Makinat, kush perfiton nga amnistia per taksat

Janë njoftuar të gjitha institucionet shtetërore për përfitimin që kanë nga ligji, po kështu edhe 90 për qind e biznesit
Images.jpg
Prej dy javësh, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor po zbaton ligjin për amnistinë fiskale dhe evidencat e para flasin për një interes të madh të qytetarëve. Sigurisht, evidencat reflektojnë edhe një problematike të madhe që ka ekzistuar në parkun e mjeteve që ka vendi ynë dhe që synohet të eliminohet nga ky ligj. Burime nga DPSHTRR sqaruan se në dy javët e para të zbatimit të ligjit janë njoftuar të gjitha institucionet shtetërore për përfitimin që kanë nga ligji, po kështu edhe 90 për qind e biznesit. Informimi i individëve i është lënë në dorë medias, ndërkohë që po planifikohet edhe një fushatë e dytë sensibilizimi, e cila do të bëhet përmes fletëpalosjeve ku synohet që çdo individ të marrë informacionin që i nevojitet për të përfituar nga ligji. PROBLEMATIKAT Që para fillimit të zbatimit të ligjit të amnistisë, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor parashikonte që problematikat që do të haseshin, do të ishin të natyrave nga më të ndryshmet. Zbatimi në fakt ka përforcuar këtë ide dhe tashmë të dhënat e para tregojnë se si institucionet shtetërore, si biznesi ashtu edhe individët kanë pasur të nevojshme një amnisti që do të stabilizonte dhe formalizonte gjithçka. Natyra e problemeve të hasura fillon nga makina institucionesh që u kanë kaluar individëve, por që pronësia figuron akoma e institucionit, tek makinat e dhëna si donacione nga OJF që tashmë nuk ekzistojnë, por që gjithçka faturohet në emër të tyre apo edhe raste të lizingut, ku sërish paraqiten problematika nga më të larmishmet. Të gjitha këto raste po identifikohen dita-ditës dhe po qartësohet edhe panorama se cilët janë përfituesit realë të amnistisë. Zyra juridike pranë drejtorisë po jep asistencën e saj për zgjidhjen e rasteve, ndërkohë që në drejtoritë rajonale janë ngritur edhe komisionet e faljes, sikurse parashikon ligji. KUSH PثRFITON Ligji “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit doganor dhe tatimor” saktësonte se qytetarëve, bizneseve apo institucioneve u faleshin edhe ajo pjesë e taksave që nuk kishin paguar që lidhej me makinat. Këto raste mund të ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga taksa qarkullimi dhe mjeti të papaguara, të cilat ishin marrë si efekt i mosçregjistrimit të mjetit apo edhe gjoba të ndryshme, të marra si efekt i shkeljeve rrugore. Nga evidencat e DPSHTRR-së janë reflektuar raste nga më të ndryshmet që po përfitojnë nga ligji për amnistinë. Kështu, rastet e institucioneve përfshijnë problematikën e mjeteve të shitura tek individët, por që nuk është bërë çregjistrimi i mjetit. Ky mjet figuron në regjistër ende në emër të institucionit dh,e në rast gjobe apo aksidenti, gjithçka i faturohet institucionit.
Me ligjin e amnistisë, kjo mund të rregullohet direkt duke kryer procedurat përkatëse. Një tjetër rast është ai i OJF-ve apo misioneve të huaja që, pasi mbarojnë punë në Shqipëri, i falin si donacion mjetet, por nuk bëjnë çregjistrimin. Gjithçka në fakt i faturohet sërish atyre dhe jo përfituesit të mjetit. Edhe kjo kategori që ka mjete të marra në këtë mënyrë tani mund të përfitojë dhe të kalojë pronësinë mbi vete. Kemi rastet e individëve kur një makinë ka kaluar shitje në dy-tri duar dhe nuk dihet cili është pronari. Edhe për këtë kategori është një moment i mirë që përmes vetëdeklarimit të përfitohet qoftë edhe për rastet e çregjistrimit të një mjeti që nuk e ka më në përdorim. Një rast tjetër që është hasur ka të bëjë me shoqëritë e leasing-ut. Për shembull, një X blerës që ka përfituar një mjet me leasing brenda një periudhe të caktuar mund të ketë transferuar leasing-un tek një tjetër person për arsye të ndryshme, siç mund të jenë pamundësia e likuidimit apo mund të ketë dashur të ndryshojë mjetin apo bankën. Këto janë transaksione ligjore të cilat bëhen nga leasing-u dhe qytetari i parë që e ka pasur mund të mos ketë paguar taksat, ama barra do të bjerë mbi bankën apo qytetarin e dytë përfitues. Edhe për këto raste përfshihet përfitimi nga amnistia.

Përfitimi për emigrantët

Ligji për faljen fiskale duket se favorizon mjaft edhe emigrantët. Të gjithë ata që mund të kenë hyrë brenda Shqipërisë me një mjet apo kanë tentuar t’ia lënë atë bashkëfamiljarëve, nuk ka qenë shumë i thjeshtë. Ndërkohë që, sipas të dhënave të DPSHTRR, një pjesë e mirë e atyre që janë interesuar tani në sportele kanë qenë pikërisht emigrantë. Ligji favorizon të gjithë ata që nuk kanë bërë procedurën e zhdoganimit apo regjistrimit me targa shqiptare dhe që tani mund të bëhet lehtësisht.
Regjistri pasiv


ثshtë menduar që të gjitha ato mjete të cilat janë në territorin e vendit, por që nuk dalin në qarkullim apo kur personi i mjetit ka ndërruar jetë dhe mjeti mbetet pa përdorur, të regjistrohen në atë që do të jetë regjistri pasiv. Në rast se mjeti pas regjistrimit në këtë regjistër do të kapet në qarkullim, atëherë ndaj tij parashikohet që të merren masa shtrënguese, në mënyrë që të dekurajohet përdorimi i këtyre mjeteve, çka përbën shkelje të ligjit.
ikub
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top