Malësia

BeniT

Donatorë
Në të kaluaren përfshinte pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë veriore që nga Shala deri te Shpella e Berishes në brigjet e lumit Moraça.
Përbëhej nga zona të vogla teritoriale të njohura me emrin male, në të cilat zhvillohej jeta fisnore.
Ato ishin: Hoti, Sumasit (me vonë Grudë), Këlmëndi, Kuçi, Kastrati, Shkreli, Triepshi, Koja, Kopliku, Tuzi (si pjesë e Grudës).

Në krye të çdo mali ishte kryekreu, kurse çdo vellazëri kishte kreun (të parin) e vetë. Vepronin edhe pleqët e maleve.

Toponimi (emrimi) Malësi del nga fjala shqipe MAL-i me kuptim gjeografik dhe teritorial.
Malësia e Madhe ndahet në zonat bjeshkore: Triepshi, Korita e Hotit, Këlmëndi, dhe disa zona te Shkrelit)
Zonat malore: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe Shkrelit
Zona fushore: Kopliku, Gruemirë, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe Hotit, kurse më së shumti fushë ka Gruda - Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Vllanë, Vrane, Fusha e Tuzit, Mileshë dhe Dinoshë.

Cemi (lumi i vetëm në Malesi) e ndanë Malësinë fizikisht në dy pjesë.

Malet kryesore janë Deçiqi dhe Suka (në Grudë), Bukoviqi dhe Cemeri
(në Hot), Kazhaniku (në Triepsh), Kapa e Brojës (Këlmënd), Mokseti (Kastrat) e tjerë.

Qëndrat dhe katundet (fshatrat) me të mëdha ishin Tuzi, Vranja, Vllana, Dinosha, Kësheva, Prifti, Pikala, Selishti, Skoraqi, Arza, Drumja, Spija, Vuksalekajt, Kushet e Hotit, Bajza, Kopliku, Gruemirë, Vërmosha, Stjepofi, Nikmarashi e tjerë.

Në Malësi ka tri klima: e butë-mediterane, malore dhe kontinentale.

Në të kaluerën e lashtë ilire në Malesi jetonte fisi i madh Ilir-Labeatet.
Tokrat malore të Malesisë së sotme quhënin "Malet e Labeateve" (mons labeatis), fusha afër Liqenit të Shkodres është quajtur liqeni i Labeateve (lacus labeatus).

Vëndbanimet Ilire më të njohura në Malesi janë Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Triepshit, Sukës së Grudës, Këshevës, Qafës së Kishës, Arzës) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudës (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj.

Në kohët e lashta nëpër Malësi kalonin rrugët shumë të rëndësishme edhe për Europe, siç ishte ajo nga Norona nëpër Dinoshë-Tërgajë-Vërmoshë-Guci dhe tjetra Noronë-Dinoshë-Tuz-Koplik-Shkodër.

Mendimtarët botërorë (shumë nga ata) do të cekin se deri me ardhjen e Turqëve, Shqipria veriore, pra edhe Malesia, me kurrgjë nuk do të jetë mbrapa Europes.

Malësia e Madhe deri me 1476 mbante lidhje të mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohura përsonat historik që mbanin qëndrime të tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gela (Grudë), Vuksa Gjeca (Këlmënd). Poashtu, deri me atëherë Malësia mbante lidhje edhe me Dinastitë e Ballshideve dhe Cernovekaseve (Ballshet dhe Cernojeviqet) të etnosit shqiptarë.

Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451-1481) Turqia do të okupojë Malësinë dhe do të formoj nahitë (krahinat): Kuç (me të do të hyjnë edhe Triepshi e Koja), Këlmëndi, Hot dhe Zhabjaku.
Gruda (tokrat e Mark dhe Gjon Sumës) do të hyjnë në kuadër të nahisë së Zhabjakut.

Vuksa Gela si kryekreu i Grudës do të luftoj kundër turqëve dhe sllavevë.
Gruda do të fitojë dhe do të mbetet mal në vehte. E tërë Malësia do te zhvillojë luftë kundër otomaneve pandërprerje që deri me 1912.
Janë të njohura luftat dhe kryengritjet e viteve: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-12, 1624, 1638, 1652-53, 1668-69 ,1698-99 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832-34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869, 1910-1912.
Më të njohurit janë 1565-1575 (në Hot e Grudë), 1610-11 (në tërë Malesi), 1638(në Këlmënd), 1832-34(Hot-Kastrat), 1883 (në Hot e Grudë), 1869 (Grudë) dhe kryengritja prej 24 mars - 2 gusht 1911.

Pjesa malore e Malësisë kurrë nuk do të pranoj pushtetin turk dhe nuk do të paguaj taksat dhe tatimet (haraçin).

Me 1641 kryeprifti i Grudës dhe i tëre Malesisë Karlo Della Mirandella do të organizojë në brigjet e lumit Cem (Tërgaje) besëlidhje në mes maleve dhe do të hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Priftë të Grudës.
Turqit do ta ndalojnë, siç kanë ndaluar çdo send që ishte përparimtarë.
Malësorët janë të besimit katolik deri me ardhjen e turqëve, atëherë fillon perhapja e besimit islam.

Kishat kryesore janë: e Grudës (më e vjetra) e Sh'Mehillit në Dinoshë, Arzë, Brigje të Hotit, Triepsh, Selcë, Bajzë, Tuz etj.

Ndër xhamitë më të vjetra në Malesi janë ajo e Dinoshës, Tuzit, Koplikut dhe Vllanës.

Personalitetë shumë të njohura që kanë punuar dhe vepruar në Malesi jane:
Karlo Della Mirandella, Leonardo Di Martino (prift dhe shkrimtarë), Pater Gjergj Fishta, Anton Harapi, Marjan Prelaj, Josip Rela (shkrimtare-arbëreshë nga Zara e Dalmacisë).

Jeta në Malesi ishte shumë e veshtirë (gjatë pushtetit turk), por ajo, në prëmtime diçka do të lehtësohet me reformat e Sulltanit të vitit 1839 (Hatisherifi i Gjylhanes), dhe me Hatihumajanine vitit 1856, kur në Shkodër do të organizohet Komisioni i bajraqeve (xhibala) me qellim që veziri i Shkodrës më lehtë ta sundoj dhe kontrollojë Malësinë.
Malësorët do të mbrohen nga sulmet malazeze me 22 prill 1880 (Beteja e Zharnices) ku u dalluan Baca Kurti Gjokaj, Paloke Gjoka Vulaj, Halil Haka Nikaj, kurse diçka më parë në Dinoshë (1863) Smail Martini Ivezaj dhe Om Haku Kajoshaj.

Me 1880-81 në Vrane, Gruda do të fitoj ushtrinë malazeze dhe përsëri dallohet Smail Martini, bajraktar i grudës.

Me 1879 اun Mula në krye të Hotit do të luftoj kundër ushtrisë se veriut të Shkodrës por pa sukses; ushtria turke ishte e fortë.
Me 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do të dënojë një numër të madhë të krerëve të Hotit dhe Grudës për shkak se po prishnin përëndorin.
Me i njohuri nga të dënuarit ishte, patjeter Smail Martini Ivezaj që do të internohet, me krerët e Grudës, në Diari-Bekir (Anadolli-Afrik).
Disa nga krerët e Malësisë do të marrin pjesë edhe në Lidhjen e Prizrenit në qershorë 1878 (Baca Kurti, اun Mula etj.)

Me vendimin e Xhibales (komisionit turk për Malesi) 1856 Malësia e Madhe ndahet në dy pjese: Triepshi dhe Koja do të hyjne me kadillukun e Podgoricës, kurse pjesa tjetër e Malesisë: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli mbetën nën ndikimin e Shkodrës.
Me 1876-77 Triepshi, Koja dhe Fudnat fuqitë e mëdha ju dhane Malit të Zi dhe kufiri u vendosë nga Vrana-Ura e Zharnicës-Omerbozhaj-Vorri i Vuksa Gelës (maja e lemuet ne Suke)-Lemajë.

Me 1887 në Triepsh, kurse me 1888 në Kojë do të hapen shkollat në gjuhë sllave dhe do të futen mbiemrat e sllavizuar me mbaresen "viq" ose "iq"

Në nëntorë 1907 në Lemajë do të zhvillohet një betejë e trieshjanevë me turq, kurse po ato vite në Tuz dhe Dinoshë do të hapen shkollat fetare islamike, kur një e Dinoshës do të jetë edhe shkolla me Mulla Arapin për të gjithë.

Revulucionin e Xhon-turqeve (turqit e rinjë) me 1908 malësorët do ta perkrahin duke shpresuar se ai do të sjellë demokracinë, jetë e lirë, perparim, realizimin e të drejtave nacionale-etnike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe etj., por nuk ndolli ashtu. Turqit, nëpër mes misionarëve të tyrë e tradhtuan atë dhe malësorët për të realizuar të drejtat e veta, si do të ceki Faik Konica, filluan luftën kundër shumë ujqëve, jo të sigurt se ushtarakisht do të fitojnë, por do të terhjekin vëmendjen e Europës, dhe mbas themelimit të Komitetit Nacional Shqiptarë në Podgoricë në shkurt 1911 në krye të së cilit vëndoset Sokol Baci Ivezaj dhe që drejtohej nga Nikollë Ivanaj, Kole Martini (profesor i gjuhës shqipe nga Dukagjini), Kolë Sokol Baci Ivezaj dhe me një numer të anëtareve të shquar si Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Nikolle Soga (nga Shkodra), Luigj Gurakuqi etj.

Komiteti për së afërmi bashkpunonte me Pater Gjergj Fishten, At Ndre Mjeden, At Jak Serreqi, Pater Bona Gjecaj, Isa Boletinin, Ismail Qemalbeu, Dodë Brajcin, Mehmet Shpendin, Aleksandro Siliqin ete tjere.

Në mbledhjen e Podgoricës (2-4 shkurt 1911) do të vëndoset që kryengritja do të fillojë me sigurimin e armës, afer Shën Gjergjit.
Për të realizuar këtë mision nga ana e Komitetit angazhohen Nikollë Ivanaj (shkon në itali) dhe profesor Gjergj Pekmezi (nga Pogradeci) në Vienë , por ajo filloi me parë me 24 mars me sulmin e nje çetë të Hotit kundër kaushës turke në Brigje të Hotit.
Të nesërmën malësorët sulmojnë kaushet ushtarako-policore në kufirin me Mal të Zi si janë Porokia, Lishahu, Qafë Bokrrine, Mergjes (Vrane) si edhe ato në starre, Arzë, Rranxë të Rrases, Pllanicë etj.

Betejat më të njohura janë ato që u zhvilluan në Deciç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911 në të cilat u dalluan shumë persona e sidomos Tring Smailja Ivezaj.
Gjatë luftës, gjegjësisht kryengritjës u dalluan në të madhe Dedë Gjon Luli Dedvukaj.

Me 6 prill 1911 në një pjesë të malit Deçiq, në Bratilë, u ngrite flamuri kombëtarë-shqipëtarë e që paraqet rastin e parë mbas vdekjës së Gjergj Kastriotit me 1468, dhe është flamuri i kryengritjës shqiptarë për liri.
Me ushtrinë turke, shumë herë numërikisht më të madhe se ajo malesorë dhe më mirë e pregaditur, ushtruar dhe furnizuar, gjatë periullës së kryengritjes ullëheqen Bedri Pasha, Et'hem Pasha, Turgut Pasha, Hasan Riza Pasha, Esat Pasha Toptani dhe më në fund Abdylah Pasha që deri ater ishte nënsekretar në Ministrinë e Drejtësisë.
 
KERKESAT E MALESOREVE

1.
Me 17 nentorë 1910 amnestia e pergjithshme të shtypit me iradelurdher të sulltanit
Shërbimi ushtarak ne valetin e Shkodrës
Mudiri i qytetit të Tuzit dhe maleve duhet të jetë shqiptar-vëndas
Kajmakami i Malesisë duhët të jetë Kristian dhe duhet të foli shqip
Armatimi ose çarmatimi për të gjithë njësoj
Pasuria e konfeskuar të kthehët dhe të paguhet dëmshperblimi

2.
Mbas formimit të Komitetit Qendrore Shqiptare në krye me Sokol Bacin (zgjidhet në kërkesën e emigrantave shkodran) dhe me sekretarë Kolë Martinaj (profesor i gjuhës shqipe) dhe Kolë Sokol Bacit (jurist) me 2-4 shkurt në fund të njëjtit muaj do të përpilohen kërkesat drejtuar qeverisë turke në Cetinë, Sadradinbeut, me 30 mars, e që janë:
Njohja dhe ruejtja e tërësisë teritoriale të tokave shqiptare.
Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare si dhe në mësim në katër vilajetet (Shkodër, Kosovë, Janinë dhe Manastirë).
Të gjithë nënpunësit të jenë shqiptarë dhe kombi shqiptarë të pranohet nga ana e stambollës.
Përdorimi i të ardhurave nga viset shqiptare në dobi të këtij kombi.
Ushtarët shqiptarë të merren dhe të dalin jashte kufinjeve vetëm në rast lufte me qeveritë e huaja.
Këto kërkesa u nënshkruan nga 20 krerë në mesin e cilëvë janë: Sokol Baci Ivezaj (Grudë), Dedë Gjon Luli Dedvukaj (Hot), Dedë Nika Ivezaj (Grudë), Gjeto Mark Ujka (Hot) si dhe Martin Preka (Triepsh)

3.
Gjatë kryengritjes, kurë Turgut Pasha kërkonte dorëzimin e pakusht të malesorevë dhe kur gjyqi ushtarak dënoi udhëhëqësit kryësorë, krerët e Malësisë të mbledhur në Pikalë (pranverë 1911) perpiluar edhe një listë:
kërkesë që drejtohet turqisë, e në të cilën kërkuan: Autonominë e tokrave shqiptare, lirinë, hapjen e shkollave, dëmshperblimet etj.
Në mbledhje muarën pjesë ndër të tjerë: Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Mehmet Shpendi, Dodë Preci, Dedë Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Junçaj e shumë të tjerë.

4.
Ndër kërkesat, apo memorandumet me më zë të malesorevë eshte "Libri i Kuq" i përpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe të tjerët, qe u miratua në Kuvendin e Grecës , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, gjegjësisht të përmendurit Eduard Grej, që ateherë konsiderohej ndër diplomatët më lidër të Europës.
Kërkesat e "Lordeve të Malesise", siç i quante R. Rankin, korrespodent i "Tajmsit" dhe "اikago Herald Tribujn", krerët malesorë janë të përfshirë në 12 pika:

Garanti nga ana e qeverisë së Stambollës se nuk do të përsëritet veprimtari të tilla, respektimi i religjionit, traditës dhe zakoneve të vjetra kanunore të garantuara me kushtëtutë.
Njohja e plotë e kombit shqiptarë me të drejtat si çdo komb tjetër.
Liri e plotë e kombit shqiptar për të zgjedhur deputetët e vetë.
Liria e plotë e mësimit në gjuhë shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera në Qeverinë Turke.
Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptarët.
Zgjedhja e valiut dhe nenpunësve, zyrtarëve e të tjerëve që dinë gjuhën shqipe dhe zakonet e vëndit.
Kajmakani i Tuzit, atëherë kryeqëndër e Malesisë, të jetë shqiptarë.
Përcaktimi i një përfaqsuesi, inspektorit të përgjithshem të Sulltanit.
Përdorimi i gjuhës shqipe në administratë dhe të pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhës turke.
Shërbimi ushtarak në vënd të vet dhe e drejta që ata të shërbejne në besimin (fenë) dhe zakonet e veta.
Të ardhurat të angazhohën në dobi të vëndit të vetë, përveç takses doganës (gjymrykut), të ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytëzimi i pyjëve, kullotave e tjera.
Të drejtat për keshillime në lidhje me buxhetin e vilajetit.
Formimi i fondeve të nevojshme dhe grumbullimi i të hollave për rindërtim e shtëpive, ndertimin e rrugave, dëmshperblimin për shkatërrimet e bëra.
Formimi i komisionit të përzier për mundësimin dhe sigurimin për ata që kthehën në vënd dhe realizimin e dëmshperblimeve.

"Libri i Kuqe" (Menorandumi i Greçes) është shkruar shqip dhe frengjisht e nënshkruhet nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjon Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Prëçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).

Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirsimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik europian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëvë.
Ajo bëri që Hoti, Gruda, Këlmëndi, Kastrati, Shkreli, Tuzi të jenë në pikëvëmëndjen e Europës, dha figurat e mëdha të shqiptareve, Dedë Gjon Lulin dhe Tringë Smajlja Ivezaj, e posaçërisht Kuvendi i Gerçes bëri që europa të fillojë të mëndojë me më kujdes për të biseduar me urti, gjakëftoftësi, durim, e që janë cilësi traditën, idenë për fitim etj.

Mbas ngritjes së flamurit në Vlorë me 28.11.1912 - nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve në Londër me pjesmarrjen e fuqive të mëdha.
Me 17 dhjetorë u vëndosë që të formohet Shqipëria e lirë dhe e pavarur.
Me mbledhje udhëheqte Eduard Grej, kryeministri anglez.
Mbas planeve dhe projekteve të shumta në fillim të marsit 1913 fuqitë e mëdha vëndosen që Hotin dhe Fudnen t'ja japin Malit të Zi si dhurate dhe kështu Malësia përsëri u nda në dy pjesë.
Në majë 1913 malësorët do të organizojnë demonstratat në Tuz dhe Shkodër, por pa sukses.
Me 29 korrik 1913 fuqitë e mëdha do të prënojnë Shqiperinë në gjirin e shtetëve të pavarura.
Kufirin shtetërore shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Nderkombetare Rus Sergej Potapov.
Me 1912 Tuzi do të shpallet Kapetani, kurse me 1914 do të formohen komunat:
Tuz, Rapshë, Traboin dhe Grudë e më vonë edhe Vrane.
Po të njëjtën kohe në Tuz do të hapen shkollat në gjuhën shqipe (nuk do të punoj) dhe serbe.
Me 1916 në Triepsh, Priften, Dinoshë, Tuz dhe Hot do të hapen shkollat shqipe me mësues nga fshati Arbanasi afer Zares (Dalmaci-Kroaci), në mësin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip (Zef) Duka.
Në mes të dy luftërave botërore në Malësi nuk ka shkolla shqipe (Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë) por ato do të hapen mbas luftës së dyte botërore.

Sot veprojnë katër shkolla tetëvjeçare (Tuz, Skorraq, Stjepov dhe Dinoshë) dhe shkolla e mesme në Tuz.


(Malesia.org)
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=UDIkKbtxqtQ]YouTube - Nikolle Nikprelaj - jam shqiptar, jam malsor[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top