Lypësve të vegjël u japin alkool, marijuanë dhe valium

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kore, përfaqësuesi i ARSIS zbardh të vërtetat e tmerrshme të fëmijëve të “rrugës”

zini-kore...-320x290.jpg



Me siguri çdokujt i ka rënë në sy përgjumja, përhumbja dhe rezistenca e fëmijëve që lypin në rrugë, ndaj të ftohtit.

Gjysmë të zhveshur, me rroba të grisura apo të veshur fare hollë edhe në ditët e ftohta të dimrit, është panorama që i ka bërë përshtypje pothuajse kujtdo, që sidomos në këtë stinë të vitit vishet trashë për t’i rezistuar të ftohtit, mirëpo askush nuk ka guxuar të ngrejë qoftë edhe një pikëpyetje të vetme.

A është normale që një fëmijë që kërkon lëmoshë, të qëndrojë i ulur në rrugë a trotuar, gjysmë i veshur, ndërkohë që temperaturat janë të ulëta dhe shiu bie pa ndalim? Si është e mundur që një bashkëmoshatar i tij, në kushte të tjera, vishet trashë nga prindërit, sepse nëse do t’i duhej të shtrihej në rrugë në mes të një shiu të furishëm, do të sëmurej, nuk do t’i bënte dot ballë? اfarë fshihet pas këtyre dy realiteteve të ngjashme në aspektin teorik, ndërsa në atë praktik tërësisht të ndryshme?
Pikëpyetjet e ngritura nga gazeta “Shqip”, pas këmbënguljes së vazhdueshme me përfaqësues të shoqatave që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në vend apo me institucionet që kanë tagrin ligjor për të mbrojtur fëmijët në situatë rruge, kanë më në fund një përgjigje.

Drogat dhe arsyet

“Konstatimi juaj është absolutisht i drejtë. ARSIS, organizata shoqërore pwr përkrahjen e te rinjve, e cila operon në këtë fushë prej vitit 2005 edhe në Shqipëri, ka evidentuar rast pas rasti këtë fenomen, që më shumë sesa shqiptar, konsiderohet botëror, ndonëse prej vitesh është kthyer në trend edhe në vendin tonë.
E rëndësishme është që konstatimet tona kanë shkuar përtej, duke arritur të provojmë dhe dokumentojmë një të vërtetë të hidhur: Drogimin e qëllimshëm të fëmijëve në situatë rruge nga prindërit e tyre. Nga verifikimet tona në terren gjatë gjashtë viteve të fundit, rezulton se grupmoshat e fëmijëve që shfrytëzohen nga prindërit janë të ndryshme, ndërsa arsyeja thelbësore e përgjumjes, përhumbjes apo rezistencës që kanë ndaj të ftohtit, në radhë të parë ka si shkak urinë. Të qenët i pangrënë për kohë me radhë ul rezistencën e individit për të qenë i fortë, energjik. Abuzimi fizik dhe psikologjik është një tjetër arsye e rëndësishme. Ndërsa edhe më e tmerrshme, është kur mungesës së vazhdueshme të ushqimit, bashkëngjitur dhunës fizike e mendore, i shtohen qëllimshëm edhe doza të drogave të lehta, siç janë: nënproduktet e naftës, alkooli apo edhe përdorimi i pilulave qetësuese, që të vënë në gjumë”, shpjegon për gazetën “Shqip” Zini Kore, përfaqësuesi i ARSIS për Shqipërinë.

Ai thotë se të vegjëlve të grupmoshës 0-1 vjeç, u hedhin në shishen e biberonit, përveç qumështit ose ujit edhe alkool, nga ai më i liri, që nuk u rëndon xhepave të prindërve që lypin, ndërsa përdorin edhe fëmijët po për të ushtruar këtë lloj aktiviteti. Fëmijëve të moshës 2-5, 6 vjeç u japin pilula qetësuese, kryesisht valium, në doza të papërcaktuara, derisa t’i vënë në gjumë të thellë.

“Valiumi është një nga pilulat që përdoret në masë. Nënproduktet e naftës si acetoni, dilyent, të cilat merren nëpërmjet hundës, kanë efekt të menjëhershme nëse fëmija i thith fort me hundë derisa të mpihet i tëri. Fëmijët që lypin nga mosha 5 vjeç e sipër thithin marijuanë nëpërmjet cigares. Të gjitha këto forma përdoren nga prindërit për tri qëllime kryesore: Për të nxitur mëshirën te qytetarët, të cilët kur i shohin në gjumë u falin më shumë lekë; për t’i ulur rezistencën fëmijëve, që të mos kenë fuqi të kundërshtojnë qëndrimin në rrugë; si edhe për t’i gjetur aty ku i lënë, sepse ai fle gjatë gjithë kohës, ndërsa prindi ka kohë për të mbaruar punët e veta personale. Këto janë arsyet pse fëmijët në rrugë i sheh të flenë për orë të tëra në rrugë, pa bërë zë, pa reaguar. Drogat që ata marrin i bëjnë të pavetëdijshëm, përndryshe ata fëmijë nuk do t’i rezistonin dot të qëndruarit jashtë në ato kushte. Kjo është e vetmja mënyrë”, tregon Kore.

Origjina

Mësohet se prindërit që shfrytëzojnë këta fëmijë për të kërkuar lëmoshë, rrugëve të kryeqytetit, por jo vetëm, i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian. Sipas të dhënave të ARSIS, rezulton se të gjitha familjet që dalin për të lypur, ndërsa detyrojnë edhe fëmijët të kryejnë të njëjtit aktivitet, pa dëshirën e tyre, janë në lëvizje, ndryshe “shëtitëse”, pa një vendndodhje. Pjesa dërrmuese e tyre pa një strehë ku të flenë e zgjohen, pa identitet, për rrjedhojë pa të drejta për të përfituar shërbime si të tjerët.

“Numri më i lartë i këtyre familjeve, të pozicionuara në Tiranë, kryesisht në periudhën e dimrit, vijnë nga fshati Driz, në qytetin e Fierit. Të tjerët janë nga Berati, Elbasani, Fushë-Kruja dhe një numër i vogël nga Shkodra. Ndërsa ata që janë me banim në Tiranë, i përkasin kryesisht zonës së Kinostudios, Shkozës, landfillit të Sharrës dhe Liqenit Artificial. Duke qenë individë në lëvizje, ata zgjedhin që në periudha të ndryshme të vitit të transferohen në vende e zona të caktuara, për të rritur të ardhurat e tyre nëpërmjet lypjes. Në dimër këto familje zgjedhin qytetet e mëdha, kryesisht Tiranën. Në verë ato preferojnë zonat bregdetare, duke qenë se popullimi është i madh dhe mundësia për të fituar lekë po ashtu më e madhe. Ditëve të diela ata i sheh te varrezat, sidomos gjatë varrimeve, sepse e kanë kuptuar që njerëzit në raste si këto janë më të ndjeshëm dhe falin më shumë. E njëjta praktikë ndodh me muajin e Ramazanit apo ditëve të të tjera festive, si Krishtlindje, Pashkë”, thekson përfaqësuesi i ARSIS për Shqipërinë.

Rastet


Kore argumenton se organizata ARSIS operon vazhdimisht në terren jo vetëm për të konstatuar rastet, por për gjetjen e një zgjidhjeje për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në rrugë. Ai madje tregon edhe një nga rastet me të cilin është përballur së fundmi, i cili pavarësisht angazhimit për t’i dhënë zgjidhje, dështoi për shkak të paaftësisë së përfaqësuesve të drejtësisë, që nuk e ushtrojnë detyrën në përputhje me ligjin.

“Në një nga zonat më në zë të kryeqytetit, shihnim vazhdimisht një fëmijë në gjendje gjumi të vazhdueshme. Pas analizave tona, verifikuam që fëmija në fjalë shfrytëzohej nga prindërit për të lypur, por më keq akoma ai drogohej rregullisht nga ata. Shishja e biberonit të tij përmbante alkool. Iu drejtuam menjëherë policisë, prokurorisë dhe më pas Gjykatës së Rrethit Tiranë për të kërkuar urdhër mbrojtjeje për vogëlushin. Paralelisht punonjësit e ARSIS të shoqëruar nga disa policë dërguan në shtëpinë e fëmijës djalin. Mirëpo, duke qenë se prindërit e fëmijës nuk u paraqitën asnjëherë në seancat gjyqësore, Gjykata ndaloi shqyrtimin e çështjes. Për rrjedhojë prindërit morën fëmijën dhe e detyruan të dilte sërish në rrugë. Kjo është shkelje flagrante e strukturave të drejtësisë, e cila vepron në mospërputhje me Kodin e Familjes, madje nuk e njeh fare atë.
Mosfunksionimi i hallkave të këtij zinxhiri të rëndësishëm, rrezikon edhe më shumë jetën e këtyre fëmijëve, që fillimisht përdoren nga prindërit qëllimshëm, ndërsa më pas nuk përfillen as nga organet përgjegjëse, qoftë edhe kur rastet referohen, duke i lehtësuar një pjesë të punës së tyre”, shtoi përfaqësuesi i ARSIS për Shqipërinë
.
g.shqip
 
Titulli: Lypësve të vegjël u japin alkool, marijuanë dhe valium

Sa te varfer ne shpirt e ne mendje, kot qe ti gjykosh prindrit e tyre as kafsh su thua dot, e kafsha te voglin e saj e ruan e mbron !
Eshte detyre e shtetit te mendoj per ta , po dhe shteti eshte me kafsh se vet prindrit e ktyre femijeve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top