Malajzia premton njohje të shpejtë të Kosovës, Egjipti “në kohë të duhur”

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni ka vazhduar serinë e takimeve me homologë të tij nga vende të ndryshme të botës – nga të cilët ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mosvotimin nga këto vende të rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në kuadër të këtyre takimeve, të shtunën në New Yok, ministri Hyseni është takuar me ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Rais Yatim, të cilin e ka njohur me zhvillimet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë dhe me procesin e njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Hyseni ka kërkuar nga ministri Yatim që Malajzia ta njohë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur sa më parë që të jetë e mundur dhe të votojë kundër rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, thuhet në një komunikatë të MPJ-së.

Ministri i Jashtëm i Malajzisë, nga ana e tij, ka përgëzuar ministrin Hyseni për arritjet e Kosovës dhe e ka inkurajuar atë që Kosova të vazhdojë rrugën e nisur të konstituimit të demokracisë e të mirëqenies sociale.

Ai po ashtu ka siguruar homologun kosovar se vendi i tij do ta njohë Kosovën shumë shpejt dhe do të hapë rrugë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Pjesë e agjendës së ministrit Hyseni në New York ka qenë edhe takimi me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit. Në një takim të gjatë, ministrat e jashtëm të të dy vendeve kanë biseduar për situatën politike dhe atë ekonomike në Kosovë e rajon, për procesin e njohjes së Kosovës dhe për rezolutën e iniciuar nga Serbia në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Hyseni ka kërkuar që Egjipti të njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur, si dhe të votojë kundër iniciativës serbe për Kosovën. Ai ka ritheksuar se, kjo iniciativë nuk sjell dobi as për vetë Serbinë dhe dëmton marrëdhëniet në rajon, sidomos ndërmjet Kosovës e Serbisë, njofton MPJ.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit i ka thënë ministrit Hyseni se qeveria e vendit të tij po ndjek me kujdes të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Ai, po ashtu e ka përgëzuar ministrin Hyseni për punën e mirë që institucionet e Kosovës kanë bërë për avancimin e dukshëm të pozitës së minoriteteve në Kosovë.

Gheit është shprehur se vendi i tij do të reagojë në kohë të duhur lidhur me çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai ka shprehur besimin e palëkundur se vendi i Kosovës do të jetë në BE dhe rrugë tjetër nuk do të ketë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top