Majori shqiptar vdes në Spanjë, transportonte drogë

NOA.al- Një ushtarak shqiptar, pjesëtar i Forcave të Armatosura me gradën major, ka gjetur vdekjen si pasojë e rrëzimit të një avioni, ku udhëtonte bashkë me një person tjetër. Gjatë rrëzimit është zbuluar një ngarkesë droge. Mediat spanjolle raportuan sot se në avion transportohej 1 ton drogë. Ministria e Mbrojtjes ka informuar lidhur me humbjen e jetës së një majori shqiptar në Spanjë, menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme se një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Spanjë.
Kjo ministri bën me dije se Guardia Civil Spanjolle njoftoi se është rrëzuar një mjet fluturues akoma i paidentifikuar, i dyshuar se po merrej me aktivitet të paligjshëm dhe verifikimet paraprake flasin se helikopteri udhëtonte nga Maroku në Spanjë.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

“Si pasojë e rrëzimit të avionit piloti ka gjetur vdekjen. Bazuar në dokumentet e gjetura, mendohet se ky person të jetë shtetasi shqiptar Sokol Feka major, me detyrë instruktor në bazën ajrore të Farkës", - tha dikasteri i Mbrojtjes. "Ministria e Mbrojtjes është duke bërë verifikimet nëse dokumentet e gjetura përkojnë me shtetasin në fjalë. Major Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën major që nga viti 2009”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë. Në vijim shtohet se Feka ka marrë lejen e zakonshme për periudhën 12- 31 janar 2015, por nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për Statusin e ushtarakut në Republikën e Shqipërisë. Pas sinjalizimit për këtë ngjarje përmes një shkresë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar verifikimin urgjent të lëvizjeve të shtetasit Feka, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit. Kodheli: Majori ishte me leje, gaboi Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli duke folur në Kuvend për majorin Sokol Feka, i cili vdiq në Spanjë në një avion të mbushur me drogë që vinte nga Maroku, tha se efektivi i Forcave të Armatosura ishte me leje të zakonshme.

“Majori ka da dalë nga Shqipëria pa leje. Gjithë shqiptarët që janë larguar nga Forcat e Armatosura janë larguar sepse kanë dalë pa leje nga RSH. Gjithçka pas kësaj është një histori nën investigimin spanjoll, e vërteta do dalë. Ndaj ekzistojnë shërbime si Policia Ushtarake dhe shërbime inteligjente dhe si çdo qytetar shqiptar mund të gabojë, siç ka gabuar dhe ky zotëria”, u shpreh Kodheli. Ajo tha se ti vihen epitete shefit të Shtabit të Pëergjithshëm është e patolerueshme dhe fyese, duke sugjeruar që kushdo të matet para se të dalë në konkluzione
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top