Lushnje, grinden për parkim, vdes 24 vjecari

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
LUSHNJE- Vdiq sot në spital 24 vjecari nga qyteti i Lushnjës u cili u plagos me armë zjarri mbrëmë në fshatin Cermë. Dorian Muca ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Lushnjes për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Cermë të Lushnjes, kur pas një sherri banal për parkimin e automjetit në sheshin qëndror të fshatit, 45 vjecari Artur Tusha ka marrë në shtëpinë e tij armën automatik dhe ka qëlluar brenda në lokal. Nga të shtënat është plagosur rëndë Dorian Muca ndërsa të pranishmit e tjerë kanë shpëtuar nga breshëritë e plumbave. Policia arreston të dyshuarin si autor, Artur Tusha.

(s.g/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top