Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Makinat më të shtrenjta



Edhe pse në edicionet e lajmeve dëgjohet çdo ditë e më shumë për krizë ekonomike, ka njerëz që nuk preken pothuajse fare nga kjo gjë. Jetojnë me të gjitha lukset e mundshme dhe mund të mbajnë pa problem edhe nga 5 makina.


Nëse je një nga këto njerëz lexo me kujdes listën e mëposhtme të publikuar nga revista ‘Forbes’ me 10 makinat më të shtrenjta të vitit 2011.

Bugatti Veyron Super Sport – 1200 kuaj fuqi. ثshtë në krye të makinave më të shtrenjta në botë me një çmim rreth 2 milionë euro. Shpejtësia maksimale arrin në 415 km/ dhe arrin nga 0 në 100 për 2.5 sekonda. Harxhon 23.1 litra karburant për çdo 100 kilometra.

Ferrari 599XX – Makina e Maranello-s është e projektuar me teknologjinë e makinave të Formulës 1 dhe është dizenjuar vetëm për cirkuite. 700 kuaj fuqi me një çmim prej 1.5 milion eurosh.

Zenvo ST1 – Një makinë sportive artizanale daneze. Arrin 375 km/h dhe ka 6 marshe që ndërrohen në mënyrë manuale. 1.3 milionë euro.

Koenigsegg Agera R – Makina supersportive që vjen nga Suedia. Nga provat që janë realizuar në vendin nordik kjo makinë ka arritur shpejtësinë 300 km/h për 14.53 sekonda dhe ka xhiruar me këtë shpejtësi për 6.66 sekonda. Cmimi: 1.3 milionë euro.

Aston Martin One-77 – Një makinë elegante britanike që duhet ngarë i veshur me kostum për të mos bërë contrast. 1 milionë euro për makinën me 700 kuaj fuqi.

Maybach Landaulet – Në vend të gjashtë nuk kemi një makinë sportive, por një limuzinë luksoze të markës Mercedes-Benz. Kjo makinë do të zhduket në vitin 2013. 6.17 metra gjatësi dhe gati 2 metra gjerësi vlejnë 1 milion euro.

Pagani Huayra – Makinë italiane me motor Mercedes-Benz dhe me dyer të “huazuara” nga firma gjermane. 700 kuaj fuqi. Kushton rreth 1 milion euro.

Hennessey Venom GT – Një makinë sportive amerikane që arrin 100 km/h për 2.5 sekonda. Për këtë gjë duhet të paguani 765.000 euro.

SSC Tuatara – Makinë potente me 1350 kuaj fuqi. 740 000 euro.

Porsche 918 Spyder – 650.000 euro për këtë mrekulli të Gjermanisë, të prodhuar në Shtutgart.

Top-Channel
 
Pe: Makinat më të shtrenjta

Une per vete kam fiksim Nissan GT-R.. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back