëron vetëm 34 për qind të aksioneve është Ardian Shehu. Ndërsa në pikën 7 të statutit e të themelimit të kompanisë “ESD” përcaktohen objektivat të cilat edhe komprometojnë drejtorin e një prej projekteve më të rëndësishme të financuar nga Banka Botërore.

***

“Shoqëria ka si objekt të aktivitetit të saj shërbime konsulence në fushën e mbrojtjes së mjedisit, infrastrukturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm si dhe aktivitetet për të cilat kërkohet pajisja me leje, shoqëria merr përsipër zhvillimin e tyre pas sigurimit të lejes”,- thuhet në statut. Kështu është më se e qartë që objektivat e kompanisë private të zotit Malltezi përputhen plotësisht me objektivat e projektit të Bankës Botërore i cili përcakton se “do të sjellë një zhvillim turistik dhe kulturor të integruar, në kujdesje dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të vlerave kulturore. Plani do të synojë planifikimin e investimeve në zonat e piketuara duke respektuar rigorozisht standardet mjedisore dhe ato ndërtimore”. Përputhja e objektivave zor se mund të jetë e rastësishme. Veç kësaj, në kuadër të zhvillimit të projektit të jugut, qeveria Berisha ka vendosur të zgjidhë qesen. Fondi i premtuar nga Kryeministri është plot 325 milionë euro, ku kryesisht investimet do të jenë në përputhje të plotë edhe me objektivat e kompanisë së themeluar dy muaj më parë nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

***

Sipas të dhënave të siguruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve (QKR) rezulton se ka qenë pikërisht zoti Shehu ai i cili ka depozituar në këtë institucion gjithë dokumentacionin për regjistrimin e firmës së krijuar dy muaj më parë. Referuar po të njëjtave dokumente, del në pah se ky nuk është i vetmi aktivitet tregtar i zotit Shehu. Në vitin 2001 ai ka themeluar dhe vazhdon të jetë ortak në firmën “VIBER”. Edhe kjo firmë lidhet në objektivat e saj me disa nga komponentët e projektit të financuar nga Banka Botërore. Mjafton të përmendet fakti se projekti “Për Bregdetin” përfshin restaurimin e disa rrugëve, ndërtesave dhe ujësjellësve në zonat që ai mbulon për të kuptuar se edhe firma “VIBER” lidhet me të.

Seminaret e Malltezit për projektin e Jugut

Ortaku i tretë i firmës konsulente “ESD” është zoti Lirim Selfo. Zoti Selfo rezulton një ekspert vlerësues i licencuar në fushën mjedisore dhe është i angazhuar në disa projekte të financuara nga ndërkombëtarët për fushën e mjedisit. Madje në korrik të këtij viti, ai dhe zoti Malltezi, kanë mbajtur referat në një seminar që zhvillohej për studimin mjedisor të zonës së ndotur të Bajzës. Zoti Selfo ishte koordinator i këtij projekti. Përfshirja e tij në firmën konsulente “ESD” duket se e “kompleton” ekipin e punës. Vetëm në dy vitet e fundit, “Projekti për Bregdetin” ka sponsorizuar rreth katër studime mjedisore (të dhëna të siguruara zyrtarisht nga Banka Botërore) për zona të ndryshme, ndërsa gjatë vitit 2009 pritet që projekti të lëvrojë qindra mijëra euro të tjerë për studime të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Pikërisht në vitin 2009 pritet që në kuadër të zbatimit të projektit të fillojnë prokurimet edhe për ndërtimin dhe restaurimin e ujësjellësve, rrugëve apo terreneve të ndryshme që janë pjesë e perimetrit që përfshin projekti.

Mënyra se si do të shpenzohen 325 milionë eurot e akorduara nga qeveria shqiptare për projektin “Malltezi”

Ku do të investohet në projektin e Jugut


TIRANث- Pas miratimit në KKRTSH-ë të projektit të menaxhuar nga Jamarbër Malltezi, “Zhvillimin e Integruar të Bregdetit të Jugut” qeveria shqiptare ka bërë me dije planin, i cili synon zhvillimin e bregdetit të Jugut. Projektet me një vlerë disa milionë eurosh synojnë përmirësimin e infrastrukturës që do t’i hapë rrugë zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Plani synon të ngrejë infrastrukturën rrugore të këtyre zonave, të përmirësojë rrugët dytësore dhe rurale që lidhin qendrat me bregdetin, por edhe të rehabilitojë rrjetin e kanalizimeve dhe atë energjetik të mbarë Rivierës së Jugut të vendit. Ky plan parashikohet të kushtojë në total rreth 325 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave do të jenë fonde direkte të buxhetit të shtetit për vitin 2009 e në vazhdim. Këto kosto janë paraprake dhe të paraqitura në tabelë, si në fushën e investimeve në infrastrukturën rrugore, apo edhe në sistemin e mbetjeve të ngurta, apo të furnizimit me ujë të kësaj zone.

Për një pjesë të mirë të investimeve paratë do të dalin nga arka e shtetit, ndërsa një pjesë janë financime të përbashkëta me donatorë të ndryshëm. Kështu ndër projektet që janë parashikuar të investohen në kuadër të zhvillimit të bregdetit të jugut janë: Projekti për furnizimin me ujë dhe pastrimin për fshatin. Përmirësimi i furnizimit me ujë dhe kanalizimet, Sarandë, kanalizimet e Hotel Butrintit, Përmirësimet e furnizimit me ujë në Himarë, përmirësimet e kanalizimeve në Himarë, impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Himarë. Në sektorin e përpunimet të mbetjeve të ngurta janë parashikuar projekte si ai i groposjes, stacioni i transferimit, mbyllja e vendeve informale të groposjes si dhe ndërtimi i linjës së transmetimit 110 kV 25. Të gjitha këto projekte janë të parashikuara të investohen nga qeveria shqiptare. Një tjetër sektor në të cilat do të ketë investime të konsiderueshme janë rrugët. Projektet janë :Rruga bregdetare Himarë-Sarandë, rruga Levan-Tepelenë, rruga Tepelenë-Gjirokastër, Ura e Kardhiqit-Delvinë, rruga Sarandë-Konispol, rruga اukë-Dritas-Pllakë-Mursi 12 Qeveria, rruga Vlorë-Kotë-Kuç-Borsh . Ndërtimi i aeroporteve janë një tjetër sektor i rëndësishëm investimesh. Në bazë të projekteve flitet ndërtimi i aeroportit të Sarandës, projekti i portit të transportit dhe peshkimit, Sarandë, ndërtimi i terminalit të pasagjerëve në Sarandë, moli i i Sarandës, i Ksamilit.

Masterplani tregon vendet se ku do të ndërtohet por nuk jep shpjegimese si do t’iu merret toka pronarëve

Malltezi: Projekti nuk zgjidh çështjen e pronësisë


Rreth një viti më parë, koordinatori i Zyrës së Menaxhimit të Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare, Jamarbër Malltezi, ka shpjeguar për “Shekullin” projektin që ai menaxhon si dhe investimet publike që do ta shoqëronin, financime këto kryesisht të qeverisë shqiptare. Aso kohe dhëndri i kryeministrit ishte thjesht koordinator i këtij projekti. Ndërsa sot rezulton të jetë dhe aksioner i një kompanie objektivat e së cilës janë në përputhje të plotë me projektin që ai ka menaxhuar për tre vjet dhe të financuar nga Banka Botërore. Gjatë intervistës së tij, dhëndri i kryeministrit ka shpjeguar se zyra që ai menxhon nuk ka target për të zgjidhur çështjet e pronësisë ndërkohë që flet për investimet që parashikon masterplani. “Shumë investime publike të planit po kryhen në terren në kohën që flasim si për shembull financimi i rrugës së bregut, vend-depozitimit të mbetjeve urbane, apo sistemimet e ujësjellës kanalizimeve. Planet rajonale të zhvillimit hartohen për një periudhë 10-20 vjeçare dhe zbatimi i tyre vijon me procedura normale me hartimin e planeve lokale përmes pjesëmarrjes publike dhe zbatohen hap pas hapi me miratimin e lejeve nga autoritetet vendore”,- ka pohuar Malltezi. Sipas tij, plani,parashikon rehabilitimin e fshatrave tradicionalë për t’i kthyer në hoteleri të veçantë kulturore si dhe dokumente paraqiten mbi 10 lloje të turizmit që përfshijnë nga restorantet, fshatrat turistike, hoteleritë e deri tek turizmi ekologjik me ndikim minimal në mjedis.


Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top