Majko: Rezultati të pranohet nga të gjithë

WxP

Staf në FV.AL
Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste, u shpreh për Top Channel se e rëndësishme është që në fund të procesit të numërimit të votave, rezultati të pranohet dhe gjithçka të shkojë qetë. “Cdo kuti duhet numëruar me transparencë dhe në fund t’i japim dorën njëri-tjetrit. Dikush do të fitojë e dikush do të humbasë, por e rëndësishme është që në fund gjithçka të jetë e qetë. Mendoj se të gjithë jemi të tensionuar dhe duam një rezultat që të pranohet nga të gjitha palët dhe të krijojë një lloj shine për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Kjo krizë zgjidhet me një proces të rregullt numërimi”, deklaroi Majko.

Deputeti socialist kritikoi zvarritjen e procesit të numërimit në njësinë nr.5 në Tiranë, duke e konsideruar atë qesharak.

“Këto zgjedhje janë të ngarkuara psikologjikisht për shkak edhe të numërimit që është kthyer në qesharak si në rastin e njësisë nr.5 ku sot janë numëruar vetëm 5 kuti”, shtoi Majko.



Top-Channel
 

Attachments

  • majko-tch.jpg
    majko-tch.jpg
    11.1 KB · Shikime: 20

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top