Lumturimi, aktivitete pa Nënë Terezën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Lumturimi i Nënë Terezës, Berisha: Për eshtrat, s'ka vendim pozitiv nga India


TIRANث - Sot, në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, Kryeministri Berisha, së bashku me bashkëshorten vizitoi misionin e motrave të Urdhrit të Nënë Terezës në Tiranë, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për këtë figurë të madhe të kombit shqiptar dhe të mbarë njerëzimit.

Lidhur me debatin e hapur sëfundi, për riatdhesimin e eshtrave, Kryeministri i shpreh se "kërkesa ime është thjesht njerëzore, sepse kam bindjen se, çdo njeri do të donte të prehej pranë familjes, por nuk mund të them se do të ketë një vendim pozitiv nga autoritetet indiane, sepse ky është një vendim i vështirë". Më tej, Berisha sqaroi se nuk do të ngulmonte shumë në kërkesën e tij, sepse Nënë Tereza është një simbol që bashkon kombet, ndaj s'mund të shndërrohet në një kundërshti midis dy vendeve.Shekulli
 
Lumturimi, aktivitete pa Nënë Terezën
Programi​
Për të gjashtin vit, Dita e Lumturimit të Nënë Terezës te ne përjetohet si festë kombëtare. Për institucionet shtetërore është ditë pushimi. Gati e tillë ka qenë ndër vite edhe për institucionet kulturore. Herë është lajmëruar tek-tuk ndonjë aktivitet, e herë jo. Sivjet, nga Ministria e Kulturës, përmes postës elektronike, është shpërndarë një program aktivitetesh që do të mbushin ditën e sotme. Janë aktivitete që do të organizohen nga institucionet kulturore-artistike në varësi të Drejtorisë së Arteve dhe Letrave pranë MTKRS-së, kushtuar ditës "Shën Tereza e shqiptarëve". Ndjeshmëria ndaj kësaj dite sivjet duhet të jetë rritur meqenëse deklarimi i Kryeministrit Berisha për sjelljen e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri e ka mbajtur të ndezur debatin mbi këtë figurë. Por mjafton t‘i hedhësh një sy programit të ditës së sotme dhe kupton se pjesa më e madhe e tij është mbushur me aktivitete që institucionet i kanë programuar që herët si pjesë e sezoneve të tyre artistike. Parë më hollë, shfaqjet e tyre nuk kanë ndonjë lidhje me figurën e Nënë Terezës e as nuk sjellin në vëmendje punën e madhe si bamirëse kushtuar të varfërve dhe njerëzve në nevojë, siç do të duhej të kishte ndodhur në një program aktivitetesh të menduar mirë për këtë ditë. Kështu në Teatrin Kombëtar do të shfaqet edhe sot në mbrëmje "Banorët e katit të V-të", vepër e dramaturgut shqiptar Kin Dushi, i dënuar nga diktatura. Premiera e kësaj vepre, konkurruese në Festivalin Teatror të të Rinjve u shfaq të shtunë e të diel. Teatri i Operës dhe Baletit paradite do të organizojë një koncert me pjesë të zgjedhura klasike në hollin qendror të institucionit, në të cilën do të interpretojnë solistët më të mirë të TOB-it. Në mbrëmje do të vazhdojë opera "Porgy and Bess" që do të vazhdojë të shfaqet deri më 22 tetor. Galeria Kombëtare e Arteve do të hapë dyert falas për vizitorët për të parë ekspozitat ekzistuese në këtë institucion të artit pamor ashtu sikurse veprohet edhe në ditën e muzeve. Arkivi Qendror i Filmit do të rreket t‘i afrohet figurës së Nënë Terezës përmes tre dokumentarëve, edhe këta prodhime të shfaqura më parë. Në datën 16 tetor për nxënësit e shkollave të mesme është projektuar në sallën e kinemasë filmi dokumentar "Nënë Tereza", prodhim i DEA Film, me financim të QKK dhe TVSH me regji të Kujtim Gjonajt, ndërsa nesër, po në orën 12:00 do të shfaqet filmi dokumentar "Aleluja!", prodhim i Albafilm Studio i vitit 1992 me regji të Kristaq Mitros dhe në vazhdim dokumentari "Kardinali i parë shqiptar" mbi figurën e Mikel Koliqit me regji të Rikard Ljarjes. Për këtë ditë duket se më qartë ka menduar Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve që do të organizojnë një shfaqje për fëmijë që do t‘i kushtohet kësaj dite, do të performojë një repertor të larmishëm të këngëve për fëmijë, balet klasik, valle tradicionale dhe poezi kushtuar punës dhe veprës së kësaj shenjtoreje, ndërsa piktorët e vegjël, të frymëzuar nga puna dhe figura e Nënë Terezës, do të hedhin në telajo piktura në formate të ndryshme në ambientin para Teatrit të Kukullave. Me kaq do të mbyllet dita "Shën Tereza e shqiptarëve". Duket se është një sëmundje e hershme shqiptare që personalitetet i shfrytëzojmë kur na duhen për emrin e tyre se sa i nderojmë për ato që kanë bërë.

ol.li
 
"Vegimi i Nënë Terezës që më nxiti të shkruaja"
Anton Nikë Berisha​
Oliverta Lila​
Nënë Tereza për të është një frymëzim i vazhdueshëm. E quan fryt poetik i një vegimi vëllimin e fundit që i ka kushtuar bamirëses. Anton Nikë Berisha e thërret çdo herë Nënë Tereze. I ka kushtuar vargje të tëra pranisë së saj tek ai, jo vetëm si shkrimtar, por edhe si njeri që i përulet forcës së besimit. "Ujvarë drite në zemër" (Katërmbëdhjetë pamje të hirit hyjnor të Agnes Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Tereze) titullohet vëllimi poetik, që "Argeta LMG" e hedh në qarkullim sot, në ditën e Lumturimit të saj. Gjashtë vjet më parë, më 19 tetor të 2003-shit, Papa Gjon Pali II lumturoi gruan veshur me sarin e bardhë me shirit blu, që ia kushtoi jetën e saj njerëzimit. Botimi i këtij libri përkon edhe me një tjetër përvjetor, të 30-in e vlerësimit të Nënë Terezës me çmimin "Nobel", më 1979. Anton Nikë Berisha, profesori i letërsisë shqipe në Universitetin e Kalabrisë, ia beson një vegimi gjithë nxitjen e tij për të shkruar në vargje. "Gjatë punës së hartimit të romanit tim me titull pune "ثndrra e erës - Në qytetin e të gërbulurve të Nënës Tereze", në një çast përsiatje të thellë, përjetova një vegim që më erdhi si vrushkull ndriçimi i syrit të mëngjesit. Nuk ishte gjë e pazakontë. Gjatë krijimit të një vepre poetike ndodhin shpesh dukuri të parëndomta, siç është i parëndomtë edhe vet akti krijues. Pse ndodh kështu asnjëherë nuk mund të sqarohet deri në fund. Në vegim e pashë Nënën Tereze me një buzëqeshje ëmbëslore. Pastaj, si një vistrak ujëvarash ndriçimi, zura t‘i dalloja katërmbëdhjetë pamjet e hirit hyjnor të saj, që këmbeheshin e ndiqnin njëra-tjetrën, si ndalimet e Krishtit deri te vendi i kryqëzimit", shkruan autori në parathënien e vëllimit poetik. Berisha është marrë gjatë me figurën e Nënë Terezës. "Nëna e dritës", "Shën Pali dhe Nënë Tereza", "Testamenti shpirtëror i Nënës Terezë, "Thelbësorja e besimit dhe e lutjeve të Nënës Terezë", "Errësira dhe vuajtjet shpirtërore të Nënës Tereze përligje e hirit të Hyjit dhe e hyjnimit të saj", janë disa vëllime të tjera që shkrimtari i ka kushtuar bamirëses. Sot, në të gjithë botën do të kujtohet gruaja shtatshkurtër. Përmes lutjesh, këngësh apo edhe aktivitete. Anton Nikë Berisha ka zgjedhur vargjet. "Vegimi që më erdhi, u lëshoi pastaj vendin përsiatjeve dhe një pune të gjatë për të rikujtuar e ndërtuar gjithë atë që pashë ose që kam mundur ta shoh në atë këmbim magjeps të pamjeve, në të cilat Nëna Tereze u shfaq me përvujtësinë dhe çiltërinë e saj të pashembullt. Puna dha këtë fryt të përvuajtur, që po del në dritë, përballë punës së madhërishme dhe flijimit të jashtëzakonshëm në Nënës, Shenjtëreshës së gjallë, siç u quajt që në të gjallë të saj", thotë më tej shkrimtari. Fjalët që ajo vetë ka lënë në të shkruar janë një referim i vazhdueshëm për Berishën, për të kuptuar flijimin e kësaj gruaje. E po ashtu fjalët e saj thënë atit Edward Le Joly pasi kishte mbaruar së lexuari dorëshkrimin e tij "Nëna Tereze dhe Misionaret e Dashurisë": nëse ky libër nxit qoftë dhe vetëm një person që ta përmbushë një akt të dashurisë së Zotit, do ta paguante barra qiranë që e ke shkruar", shërbejnë si ngushëllim për Anton Nikë Berishën dhe punën që ka bërë.
 
Lumturimi i Nënë Terezës, Berisha: Për eshtrat, s'ka vendim pozitiv nga India


TIRANث - Sot, në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, Kryeministri Berisha, së bashku me bashkëshorten vizitoi misionin e motrave të Urdhrit të Nënë Terezës në Tiranë, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për këtë figurë të madhe të kombit shqiptar dhe të mbarë njerëzimit.

Lidhur me debatin e hapur sëfundi, për riatdhesimin e eshtrave, Kryeministri i shpreh se "kërkesa ime është thjesht njerëzore, sepse kam bindjen se, çdo njeri do të donte të prehej pranë familjes, por nuk mund të them se do të ketë një vendim pozitiv nga autoritetet indiane, sepse ky është një vendim i vështirë". Më tej, Berisha sqaroi se nuk do të ngulmonte shumë në kërkesën e tij, sepse Nënë Tereza është një simbol që bashkon kombet, ndaj s'mund të shndërrohet në një kundërshti midis dy vendeve.Shekulli

i ka sherby kaq shum shtimit te popullates jevgo-indiane nane tereza sa qe ciganet e indise jane gati te djegin veten per te, e jo me te lejojne eshtrat te vijne ne shqiperi.

imagjino 1 miljard indian sikur vetem te ulurasin e frikesojne gjith europen jo me per shqiperine qe vetem me dhembe qe nuk kane lare asnjehere na cfarosin.lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top