![788shaban20polluzha12.jpg 788shaban20polluzha12.jpg](https://fv.al/data/attachments/62/62258-5ba317e947b669696b75bf31b011a8fd.jpg)
Nëse vazhdojmë rrugën për në frontin e Sremit, do të likuidohemi pa arritur atje, kurse, në anën tjetër, në Kosovë të tjerët pa kurrfarë mëshire as pengesash do të bëjnë terror mbi gratë dhe fëmijët tanë“
(Brigada e Shaban Polluzhës, Podujevë, 20 janar 1945)
Regjimi serb, prej se okupoi Kosovën, më 1912 e këndej, zhvilloi politikë të shfarosjes së shqiptarëve, duke i persekutuar, duke i torturuar dhe masakruar në mënyrë individuale e kolektive dhe, më në fund, duke i vrarë dhe duke hapur varre të panumërta.
Heroi - Shaban Polluzha
Një politikë e tillë nuk pushoi asnjëherë, por përkundrazi, erdhi duke u bërë gjithnjë më e egër, politikë xhelatësh dhe okupuese. Nga viti 1912 e deri me sot, mund të thuhet se asnjë qytet, lokalitet, fshat a shtëpi nuk mundi t’u shpëtojë mundimeve dhe masakrave. Menjëherë pas okupimit të Kosovës, filloi masakrimi i popullatës nëpër të gjitha rajonet shqiptare. Masakrën e patën nisur në Drenicë, pikërisht në Prekaz të Epërm, duke vrarë Ahmet Delinë (i njohur për rezistencën antiturke) dhe fqinjët e tij. Shfarosja masive intensifikohet pas vitit 1918, për të arritur pikën tragjike në vitet 20. Gjate kësaj periudhe ushtria dhe xhandarmëria serbe vërsulen pamëshirshëm mbi popullatën e pafajshme shqiptare, duke lënë shumë kufoma nëpër oborre, shtëpi dhe rrugë. Në fshatin Shtupel (Pejë) dogjën 52 shtëpi, vranë mbi 90 fshatarë; në Jabllanicë(Gjakovë) vriten 63 veta dhe digjen 20 shtëpi; në Dumnicë-Zagorth (Vushtrri) bëhet një masakër e paparë ndaj fëmijëve e grave; në Kollë pushkatohen i madh e i vogël, digjen të gjitha shtëpitë dhe shuhet jeta në përgjithësi. Masakra të tilla të vrazhdët ushtria dhe xhandarmëria serbe bën në të gjitha viset shqiptare. Ndërmorën aksione barbare, vetëm e vetëm që të zhduknin vetëdijen dhe qenien kombëtare, zbatoheshin metoda mesjetare të presionit mbi popullatën autoktone dhe në valën e reprezaljeve bëjnë gjithë ç’është e mundur për t`i shpërngulur në Azi e gjetkë. Gjithashtu, ndërmerren masa për zhdukjen e intelektualëve shqiptarë dhe ndaj të gjithëve atyre që i bënë rezistencë kësaj politike dhe, i rralli, arriti t’u shpëtojë torturave, burgjeve dhe vdekjes. U derdhën mjete të shumta nga ministria për të mbushur trenat me shqiptarë që t’i çonin në Anadoll (marrëveshja e nënshkruar jugosllave-turke).
Sillen kolonitë nga Mali i Zi, Dalmacia, Vojvodina e viset tjerat vendit për t`i marrë me tapi tokën e shqiptarëve në Kosovë dhe vazhdon hartimi i elaborateve të tëra që tokat shqiptare t’i bëjnë serbe.
Kësisoj, kjo politikë hegjemoniste vazhdoi edhe gjatë Luftës së Dytë botërore duke bërë vrasje masive në të gjitha rajonet e Kosovës dhe duke hapur varrin më të madh kolektiv në Tivar. Këtij terrori do t`i kundërvihet Lëvizja Kaçake shqiptare me të gjitha format në mënyrë që të krijojë siguri për popullatën shqiptare, që ishte në trojet e veta dhe që nuk bënte t’i lëshonte kurrsesi.
![710841HartaDrnics.jpg 710841HartaDrnics.jpg](https://fv.al/data/attachments/62/62259-16a5a01c45f0535e0ee28c7f06991a1f.jpg)
DRENICA
Drenica nuk përfshinë vetëm territorin administrativ të dy komunave të sotme- Drenas dhe Skenderaj, por një territor edhe më të gjerë, që disa pjesë të të cilit sot administrativisht u takojnë komunave të tjera e Vushtrri, Lypjan, Malishevë dhe Mitrovicë).
Si çdo anë që ka karakteristikat e veta, edhe Drenica ka tiparet e saja të veçanta: doket, zakonet, veshjet, gjuhën, bujarinë dhe trimërinë. Gjatë historisë, Drenicën, sikur edhe vise të tjera shqiptare, e rrahën furtuna dhe stuhi të fuqishme nga të gjitha anët dhe nga të gjitha drejtimet. Drenica, ndërkaq, pat një rol të posaçëm në përthyerjet vendimtare të shqiptarëve në përgjithësi, sidomos në periudhën pas vitit 1912 – kur Kosova u pushtua nga okupatori serb.
Duke parë qëllimet gëlltitësh të regjimeve, në Drenicë u organizua rezistenca e popullit në mënyrë që t’u bëhej ballë rrëmeteve të mëdha që, në fakt synonin zhdukjen e shqiptarëve. Në të vërtetë popullata e Drenicës që moti motiv kishte mosnjohjen dhe mosrespektimin a administratës së pushtuesve. Në kohën e Turqisë, pushtuesi duke mos ia dalë të bindte popullin që tu nënshtrohej ligjeve, dh sidomos pagimit të tagrave, deshi s’deshi, u detyrua që nga shumë mjedise të hiqte dorë.
Në Kuvendin e Drenicës më 1903 – Ahmet Delia përshëndeti masën e tubuar prej 5000 vetash dhe tri ditë më vonë nën udhëheqjen e Ramë Lutanit ata marrin Vuçitërnën dhe nisen për të sulmuar Mitrovicën, në mënyrë që ta dëbonin konsullin rus nga Kosova.
Në çastet vendimtare të viteve 1910-1911, në kryengritjen e kosovarëve që u zhvillua në Carralevë kundër xhonturqve, kontributi i Drenicës ishte i madh. Një numër i drenicasve me Isa Boletinin në krye, i bënë rezistencë të gjatë të rreptë depërtimi turk në Kosovë, më drejt në Carralevë. Në këtë periudhë vendimtare deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, u organizuan mënyra të shumta të rezistencës.
Si dihet, rezistencës më të madhe popullata e Drenicës e nisi pas largimit të osmanllinjve më 1912 kur, hyri Serbia e parë në Prekaz të Epërm, fillon rezistenca e Ahmet Delisë. Ky trim i Drenicës i kundërvihet me forcë ekspeditës ndëshkuese të një togu të xhandarmërisë, duke u thënë atyre “Kush ju ka thanë në Drenicë me hy”. Prej këtij momenti e deri më të përfunduar rezistenca e njohur e vitit 1945, nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës, asnjëherë dhe për asnjë çast nuk do të pushojë. Në mes dy luftërave botërore në Drenicë, si askund tjetër qe e përhapur rezistenca për çlirimin kombëtar të Kosovës.
Lëvizja kaçake, në këtë periudhë do të marrë përmasat e gjera, sidomos pas formimit të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Kundër këtij regjimi do të organizohen kryengritje masive dhe do të luftohet në të gjitha territoret e Kosovës, veçanërisht në Drenicë, ku u thirr populli që të mos njihet ky regjim. Sunduesi injorohet, duke iu kundërvu edhe me luftë masive në të gjitha frontet edhe në të gjitha anët. Kësaj kryengritje të armatosur i printe kryetrimi i Drenicës- Azem Bejta me çetat e tjera që i udhëhiqnin Ahmet Delia, Fazli Berani, Bajram Tërnavci, Dan Doroci, Lutë Gllanasella e disa të tjerë.
Thirrjes së Azem Bejtës iu përgjigjën shumë luftëtarë. اiçavica ishte mbushur me anëtarë të rinj ë Lëvizjes, që zhvillonin luftëra në territore të Drenicës, Mitrovicës, Vuçitërnës, Llapushës dhe në rajone të tjera të Kosovës. Kryengritësit shqiptarë me të gjitha forcat iu kundërvunë shpërnguljeve për në Turqi, kolonizimit të Kosovës dhe formave të tjera të dhunës që ushtronte regjimi serb i kohës. Lëvizja çlirimtare Kaçake, në vitet 20, kishte arritur t’i tubonte në Drenicë mbi 2000 shqiptarë, të cilët zhvillonin luftime të ashpra me ushtri dhe xhandarmëri. Në këtë kohë fton të rinjtë e Drenicës që të mos shkonin në ushtrinë serbe por t’iu bashkoheshin çetave çlirimtare. Azem Bejta gjithherë përsëriste fjalët e ideologut të çlirimit kombëtar të Kosovës – Hasan Prishtinës, se pa luftë nuk mund të ketë liri dhe identitet kombëtar.
Në këtë kohë, Drenica e Azem Bejtës dhe Shote Galicës dridhet nga të gjitha anët nga Lec Gradica, Zenel Baica, Iljaz Reçaku, Sadik Rama, Azem Gjaka, Kamber Loshi, Lutë Gllansella, Mehmet Delia, Fazli Berani, Bajram Tërnavci, Dan Doroci, Emin Lati e të tjerë. Për shkak të humbjeve të mëdha që u kishte shkaktuar Azem Bejta ushtrisë she xhandarmërisë, regjimi serb ndërmerr masa të rrepta kundër fshatarëve të Drenicës, duke i djegur disa fshatra dhe duke bërë terror mbi ta. Kështu në këtë periudhë digjet vendlindja e Mehmet Delisë trim shumë i njohur i Drenicës, Radisheva, Azem Bejta mbante lidhje të drejtpërdrejta me Hasan Prishtinën dhe respektonte sugjerimet e tij sa i përket çështjes shqiptare në Kosovë. Siç dihet Hasan Prishtina, përmes Lëvizjes Kaçake, kishte për qëllim internacionalizimin e Kosovës dhe të shqiptarëve.
Regjimi serb, duke qenë i pafuqishëm që me forcë ta zhdukë kryetrimin e Drenicës- Azem Bejtën, që me të të hyjë në marrëveshje për ndarjen e territorit të Drenicës. Në bisedime arrihet që Azem Bejta të formojë territorin e vet sovran. Në Drenicë, duke përfshirë në fillim komunën e Prekazit, e pastaj ky territor do të ngushtohet në tri fshatra: Galicë, Lubovec dhe Mikushnicë.
Republika e vogël e Azem Bejtës, e cila ishte pothuaj e para e llojit të vet në Ballkan, kishte administratë të vetën dhe ushtri (çeta) të veta, popullsia e këtij territori lirohet nga të gjitha detyrimet shtetërore dhe, së fundi sipas kësaj marrëveshje nuk do të kishte përzierje në punët e brendshme të njëritjetrit, do të thotë se as Azem Bejta nuk bënte të dilte jashtë territorit të vet, por as ushtria dhe xhandarmëria serbe të hynin në territorin e “Arbërisë së vogël”.
Në këtë kohë Azem Bejta ngriti kullën në Galicë. Kjo, shprehur në mënyrë metaforike, ishte një kështjellë, fortifikatë, dhe në të njëjtën kohë dhe kurorë e “Arbërisë së vogël”. Për lëvizjen kaçake kurorë mbi kurora ishte اiçavica ku shumë luftëtarë gjenin strehim, dhe pikërisht prej këtij mali të shenjtë fillonin të gjitha aksionet kundër regjimit serb.
Se çfarë rezistence i bëri Lëvizja kaçake ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe, më së miri pasqyrohet në këngët popullore që këndohen edhe sot e kësaj dite, me ëndje nëpër tërë Drenicën e më gjerë.
Azem Bejtën domë me rrethue
me rrethue paj me asqeri
se s’po nxinet ai me xhanari...
Pra siç shihet edhe në këngë, kur regjimit serb nuk i bënte punë xhandarmëria, ai kundër lëvizjes kombëtare dërgonte dhe ushtrinë, duke përdorur kështu të gjitha forcat e mundshme ushtarake kundër këtij trimi.
Pushtuesi serb bënte presion dhe represalie kundër fshatarësisë së Drenicës, qofshin ato grupe, apo individë, të rebeluar të Lëvizjes. Në këngët e popullit jepen tablo të shumta lidhur me këtë çështje:
Kurrë tri net nuk janë shkue
xhanaria pa më rrethue
me dipçika më rrehnin mue
thoshin Lecin me kallëzue...
Luftëtarët e lirisë i shoqëronte kënga e kushtrimit. Këto këngë ktheheshin në forcë dhe moral, në dashuri ndaj atdheut dhe popullit. Edhe zhuganin e Shkupit e kapte tmerri kur dëgjonte për këto këngë dhe për trimërinë e Azem Bejtës dhe të Shote Galicës me çetat e tyre:
Ky zhumpani ban çudi,
si ky komb nuk kam pa me sy
që i binë asqerit përmbi
me shqiptarët nuk koka mahi...
Pas vrasjes së kryetrimit të Drenicës - Azem Bejtës nga ushtria serbe, kryetarët e çetave vunë në krye të Lëvizjes Mehmet Delinë dhe Shote Galicën, të cilët vazhduan luftën kundër xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe nëpër Drenicë dhe në rajonet e tjera. Shumëherë në përleshjet frontale armiku u tërhoq i turpëruar para çetave të Lëvizjes Kombëtare.
Disa elemente të kësaj periudhe i dhamë për të parë vazhdimësinë e rezistencës që do të pasojë më 1945 tash nga një tribun tjetër, Shaban Polluzha, kundër partizan-çetnikëve, që pretendonin të zhduknin çdo gjë shqiptare.
1. SHABAN POLLUZHA MBRON JENI-PAZARIN
Në secilën kohë dhe në secilën periudhë shqiptarëve iu kanos rreziku i zhdukjes. U hartuan elaborate të shumta nga akademia dhe akademikë serbë. Janë të njohura elaboratet e kobshme të Vasa اubrilloviqit dhe të Ivo Andriçit, si dhe të të tjerëve, më pak të njohur, për shfarosjen e shqiptarëve. Në këtë bazë rrënuese është punuar më herët dhe më vonë. Pra, u punua para dhe pas luftës. Në secilën kohë dhe në secilin regjim qëllimet ishin të njëjta. Më 1941, kur shkatërrohej shteti serbo-kroat-slloven, çetnikët vërsulen në drejtim të Kosovës për ta pushtuar atë dhe për të bërë masakra në popullsinë shqiptare, si në vitet 20. Qëllimi i fundit i tyre ishte që me anë të terrorit të futnin frikë në tërë masën, në mënyrë që ajo të mos merrte guxim të ngulte në trojet e veta shekullore. Dhe, kështu shqiptarët të shpërnguleshin në Turqi e në vende të tjera.
Lëvizja çetnike më 1941 provon të hyjë në fshatrat e Artakollit (Bivelak, Strofc, Mihaliq, Dërvar, Beçuk, Shipitullë, Sibovc, Kollë, Zhilivodë dhe Pestovë), duke zbarkuar me tren në fshatin Prelluzhë, por në saje të organizimit të fshatarëve të Artakollit dhe të Drenicës, çetnikët pësojnë katastrofë të vërtetë, duke u mbetur shumë të vrarë në urën e Gllavotinit dhe përgjatë dy brigjeve të lumit Sitnicë, që asokohe ishte tërësisht e vërshuar. Në këtë përleshje me çetnikët shquhet Mehmet Gradica dhe Sadri Klinaku i Bivolakut. Lufta, si tregojnë dëshmitarët, kishte zgjatur tërë ditën.
Herën tjetër, çetnikët mësyjnë të depërtojnë në disa rajone të Istogut të Drenicës Veriore, përkatësisht në fshatrat Suhogërllë, Banjë, Cerkolez, Uçë, Rakosh, Kotor, Radishevë dhe Runik. Populli, kur u gjet ngushtë, diti të organizohej dhe vullnetarisht (trimërisht) t`i kundërvihej çdo armiku. اetnikët u ndoqën, dhe në përleshje që patën me shqiptarët, lanë shumë viktima në Kosovë. Në këtë konfrontim të rreptë, mbesin të vrarë edhe një numër shqiptarësh.
Meqenëse në Kosovë nuk arritën të realizonin apetitet e tyre, çetnikët kohë më vonë bënë strategjinë për shfarosjen e myslimanëve të Sanxhakut. Ata, si në Jeni-Pazar, Tutin, Senicë, Bihor e në lokalitete të tjera. Në këto vendbanime të tjera çetnikët vranë pa mëshirë fëmijë, gra e pleq, duke i lënë shumë fshatra të shkretëruara.
Plaçkitnin pasurinë dhe bëjnë dhunë mbi njerëz, duke lënë pas një imazh tejet të dhimbshëm. Në rrethana të tilla, popullsia e Sanxhakut kërkoi ndihmë. Natyrisht, këtë do ta gjejnë në Kosovë- te ky popull që në periudha shekullore tregoi njerëzi dhe humanitet të madh.
Në Kosovë mësyjnë kolona të panumërta refugjatësh myslimanë për të shpëtuar jetën e fëmijëve dhe jetën e vet. Ata u pritën mirë kudo në viset shqiptare dhe me ta u nda përgjysmë buka dhe veshmbathja.
* * *
Për të shpëtuar Sanxhakun nga çetnikët, për në Jeni-Pazar nisen shumë grupe shqiptarësh nga Drenica, Artakolli, Vushtrria, Shala dhe rajone të tjera të Kosovës. Këtë luftë e udhëheq kryetrimi i Drenicës Shaban Polluzha.
Në Duga Pollanë afër Jeni-Pazarit njësive dhe forcave shqiptare u flet Shaban Polluzha:
“Vëllezër, jemi tubuar për të kryer një mision të shpejtë, për t`i mbrojtur familjet e rrezikuara nga bishat e egra çetnike, që po bëjnë terror të rëndë mbi popullatën e pafajshme të Sanxhakut. Prandaj, nuk duhet kursyer as jeta, por duhet luftuar me nder si i ka hije një populli të vjetër që diti të luftojë sa herë u gjend në rrezik dhe i pambrojtur. Pra, t`i mbrojmë fëmijët dhe gratë, në emër të njerëzisë.”
Me të përfunduar këto fjalë, Shaban Polluzha u përkrah nga të gjithë ata që kishin ardhur për t’u flijuar në emër të humanitetit.
Në bazë të kujtimeve të dëshmitarëve të kësaj ngjarje- në Duga Polanë, në mënyrën zakonore fetare, këtyre luftëtarëve iu drejtua prijësi fetar nga Drenica mulla Ilaz Broja, i cili tha se misioni juaj është njerëzor dhe dikush mund të bjerë edhe viktimë, prandaj përshëndetuni njëri me tjetrin. “Ju qoftë rruga e mbarë e ngadhënjimtare!”- i kujton fjalët e babait të tij (Mulla Ilazit), Brahim Spahiu.
Gjatë qëndrimit në frontin e Pazarit, Shaban Polluzha arriti autoritet te luftëtarët dhe te popullsia vendase, në saje përpjekjeve mbinjerëzore që bëri ai për t`i përzënë çetnikët nga ato troje. Luftëtarët e Kosovës në frontin e Jeni-Pazarit treguan trimëri dhe dinjitet.
Duke ëndërruar gjithherë terrorin në Kosovë, çetnikët tash për të tretën herë nga Kollashini i Ibrit organizojnë depërtimin e tyre në trojet shqiptare, njëherë në Drenicë, e pastaj edhe në viset e tjera të Kosovës. Në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944, zhvillohen luftime të ashpra dhe sërish shqiptarët i detyrojnë çetnikët (të tretën herë) të tërhiqen. Në këtë përleshje pati viktima pati nga të dy palët.
2. KOSOVA HYN Nث DIMRIN E MADH
Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë nga fundi i vitit 1944 dhe në fillim të 1945-ës, ishin mjaft të disfavorshme për Kosovën dhe shqiptarët. اlirimi nga okupatori gjerman për shqiptarët nuk solli asgjë të re, në të vërtetë vijnë ditë shumë më të zeza. Kështu fillon spastrimi i njerëzve, i atyre që kinse kishin qenë në pushtet gjatë periudhës së kaluar dhe i atyre që ishin në shënjestër të pushtetit komunist, por ajo nuk ishte e vërtetë, në fakt fillon likuidimi masiv i shqiptarëve në përgjithësi në të gjitha rajonet e Kosovës.
Brigadat e Shqipërisë, që kishin marrë pjesë në ndjekjen e okupatorit gjerman, tani do të dërgohen në frontin e Sanxhakut, kurse të mobilizuarit e Kosovës do t`i çojnë në frontet e tjera nëpër gjithë Jugosllavinë, e në anën tjetër në Kosovë do të vijnë brigadat serbo-malazeze e maqedonase. Me të ardhur, këto brigada do të fillojnë terrorin në Kosovë, që nuk do të ndalet për një kohë të gjatë.
Si nisi kjo katarzë? Në komandat porsaformuar thirren njerëzit, kinse për biseda me përfaqësuesit e pushtetit dhe menjëherë futen në brigje, të cilat ishin adaptuar për këtë qëllim. Këto nuk ishin vetëm burgje, por në të njëjtën kohë edhe kasaphana. Kësisoj në Drenicë, në pjesën e parë të janarit të vitit 1945 thirren një numër i caktuar njerëzish(paria e Drenicës) dhe futen në burgjet Sërbicës e të Gllogofcit për t’u likuiduar vetëm pak ditë më vonë.
Në një situatë të tillë në Kosovë ishte krijuar pasiguri e madhe, sidomos në Drenicë dhe në rajonet e Gjilanit, të Ferizajit, të Mitrovicës e të Vushtrrisë.
Shqiptarët në këto çaste të vështira u gjenden në një udhëkryq të madh: të shkonin në fronte nëpër Jugosllavi, do të likuidoheshin, të mbeteshin në Kosovë do të ndiqeshin me dhunë për t’i quar atje ku i kishin planifikuar. Pra, fati kolektiv i tyre ishte i rrezikuar. Për t’u realizuar qëllimet serbo-çetnike, në Kosovë do të shpallej administrimi ushtarak dhe tani këtu do të koncentrohen forca të mëdha ushtarake, të cilat do të bëjnë terror të pashembullt mbi popullin e pafajshëm shqiptarë. Të gjitha këto ishin përgatitur mirë. Tash vetëm veprohej në realizimin e asaj që ishte përgatitur.
Viti 1945 do të jetë viti më i përgjakshëm në historinë e Kosovës: vrasje, burgosje, ndjekje, tortura, reprezalje dhe likuidime pa gjurme e shenjë. Në këtë vit të përgjakshëm u pushkatuan mijëra veta. Mbi 30 mijë u vendosën në burgje e kampe. Po kaq shqiptarë morën botën në sy (shkuan në Turqi), shumë të tjerë gjatë luftës vriten jashtë Kosovës. Të gjitha këto bëhen me qëllim që Serbia të bëjë edhe aneksimin e Kosovës (në Kuvendin e Prizrenit, më 8-10 korrik 1945).
Në emër se kinse një mobilizimi, në Tivar vriten mbi 4 mijë shqiptarë. Në anën tjetër, në Kosovë ndërmerren aksione ndëshkuese policore dhe ushtarake për vrasjen edhe shumë të tjerëve, që në një mënyrë a në një tjetër nuk u pajtuan me politikën terroriste të ushtrisë jugosllave. Në mbështetje kinse të ligjit të pushtetit popullor, nxirren njerëzit nga burgjet dhe pushkatohen. Fëmijët dhe të afërmit mbeten nën kontrollin rigoroz të UDB-së dhe nuk u lejohet shkollimi dhe hyrja në punë.
Shtrohet pyetja: në se i bënë këto masakra vetëm brigadat serbe e malazeze, apo edhe ato shqiptare? Përgjigjja është e ditur: masakra bënë të parët, por në raste të caktuara edhe të dytët. Prej të parëve është pritur, se masakra kanë bërë vazhdimisht mbi shqiptarët, ndërkaq të dytët këtë e bënë se u mashtruan pas ideologjisë komuniste. Për të qenë edhe më keq, brigadat e Shqipërisë, jo që nuk përkrahën revoltën e armatosur të kosovarëve me në krye tribunin Shaban Polluzha kundër terrorit shovinist serb, por këtë tragjedi të kosovarëve e vështruan së largu, e herëpashere edhe së afërmi, madje aty këtu ishin edhe të pranishëm (në Drenicë e Artakoll).
Nuk është absurd të vrasësh njeriun, por të kërkosh prej dikujt që të rrijë gatitu e ta vrasësh, ky është absurd mbi absurdet. Kështu kërkoi ushtria jugosllave në Kosovë, t`i vrasë shqiptarët duke ndenjur gatitu. Në këtë prizmë u vështrua lufta e Drenicës, do të thotë u cilësua kryengritje, sepse ata nuk i ndenjën gatitu ushtrisë dhe UDB-së jugosllave që t`i vrisnin!
Thuhet se historia shkruhet nga i forti, dhe kjo është e vërtetë. Në të gjitha librat e shkruar , në artikuj e publikime, rezistenca e Drenicës është trajtuar tragjikisht njëanshëm. Pra, kjo qe tragjedia e dytë e shqiptarëve të Kosovës, veç vrasjeve masive të vitit 1945.
Janar-shkurt i vitit 1945. Luftës së Dytë Botërore i afrohej fundi. Bënte dimër i madh, që nuk mbahej në mend në atë dhjetëvjetësh të fundit. Jeta përgjithësisht zhvillohej me mund e përpjekje të mëdha. Njerëzit ishin lodhur nga Lufta dhe dimri. Pranvera ende ishte larg.
Këto ditë të këtij dimri, Drenica i jetonte në frikë dhe pasiguri të madhe. Mortaja ushtarake shëtisnin si hije e zezë nëpër shtëpitë shqiptare. Shume divizione e brigada partizano-çetnike bllokojnë fshatra të tërë. Forca të mëdha u koncentruan në rajonin e Gllogofcit të Serbicës, të cilat zhvillonin luftime në Brigadën e Shaban Polluzhës, që iu kundërvu territorit mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Masakra sidomos u bënë në Tërstenik. Polac, Likofc, Ticë, Bezheniq, Gllogofc, Sërbicë, Prekaz, Kozhicë, Krajmirofc dhe në fshatra të tjera të këtij rajoni. Disa Brigada në mesin e të cilave kishte dhe çetnikë, dogjën she shkretëruan katunde të tëra. Terrorin së pari e filloi OZNA dhe Brigada e parë e Kosovë-Metohisë me Zyfer Musiqin, në krye, pastaj ajo e Petar Brajeviqit (KNOJ-it) dhe Brigada e Bokës, e njohur me emrin famëkeq ‘’Bokeshka brigada’’ si dhe brigada IV dhe V e Kosmetit. Në këto masakra u inkuadruan edhe brigadat serbe e maqedonase.
Përveç masakrave që bënë këto brigada, gjatë Luftës së Drenicës, dogjën dhe plaçkitën afro 500 shtëpi, grabitën ushqime dhe pasuri të fshatarëve, morën me qindra bagëti dhe së fundi morën edhe shtrojën e mbulojën e fshatarëve, duke i lënë barkthatë e në mjerim të thellë. Këto brigada barbare të udhëhequra nga serb e malazez, e të shtyra nga urrejtja e thellë kundërshqiptare, vranë pa mëshirë fëmijë, gra e pleq, duke lënë prapa një imazh tejet tragjik e shfarosës.
Më 8 shkurt, Shtabi Suprem i UNاJ-së, Kosovën e shpalli zonë të administrimit ushtarak, sado që edhe para kësaj date gjendja nuk ishte më e mirë. Pra, ai koncepti i shfarosjes së shqiptarëve që ishte bërë më parë, tani do të realizohej me lehtë dhe në mënyrë të legalizuar. Me dëbimin e okupatorit gjerman, shumë brigada shumë brigada shqiptare që kishin marrë pjesë në këto operacione, dërgohen për në viset e tjera të vendit, posaçërisht për në frontin e Sremit (ato kosovare) dhe në Sanxhak ato të Shqipërisë. Për një rrugë të tillë të gjatë përgatitej edhe Brigada e Shaban Polluzhës, e cila kishte bërë mobilizimin e luftëtarëve të Drenicës. Më vonë kësaj brigade do ti bashkohen edhe shume njerëz të anës së Vushtrrisë e të Llapit. Parandihej se shkuarja e shqiptarëve për këto vende bëhej me prapavijë të errët, përkatësisht me qëllim të likuidimit të tyre në një anë, dhe në anë tjetër, për të bërë pastaj terror mbi popullatën e pambrojtur shqiptare nëpër fshatra e qytete të Kosovës. Kjo hetohet në Mitrovicë, kur bëhen përpjekje për shpartallimin e këtyre mobilizuarve shqiptarë, duke u munduar që t’i shpërndajnë nëpër brigada të tjera. Mirëpo, një regji e tillë dështon.
3. PثRGATITJA E ATENTATIT KUNDثR SHABAN POLLUZHثS
Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të 1945-ës, në Sërbicë e Gllogofc formohen komandat e vendit dhe në to vendosen njerëzit që mendohej se mund të jepnin kontribut në konsolidimin e pushtetit të ri komunist. Në komandën e vendit, të Serbicës, asokohe vendosen Riza Voca, Vllado Kërstiq dhe Hysen Thaqi. Nëpër qendra të mëdha fshatare formohen edhe komunat. Në Polac kryetar i komunë emërohet Mulla Brahimi e kështu emërohen edhe kryetarët në qendrat tjera. Në këtë kohë, Shaban Polluzha me brigadën e vet të porsaformuar kishte shkuar në Sërbicë me qëllim që t’u bënte me dije autoriteteve në pushtet se duhej të kishin kujdes për sjelljet e tyre me fshatarët e Drenicës. Posa arrin këtë qendër, Shaban Polluzha hyn në komandë dhe takohet me udhëheqjen e sajë. Menjëherë pas Shabanit hyn Mulla Brahimi i Polacit dhe i drejtohet Riza Vocës me këto fjalë ”Qysh bën, unë si kryetar të mos di për arrestimin e njerëzve të mi, për burgosjen e Osman Xanit dhe të dy bashkëfshatarëve të tij”? Në skenë del Vllado Kërstiq, i cili imanit të Polacit i thotë se nëse i kanë duart e përlyera me gjak, do të marrin edhe të tjerë dhe nuk do ti kthejnë më e nëse jo, atëherë do t`i lirojmë. Ndërkohë që foli Kërstiqi, Shaban Polluzha kishte dalë jashtë zyrës dhe në momentin kur u kthye i dëgjoi vetëm fjalët e fundit “duart me gjak” dhe menjëherë reagoi duke pyetur atë se kush kërkon këtu gjak me nervozizëm i thotë atij se kush ishte. ا’është e vërteta, Shabani nuk e njihte fare Vlladen dhe gjatë bisedës me të, nuk mund të hetohej se nuk ishte shqiptar ngase fliste mjaft mirë shqip. Ky i thotë se quhej Vllado Kërstiq dhe me të hetuar se ky ishte malazez, i drejtohet: ”ti po kërkon gjak apo jo”?. Vllado mbeti i hutuar dhe papritur Shaban Polluzha nxjerr revolen për ta vrarë, por urgjentisht reagojnë Riza Voca, Hysen Thaqi, Iljaz Cini, Imani i Polacit dhe unë, tregon Shaban Aruçi i Rezallës që ishte korrier në komandën e vendit. Vllado Kërstiqi, nga frika hyri nën tavolinë, ndërkaq që e kapëm Shaban Polluzhën për ta qetësuar dhe mezi e bindëm të dilte jashtë. Më kujtohet, thotë Shaban Aruçi, kur theksoi këto fjalë: ”Nuk do të lejoj që gjithfarë bythëpalari të sundojë në Drenicë”. Mori brigadën dhe u nis, si më duket, në drejtim të Mitrovicës.
-Sipas disa njoftimeve që kisha si korrier në këtë qendër, - tregon Shabani, - në Mitrovicë përgatitej atentat kundër Shaban Polluzhës. Menjëherë Vllado Kërstiqi bën me dije autoritetet e Mitrovicës për vërsuljen që i kishte bërë Shabani.
Duhet theksuar se gjatë asaj periudhe Shaban Polluzha gjithherë është ruajtur dhe përcjellë mirë nga njerëzit e brigadës së vet dhe mu për këtë, si thotë Shaban Aruçi, nuk ka mundur të realizohet atentati i përgatitur në Mitrovicë.
Ky fakt është bindës, sepse Shaban Polluzha, posa kuptoi qëllimin e tyre, filloi të ngrite zërin për t’iu kundërvënë më vonë edhe me luftë të organizuar.
LUMI Nث GJAK
Përderisa Shaban Polluzha bënte përgatitjet e fundit për t’u nisur në frontin e Sremit, në Sërbicë e Gllogofc, fillon ekzekutimi i fshatarëve të Drenicës nga OZN-ja famëkeqe. Në Sërbicë Vllado Kërstiqi me disa të tjerë inaugurojnë kasaphanën më të tmerrshme, kurse në Gllogofc Zyfer Musiqi , komandant i Brigadës së parë të Kosovës e Metohisë, mbyt njerëz me thikë e çekiç. Në këto dy qendra, fshatarët merren me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe sillen në shtabe, ngujohen në bodrume dhe, pas maltretimeve që ua bëjnë, Mbyten me kazmë; disa të tjerë, pasi i sakatojnë me thikë, i qesin dhe i pushkatojnë në anën e kundërt të ndërtesës së shtabit dhe pastaj kufomat e tyre, të gjymtuara, të prera në qafë e trup, i qesin përgjatë lumit të Serbicës-(Skënderaj). Ca prej tyre i çojnë në burgun e Mitrovicës dhe më vonë i pushkatojnë. Brenda një nate, si thonë Tafë Geci, Muhamet Spahiu e Sadri Geci nga Llausha, ekzekutohen mbi 30 veta.
Duke kaluar një brigadë partizane nëpër fshatin Gradicë dhe duke bastisur nëpër shtëpi, arrijnë në odën e Bahtiar Bajramit, ku qëllojnë mysafirë Durmish Qirezi, nga Qirezi me një kusheri të vetin, dhe Maliq Ikolli; që të katër i marrin dhe i dërgojnë në Sërbicë-(Skënderaj). Edhe ata mbyten dhe masakrohen si të tjerët dhe natën qiten në lumë. Kur kemi shkuar t’i marrim kufomat,-thotë Bajram Muja nga Gradica,- i gjetëm të katërtit me një pus. Dyve prej tyre ua kishin prerë hundën dhe u kishin nxjerrë sytë, ndërsa tjetrin e kishin prerë në qafë dhe të katërtin në bark. “ishte lemeri e vërtetë, sot kur më kujtohen ato kufoma nuk mund të vi në vete në ditë të tëra” - kujton këtë kataklizëm Bajram Muja. Siç deklarojnë dëshmitarët e gjallë të kësaj ngjarjeje, në mbytjen e këtyre 30 fshatarëve të Drenicës në Sërbicë-(Skënderaj) kanë pasur dorë edhe Ali Shukrija , atëherë prokuror publik dhe Rasim اerkezi nga Mitrovica. Masakrës nuk i shpëtuan as disa fshatarë të Llapit dhe të anëve të tjera, të cilët ato ditë të kobshme u gjendën në Serbisë dhe në disa fshatra të rajonit të Drenicës për strehim.
Të nesërmen qytetarët shohin se uji i lumit të kësaj qyteze po rridhte gjak. Kjo bëri që të niseshin drejt rrjedhës për të parë se ç’kishte ngjarë, dhe kështu ata hasën në masakrën që kishte bërë OZNA gjatë natës. Menjëherë bëhet me dije Shaban Polluzha dhe po atë ditë ai me njerëzit e vet vjen në Sërbicë (Skënderaj) dhe aty organizohet një miting proteste, ku ftohet edhe Fadil Hoxha.
Vazhdon...