Luhet sot Shqipëri-Suedi. Në stadium, 15 mijë tifozë

CoNNecT

Administrator
[FONT=&quot]Vetëm pak minuta na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Suedisë që do të shënojë edhe fillimin e aventurës shqiptare në eleminatoret e Botërorit 2010. Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” është gati për të pritur këtë sfidë, teksa policia ka bllokuar të gjitha hyrjet që të çojnë drejt tij. Për arsye sigurie, asnjë makinë nuk është lejuar të parkojë në sheshin para impiantit ku do të luhet ndeshja. Ndërkohë, vazhdon rregullisht edhe shitja e biletave, por nga informacionet zyrtare, tashmë kanë mbetur edhe fare pak në zonën D1, D3 dhe atë prapa portave të stadiumit. Gjë që do të thotë se për të ndjekur ndeshjen do të jenë afro 15 mijë tifozë. Në stadium do të jetë edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh suedezë, rreth 400. Edhe këtë herë nuk ka munguar fenomeni i tregut të zi të zi të biletave, ndonëse për shkak të masave, ka qenë tejet i kufizuar në krahasim me ndeshjet e tjera të mëdha që ka luajtur kombëtarja. Takimi mes Shqipërisë dhe Suedisë do të luhet sot në orën 18.45 dhe do të drejtohet nga një treshe arbitrash spanjollë, me kryesor Alberto Undiano Majenko.

(a.r/balkanweb)


[/FONT]
 
Red And black I dress Eagle on my ches, IT's good to be an albanian...

I Uroj fitore Shqiperise sepse minimalisht e meritojne tifozet sa e sa here te zhgenjyer qe perseri e perkahin :)
 
Ndeshja me Suedinë, ja rrugët ku s'qarkullohet

Tiranë- Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka bërë të ditur marrjen e disa masave me rastin e zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe të Suedisë, për eliminatoret e kampionatit botëror, që zhvillohet sot.

“Policia e Tiranës bën me dije qytetarët se, duke filluar nga ora 08.00 e datës 06.09.2008 e deri në përfundim të aktivitetit, me qëllim që të parandalohet çdo incident, do të mbyllen lokalet përreth stadiumit, si dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambientet përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, sheshin “Italia”, sheshit “Nënë Tereza”, si dhe përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri tek Hotel “Sheraton”- thanë burimet policore.

Sipas të njëjtit njoftim në orën 15.00 do të ketë ndalim qarkullimi përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, sheshin “Italia” sheshi “Nënë Tereza”, si dhe përgjatë rrugës “Lekë Dukagjini”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Presidenca deri te Hotel “Sheraton”, “Dervish Hima”, deri në përfundim të aktivitetit.


gazeta shekulli*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top