Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mali i Zi njohu Republikën e Kosovës

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Republika bregdetare e Malit të Zi, aleate e deridjeshme e Serbisë, nuk ka hezituar të enjten në mbrëmje që ta njohë Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Lajmim për njohjen e pavarësisë së Kosovës e ka bërë publik Millan Roçen, ministër i Jashtëm i Malit të Zi.

Ai pas mbledhjes së qeverisë së Malit të Zi ka thënë se njohja e Kosovës nga Mali i Zi është koordinuar me Maqedoninë. Roçen tha se njohja e "Kosovës shtet i pavarur dhe sovran" është vendosur me unanimitet, njofton Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG).

Ky vendim, sipas Roçenit, është në pajtim me kompetencat kushtetuese që ka Qeveria e Malit të Zi për të njohur shtetet të tjera. Po ashtu ai pohoi se është miratuar edhe një deklaratë e përbashkët e Malit të Zi dhe Maqedonisë për njohjen e përnjëhershme të pavarësisë së Kosovës.

Vendimi për njohjen e Kosovës nga fqinji i saj ka ardhur vetëm 2 vite pas divorcit institucional mes Malit të Zi dhe Serbisë, duke i dhënë fund aventurës së quajtur Serbia dhe Mali i Zi. Vendimi i Malit të Zi për njohjen e Kosovës duket se do të ketë një ndikim edhe tek njohja e Kosovës nga Maqedonia.

Kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq nuk ka hequr dorë nga njohja e Kosovës shtet edhe pse ka pasur shumë presion nga partitë opozitare malazeze me orientim proserb që të mos e bëjë këtë.

Mali i Zi kështu vendosi të befasojë opinionin publik. Vetëm 24 orë më herët Mali i Zi ka votuar pro rezolutës së Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mali i Zi bëhet kështu shteti i 49 i cili e njeh realitetin e ri politik të krijuar në Ballkan. /Telegrafi/
 
Bravo, tani ka mbetur vetem edhe Maqedonia.
 
Hajde perhajr :D
 
Na koft per Hejr o njerz :) ajt gzuar edhe 1 her e na pranofshin edhe plot shtete qeshtu :)
 
Iniciativa serbe ne KB per marrjen e mendimit rreth legjitimitetit te aktiti te spalljes se pavaresis se Kosoves, do te jete nje bumerang qe do ta godas vete Serbine dhe kjo per fat te mire po ndodhe dhe pikerisht nga shtetet (sepse pritet qe sonte edhe Maqedonia ta pranoj shtetin e pavarur te Kosoves) te cilat Serbia mendonte se i kontrollon. Ne fakt ne nje deklarat qe vinte nga Beogradi thuhej se nese mali i Zi do ta pranonte shtetin e pavarur te Kosoves do te ishte nje thke pas shpinde per Serbine, dhe kjo thike tashme eshte thelle ne kurrizin e pasardhesve te Millosheviqit.
 
Serbia "ndëshkon" Malin e Zi

Serbia “ndëshkon” Malin e Zi për njohjen që i bëri Kosovës. Serbia i kërkoi ambasadorit të Malit të Zi në Beograd të largohet nga vendi, pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Podgorica. Vendimin e qeverisë serbe e njoftoi sot ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic. Por po sot qeveria e Beogradit ndërmori një hap të rëndësishëm. Ajo vendosi të rilidhë marrëdhëniet diplomatike me shtetet të cilat njohën Kosovën e pavarur. Me një vendim të sotshëm qeverie, ajo do të kthejë ambasadorët në këto vende. Nuk dihet përsa kohë do të qëndrojë në fuqi vendimi i Serbisë ndaj Malit të Zi.

Balkanweb
 
Me ne fund Ilirete e sllavizuar me force po i theret gjaku i te pareve.
 
Urime :dong: :kercim:
 
Shume pozitive kjo . Dihet qe jane te detyruar ta njohin , perndryshe rrezikojne dhe te tyren.
 
Serbia terhoqi ambasadoret e saj nga Mali i Zi dhe Maqedonia dhe ambasadoret e ketyre dy shteteve i shpalli si persona non grata (persona te padesherueshem), njesoj sikur veproi edhe me ambasadoret e 48 shteteve te tjera me pare. Sa qesharakem, ata ia mbyllin dyert ne bote vetvehtes derisa ne i hapim ato dyer. Cka ben nacionalizmi i erret serb.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back