Lufta ndaj informalitetit, Malaj kundër qeverisë: ثshtë aksion, jo reformë

Skeptikë për suksesin e operacionit të qeverisë kundër informalitetit në ekonomi janë shprehur edhe ekspertët. Një prej tyre është edhe ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, i cili thekson se, në rast se ky operacion do të ketë në thelb të vet vetëm penalizimin e bizneseve që nuk i janë nënshtruar ligjit, atëherë kjo nuk është zgjidhje, por një aksion.

“Nëse strategjia e qeverisë për ta reduktuar ekonominë informale ka në fokus ose si instrument kryesor thjesht dhe vetëm penalizimin, atëherë ai ngjan më shumë me një aksion sesa një reformë”, – tha Malaj.

Ndaj ka shtuar ai, ky aksion që është parashikuar nga qeveria që të kryhet në shtator, nuk do të ketë efektet e pritshme për të rritur të ardhurat dhe ekonominë e vendit. “Si i tillë, nuk do të ketë rezultatet që priten dhe rezultate të qëndrueshme, por do të dështojë”, – tha Arben Malaj. Madje Malaj shprehet se për situatën në të cilën ndodhet sot vendi, sa i përket asaj ekonomike dhe sociale, një aksion i tillë në rast se do ishte represiv ndaj biznesit do të kishte efekt negativ.

Një nga fushat ku mund të ketë ndikime jopozitive, sipas tij do të ishte edhe krijimi i një klime negative dhe largim të shqiptarëve. “Në kushtet e krizës dhe rritjes së zhgënjimeve, jo vetëm për qeverinë aktuale apo jo vetëm për Shqipërinë, për një fenomen gjithnjë e më të pranishëm, sidomos te të rinjtë, i materializuar e konkretizuar edhe në braktisjen e vendeve të tyre, çdo aksion që synon rezultate afatshkurtra mbi politika penalizuese e rrit këtë fenomen dhe nuk e redukton atë”, – deklaroi Arben Malaj për “Top Channel”.

Qeveria paralajmëroi dje nisjen që nga shtatori të një aksioni të përgjithshëm për të luftuar informalitetin në ekonomi. Aksioni në fjalë parashikon së pari, regjistrimin e bizneseve që punojnë në të zezë dhe së dyti, luftimin e informalitetit në pagimin e tatimeve dhe taksave.

(c)Mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top