Luhatjet e motit, qytetarët të shqetësuar: Dicka nuk shkon

ida angel

:)
V.I.P
Temperaturat ndryshojnë papritur nga minus disa gradë deri në 17 gradë që ka arritur këto ditë si temperatura më e lartë në Tranë. Këto dy javë moti do të jetë i tillë, me shi dhe temperatura nga 15-16 gradë celcius.

Moti në Shqipëri së fundi po pëson luhatje të mëdha. Këtë e kanë ndjerë pothuajse të gjithë qytetarët shqiptarë dhe e kuptojnë se dicka nuk po shkon me klimën dhe atmosferën. Vetëm një javë më parë, kryesisht veriu dhe juglindja u mbuluan nga dëbora dhe i ftohti i madh, ndërsa këto 3 ditë një erë tropikale me shira vjeshte ka përfshirë vendin tonë. Temperaturat ndryshojnë papritur nga minus disa gradë deri në 17 gradë që ka arritur këto ditë si temperatura më e lartë në Tranë. Këto dy javë moti do të jetë i tillë, me shi dhe temperatura nga 15-16 gradë celcius.



Të gjitha këto luhatje na risjellin sërish në mednje efektet e ndryshimeve klimaterike të viteve të fundit që kanë bërë të përjetojmë ekstremitete, të ftohtë të madh dhe të ngrohtë të pazakontë.

Në fakt për shumë qytetarë të pyetur në Tiranë ka ikur koha e të ftohtit të madh për të cilin ata kanë qenë vetë dëshmitarë 20 vite më parë.



Qytetarët janë bërë kuriozë dhe kanë dëgjuar informacione të shumta se kjo po ndodh për shkak të ngrohjes globale e cila duhet të ndalet por kjo duket pa zgjidhje, si një cështje që nuk u takon të vegjëlve por të mëdhenjve. Ajo që i shqetëson sot qytetarët është se si të vishen apo si të veshin fëmijët , pasi në këtë luhatje temperatrash dhe situate pandemie një veshje më e lehtë apo më e rëndë mund ta bëjë njeriun objekt më të lehtë për tu prekur nga viruset e shumta që qarkullojnë.



Qytetarët shqiptarë e kuptojnë se këto luhatje janë të pazakonta dhe të dyshimta për të ardhmen e globit. Dikush thotë se dhen marrë masa më të forta për reduktimin e qarkullimit të automjeteve, dikush tjetër thotë se në dorë e ka qeveria por edhe industria me lëshimin e gazrave dhe ndotjes.

Këto fenomene nuk janë larg atyre që ndjen e gjithë bota. Për këtë luhatje temperaturash e kanë fjalën edhe shkenctarët që argumentojnë se këto fenomene ndodhin për shkak të ngrohjes globale.

ikubinfo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top