Luke Kaçaj: Letra e fundit...

alfonci

Veri investigatio
Mësojeni kohën të mos hajë bijtë e vet”. Ndërsa jam ndeshur për herë të parë me këtë shprehje kam bërë pyetjen se: “Cili a kush mundet ta mësojë kohën të mos hajë bijtë e vet”? Ende nuk e kam marrë një përgjigje edhe pse kohët e mendimit të lirë janë shtruar në sofrën shqiptare. Kjo shprehje lundron në ujrat e mendimeve të mia, kur ndeshem me emrat e tre të mëdhenjve të kulturës sonë. Ata janë basi dhe ish studenti françeskan Luka Kaçaj, i lindur në Bajzë – Aliaj të Malsisë së Madhe, në 1924; piktorin dhe ish studentin françeskan Lin Delija, i lindur në Shkodër, në 1925/1926; shkrimtarin dhe fraçeskanin At Zef Pllumbi, i lindur në Renc të Lezhës në 1925/26. Rënditja e emrave të tyre është zgjedhur e tillë në arsye të ditës së lindjes dhe në arsye të fakteve që At Zef Pllumbi i ka lënë të treguara e të shkruara.

Mbase më këtë shkrim tentoj t‘i jap përgjigje pyetjes sime. Nuk‘di a do mundem t‘ja dal mbanë.

Le ta nisim nga Italia, toka përball detrave Jon dhe Adriatik. Le të vlerësojmë se çfarë dinë të bëjnë njerëzit e saj. Disa prej të cilëve kanë vendosur t‘i kalcifikojë në traditë kulturore veprimtaritë dhe tre emra të personaliteteve shqiptare. Udhëtimi im i dijeve në këtë njohje filloi në vitin 2002, kur u përurua Muzeu “Lin Delija e Carlo Cesi”. Lin Delija, emër shqiptar që arrin të të bëjë krenar, pasi është ndër të parët personalitete të artit dhe të besimit fetar, që një vend i huaj i kushton vemendje deri në ngritjen e një muzeu. Kjo do të thotë shumë si në vlerësimin kombëtar ashtu dhe në atë artistik. Më pas deri në ditët tona kanë ndodhur shumë ngjarje. Në emër të Kaçajt, Delijas dhe Pllumbit, Shoqata Kulturore Italiane “Lin Delija – Carlo Cesi”, me datë 18 Tetor 2008, në Antrodoco organizoi një takim bashkiak, kulturor dhe vlerësues mbi kalvarin e vështirësive të jetës së tyre. Në këtë takim Luka Kaçaj zuri një vend nderi. Përfaqësia italiane cilësoi se vlerat e artit dhe të besimit të Kaçajt, Delijas dhe Pllumbit janë të lidhura ngushtësisht me këtë qytet të pastër, plot ajër e ujë në këmbët e malit Giano. Përfaqësuesit shqiptar deputet dhe bashkiak i‘u dhanë atyre falenderime dhe besimin për një binjakëzim ndërmjet bashkive, Antrodoco e Rietit dhe Bajzë e Lezhës.

Ata ishin tre shqiptarë verior, me tre veprimtari intelektuale në fushat e artit dhe të besimit. Ata ishin bashkëkohës dhe bashkëstudentë të Kuvendit Françeskan “Gjuhadoli” të Shkodrës. Në mesin e viteve `30 të shekullit të shkuar mësuan dhe u edukuan me përkatësinë e besimit fetar dhe me njohuri enciklopedike shkencore dhe artistike. اdo njëri prej tyre u rrit si françeskan, por u edukua në talentin e vet. Ishin miq ndërvedi dhe jeta e rëndë e persekutimit, e burgut dhe e arratisjes i ka lidhur pazgjidhshmërisht edhe pse u ndanë prej njëri-tjetrit dhe u gjendën në rrugë, në vitin 1946, kur besimi komunist filloi të zëvendësonte të gjitha besimet e tjera, kur forcat e tij shkatërruan Kuvendin dhe shkollën e tyre. Nuk u takuan më pas kësaj ngjarje. Takimi i tyre ndodhi pas viteve `90, por kalvari i jetës plot shqetësime nuk arriti të tretej edhe në demokraci.
 
Disa nga faktet të informojnë se Lini jetoi mes antrodokanëve italianë. Ata u kujdesën deri në vdekjen e tij, në vitin 1994. Ata i përballuan varrimin. E kujtojnë sot në çdo përvjetor. I kanë ngritur një muze në emrin e tij dhe është një muze i mrekullueshëm, i vendosur në mjediset e Muzeo Nell‘ Antico Convento di Santa Chiara, in Via Roma në Antrodoco. Në fillim të viteve ‘90 erdhi disa herë në Shqipëri dhe në Shkodër kishte planin e tij për të pikturuar Kishën e Madhe. E prezantoi planin dhe nuk kërkoi asnjë shpërblim. Askush nuk e dëgjoi. Në muzeun e bibliotekës së Kuvendit të rihapur “Gjuhadoli”, në Shkodër, ekspozohen 34 vepra të tij. Një fakt që At Zef Pllumbi e thotë me shumë kënaqësi. Në muzetë dhe galeritë laike të Shqipërisë nuk i është ekspozuar asnjë punim edhe pse i ka dërguar vendit të tij në vitin 2004 një koleksion prej 26 veprash. Në vitin 2006, në emër të tij u deklarua nga Shoqata kulturore “Lin Delija – Carlo Cesi” se do të dhurohej një pikturë e tij kushtuar portretit të Gjergj Fishtës, e vitit 1979, me përmasa 152 x 103 cm. Askush nuk e mori përsipër ta materializonte aktin e dhurimit apo të ulej në bisedime edhe pse pala shqiptare nuk do të kishte asnjë shpenzim.

Vepra sot është pronë e një kishe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takimet e mia të herë pas herëshme me At Zef Pllumbin mësova mbi lidhjet e të treve. Mësova rreth dijeve dhe rreth respektit që kishin ndërmjet vedit. Mësova rreth kodit të tyre fetar, rreth kodit të respektit intelektual. Nëse Lin Delija do të arratisej dhe do të vuante për rreth 8 vite në tokën socialiste të ish Jugosllavisë e më pas do të arratisej përsëri prej saj drejt Italisë, ku gjeti prehjen e vet artistike, i madhi Luka Kaçaj dhe i dituri At Zef Pllumbi do të jetonin në Shqipëri. Ata nuk e meduan se toka mëmë mund të kthehej në një ferr të vërtetë për jetën e tyre. Luka Kaçaj ishte i talentuar, kishte një zë që trondiste këdo që e dëgjonte. Në kuvend, Lini pikturonte dhe Luka këndonte. Ai shquhej për një zë krejt të veçantë dhe të padëgjuar ndonjëherë. Lini e merrte model Lukën e Luka e merrte si zë të dytë Linin. At Zef Pllumbi kujton se: “Fiziku dhe koka e tij ishin një mrekulli e Lini dëshironte, që personazhet e shenjtëve t`i ngjanin Lukës. Punonin bashkë, rrokeshin e kapeshin. Luka bënte shaka e Lini ishte i sertë. E më pas zërat e tyre bëheshin bashkë dhe i gjithë kuvendi oshëtinte prej dy zanave të burrave të rinj, që i`u këndojshin shtojzovalleve”.

Unë, vet, e kujtoj për disa kohë pedagogun dhe baritonin Luka, që kishte të gjitha cilësitë e një malësori aristokrat verior, ashtu siç shkrimtari kroat dhe miku i shqiptarëve Milan Shuflaj do t‘i përshkruante në librin “Serbët dhe Shqiptarët”. Mirësinë e të cilit e zbuluan sërbët dhe e vranë në vitin 1931. Luka studioi operistikë në Konservatorin rus “اajkovski”. Mori prej andej të gjitha lavdet që mund të ketë marrë çdo këngëtar i madh i operave klasike. E quajtën mjeshtër, bariton me vlera universale. Këndoi në teatrot operistikë rus. U kthye në atdhe me një opinion të papërsëritshëm për askënd tjetër. Këndoi në operan shqiptare. Disa studentë të kantos patën fatin ta kishin pedagog. Në vitin 1965 e ftuan të këndonte në Balshoj Teatër dhe shteti shqiptar nuk e lejoi. Edhe sot, të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm e të rrjeshtuar në hyrje të Akademisë së Arteve në Tiranë, në vitit 1974, do ta kujtojnë si fatin e tyre të keq, memorizimin e arrestimit të gjigandit të zërit. Ai mbante mbi supe pallton e tij dhe duart para të prangosura si armik i popullit. Cili e di arsyen le ta shkruaj. Mjeshtri i madh, zëri i të cilit mpakte emocionalisht çdo dëgjues në skenë, nuk mund të ishte aspak armik i popullit. A do mundet ndokush t‘kërkoj falje për të? Ai vuajti mjediset e burgjeve. Doli prej andej i dërmuar. Të gjithë do të mbajnë mend lotët dhe rrudhjen e portretit të tij, kur po i afrohej varrit të Anës së tij të bukur dhe besnike. Vdiq në vitin 2001 dhe dëshiroi të varrosej në varrezat e periferisë së Kurbinit. Luka, nuk e ka portretin në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit. Luka, nuk ka ende asnjë shenjë memoriale, që publiku shqiptar të mund ta kujtojë. Lë të kujtojmë se Luka në 18 tetor 2008 u kujtua për zërin e tij, për besimin e tij në Antrodoco. Zërat e “Scuola Cantorum” kënduan në nder të vlerës së tij muzikore.
 
Duke u kthyer përsëri në Antrodoco kam arritur të memorizoj prej 10 vitesh, nëpërmes fakteve të shkruara dhe të prekura drejtëpërsëdrejti shumë veprime, që pa frikë do t‘i quaja veprime të madhërishme të qytetarëve italianë, ndërmjet tyre Armando Nicoletti, këshillues kulturor pranë Bashkisë së Antrodokos, njohës, koleksionues i veprës së Lin Delisë, mik i Kaçaj dhe i At Zef Pllumbit, iniciator i veprimtarive kulturore, që lidhen me personalitetet shqiptarë Kaçaj, Delija dhe Pllumbi; Maurizio Faina prej disa herësh Kryetar i Bashkisë së Antrodocos dhe mbështetës i fuqishëm i faktit dhe i kulturës shqiptare në këtë zonë; Guseppe e Fabio Grassi, i pari mik i Kaçajt dhe i dyti, Kryetar i Shoqatës Kulturore “Lin Delija e Carlo Cesi”, ish student i tij në Akademinë e Via Mentucia-s. Këta banorë, të një qyteti të vogël, në periferi të Romës, të cilët nuk mund ta kuptojmë më jetën e tyre, nëse nuk arrijnë të promovojnë tre figurat tona shqiptare, n‘a japin shëmbullin më të mirë se si duhet të respektojmë edhe ne personalitetet tona. E thënë kështu, shija është paksa e hidhur, kur mendon se vendi ynë Shqipëria nuk ka arritur ende të zbulojë plotësisht vlerat e tyre, nuk ka arritur ende t‘ju japë vendin e merituar dhe për këtë flasin shumë fakte.

Në Galerinë Kombëtare të Arteve në vitin 2002 erdhi një ftesë nga Bashika e Qytetit të vogël Antrodoco, të provincës Rieti, në rajonin e Lazios. Ajo e njoftonte Galerinë të ishte prezente në përurimin e veprimtarive në nder të Lin Delisë. Një komunikim i tillë nuk u vendos. Më pas erdhi një ftesë e dytë, në vitin 2004, që ftonte Galerinë Kombëtare të Arteve, në Tiranë, të ishte presente në përurimin e librit të artit kushtuar Lin Delisë, me titull “Lin Delija- All`incrocio degli Sguardi” të autorëve Roberto Bua, arkitekt dhe ideator i Muzeut “Lin Delija-Carlo Cesi” dhe historianes së artit Silvia Cuppni, njohëse në thellësi e veprës së tij. Kjo ftesë vendosi lidhjen e parë, për fat të mirë timin dhe të Galerisë me Lin Delinë. U prezantua një libër arti model, me një koncept bashkëkohor dhe ku evidentohen dy anë të artit të Delisë. E para e lidh me thënien e tij: “Mendimi im është arti i shenjtë” dhe ana e dytë i përket të gjithë krijimtarisë, e cila lidhet me shprehitë ekspresive të temave nga jeta e përditshme. U ktheva nga Antrodoco me vrullin, për të zbuluar jetën dhe krijimtarinë e Delisë në tokën shqiptare, në Shkodër në kohën e kuvendit dhe arrita të takoj të gjithë njerëzit që e kishin takuar dhe të afërmit e tij. Nga ky kërkim kam përgatitur një material shumë interesant të jetës së tij të panjohur dhe kam zbuluar disa cilësi artistike që e pasurojnë mendimin për të. Mendova se do të mundësohej botimi i një libri, pasi ndërhyri dhe At Zef Pllumbi, që më ka dhënë një intervistë të mrekullueshme. Por kjo nuk ndodhi dhe ende nuk ka ndodhur. Një libër për Delinë ende nuk duan ta financojnë, edhe pse kam aplikuar. Në vitin 2005, Shoqata në Antrodoco organizoi një veprimtari shumë të zgjeruar për Lin Delinë, ku integrohen ekspozime të krijimtarive të ish studentëve shqiptarë të Lin Delisë, që kishin emigruar drejt Italisë, pas viteve `90. Prilli i 2005 i takoi skulptorit shqiptar Genti Tavanxhi. Nuk është kjo shumë e rëndësishme për këtë shkrim, se sa kopja e një prej letrave të fundit që mund të ketë dërguar Luke Kaçaj, të cilën ma dha Armando Nikcoletti, të cilin kultura shqiptare duhet ta vlerësojë maksimalisht.

Letra i drejtohet në adresë Armando Nicoletti-t, të cilin e qujnë dishepull i Lin Delisë. Kush e njeh do të thotë se është plotësisht një përcaktim i drejtë. Ajo është nisur me datë 11. 01. 97 nga Shkodra dhe ka mbritur me 17. 01. 97 në Atrodoco. ثshtë një letër ambigue. ثshtë një letër ngushëllimi ndër dy krahët. Me mirësjellje ai ngushëllon babin e Giuseppe Grasit dhe me keqardhje i tregon atyre se ka nevojë të ngushëllohet për jetën e tij të vështirë e që nuk ka më shpresë në Shqipëri.

Teksti i letrës:

“…Ju kërkoj falje që nuk ju kam shkruar prej disa vitesh, por detyrohem t`ju them se në jetën time nuk kam qenë korrekt për sa i përket korrespondencës. Gjithmonë do të jeni të respektuar dhe të paharruar për mua, Ju Luciana dhe Guseppe Grassi. Ju nuk keni humbur vetëm burrin dhe babin tuaj, por dhe një njeri të pazëvendësueshëm…duhet të më besoni që dhe unë jam hidhëruar thellësisht. Në këtë rast të dhimbshëm merrni të gjitha ngushëllimet e mia më të sinqerta…

Jam i sigurtë që dëshironi të dini diçka rreth meje. Kanë kaluar tre vjet që jam kthyer në vendin tim. Ende deri më sot jam duke u endur si një nomad, për rreth katër qyteteve, ku banojnë miqtë e mi, sepse nuk më kanë dhënë ende shtëpinë time. Nuk e di ende se kur do të ma japin, që më në fund dhe unë të gjej pak qetësi. Në këtë moshë pothuajse 72 vjeçare është shumë e vështirë të jetosh në këto kushte. Si pasojë kam qenë shumë i sëmurë dhe sinqerisht ju them se kam menduar që ka ardhur çasti i vdekjes sime. ثshtë kaq e vërtetë sa kam thërritur priftin të më japë sakrimentet e shenjta. Më vjen keq sepse kam konstatuar që edhe në praninë e qeverisë së tanishme nuk pres asgjë të mirë, sepse është një rregjim i gjithi neokomunist. Kënaqësia ime më e madhe në këto tre vitet e fundit ka qenë inagurimi i Kishës së Fretërve Françeskanë, ku kam filluar të këndoj që kur kam qenë fëmijë dhe që ka qenë transformuar nga komunistët në një kinema. Në koncertin e organizuar, për këtë rast, me datë 28 tetor, kam kënduar romancën e Fieskos nga opera Simone Boçanegra të Guseppe Verdit.
Për mua ishte një gëzim i madh, kur mora letrën prej teje, i dashuri im Armando. Të falënderoj që më kujton. Prej më se 35 vitesh jam duke pritur me ankth çastin e lehtësimit të dhimbjeve të mia. Nuk e di kurdo të jetë. Me fantazinë time të sëmurë kam konstatuar dhe parë rrudhat e zemrës time, që janë thelluar shumë.
Me respektin më të madh dhe mirënjohjen e tellë. Luka Kaçaj.

Nga kjo letër mësojmë se si koha i ka hangër bijtë e saj. Ajo nuk na paralajmëron ende sesi ta mësojmë kohën të mos hajë bijtë e saj.

Suzana Varvarica Kuka , MILOSAO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top