Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Makinat me hidrogjen, gjigandët e automjeteve do bashkëpunojnë

Projektet dhe studimet për të ndërtuar një automjet që të funksionojë me hidrogjen duke shkaktuar zero ndotje ambientit, por edhe për të shmangur varësinë nga nafta, kanë nxitur shumë kompani të prodhimit të automjeteve të ngrenë grupe pune në këtë fushë.

Shiko fotografinë 1730566

Prej vitesh janë kryer qindra testime. Hapa përpara ka patur, por asnjë testim nuk ka qenë bindës për t’u përcaktuar si mjeti lëvizës i së ardhmes. Kostoja e këtyre studimeve u ka marrë cdo vit miliona dollarë kompanive të prodhimit të automjeteve. Këto shuma janë domethënse, sidomos në këtë periudhë krize, kur kërkesa e tregut është tronditur.

Për të përballuar koston e këtyre eksperimenteve, katër gjigandët e prodhimit të automjeteve, Mercedes, Renault, Ford dhe Nissan vendosën të punojnë së bashku. Cfarë do të thotë kjo? Financimi do të ndahet në katër pjesë të barabarta me objektivin që të arrihet një produkt me cmime të përballueshme nga qytetarët brenda vitit 2017.

Me t’u arritur objektivi, që të katër kompanitë kanë të drejtën e shfrytëzimit të tij, ndërsa është rënë dakort që cmimi me të cilin do të hidhet në treg automjeti me hidrogjen të mos jetë më i madh se cmimi i modeleve hibride që shiten aktualisht.

Marrëveshja e këtij lloji mes kompanive që konkurojnë ashpër njëra-tjetrën në tregun global është më e madhja, por jo e para. Vetëm pak ditë më parë, një marrëveshje të njëjtë me objektiv për gjetjen e një formule të përdorimit të hidrogjenit në prodhimin e energjisë për të lëvizur automjetet, u nënshkrua mes BMW-së dhe Toyota-s. /BeratiLive
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back