Majko flet për zgjedhje të reja, LSI: Meta, kryeministër

Guest2

Antarë i Respektuar
Ish-kryeministri Pandeli Majko thotë se Reforma në Drejtësi duhet miratuar, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të reja.

“Sot “Dita D” e Reformës së Drejtësisë.

Nëse nuk duan kompromisin që kemi ofruar dhe ofrojmë.

Nëse nuk pranojnë të shkojmë me alternativa në popull që ai të vendosë me referendum.

Nëse nuk do të pranohen sot zgjidhjet e ofruara nga ekspertiza ndërkombëtare.

Nëse njëra nga këto alternativa nuk ndodh… Shkojmë drejt Zgjedhjeve të Parakohshme pa zgjidhje. Shqipëria hyn në “karantinë” mbi 3 vjecare si shtet i dështuar. Rrugët e integrimit europian të vendit mbyllen. Shoqëria shqiptare do të degradojë në një shoqëri mafioze me apo pa Partinë Socialiste në pushtet.

Përballë këtij realiteti cinik shpresoj të marrë fund alternativa opozitare se partitë duhet të emërojnë dhe kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorët.

Në se reforma nuk votohet për këtë arsye atëherë më mirë një dështim se sa një mashtrim.

Të “kapësh” Shqipërinë me arsyetimin se të tjerë duan të “kapin” drejtësinë është një kalkulim i gabuar politik.

Një Shqipëri e dështuar dhe pronë e politikanëve është një eksperiment i provuar në historinë e vendit tonë.

Shpresoj deri në fund për kompromisin. Shqipërisë i kemi borxh të ardhmen. Zoti na ndihmoftë!” shkruan Majko në FB.

Ndërkohë dy nënënkryetërët e rinj të LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Brahimllari deklarojnë se Ilir Meta do jetë kryeministër në vitin 2017.

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ata thanë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 e gjithë LSI synon atë rezultat, që Ilir Meta të jetë kryeministër i Shqipërisë.

“Nuk është diçka sekrete, por ne të gjithë synojmë që Meta të jetë shefi i qeverisë pas zgjedhjeve”, tha Mehmetaj, e pyetur nga gazetari Qafoku.

Sipas saj, është bindje që LSI do rrisë në mënyrë të ndjeshme votat, rrjedhimisht kjo do të sjellë që Meta do jetë kryeministër.

Sipas deputetes më të re në Kuvend, pika më e dobët e kryeministrit Edi Rama është arsimi, për të cilin sipas saj nuk janë mbajtur premtimet e bëra.

Po cila është arsyeja, ishte pyetja e gazetarit Qafoku dhe përgjigja e Mehmetajt ishte në formë batute: “Rama ka vite që është larguar nga mësimdhënia dhe duke u larguar nga arsimi nuk ka si të jesh koherent me të”.
Mapo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top