Lubonja për “Zëri i Amerikës”: Shqipëria ka marrë fund, kush nuk ikën është nënshtrua

Analisti i njohur Fatos Lubonja në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ ka folur për largimet e shqiptarëve drejt Gjermanisë për të përfituar azil.

Lubonja thotë se është dramatik krahasimi me Sirinë 19 milionë banorë, që ikin sepse bombardohen çdo ditë, kur Shqipëria nuk ka luftë, por njerëzit ikin njëlloj.

Zoti Lubonja thotë se sot pas 25 vitesh Shqipëria është përsëri në një gjendje të ngjashme me luftën dhe kjo tregon dështimin e plotë të klasës politike, ekonomike dhe mediatike të vendit si dhe dështim i sistemit gjyqësor.

Sipas tij, shqiptarët po ikin nga Atdheu, sepse kanë ankth prej pasigurisë për të ardhmen, sepse qeveria nuk i jep asnjë siguri për të ardhmen e afërt, ndërkohë që ekonomia nuk është e qëndrueshme.

Shumica janë të papunë, thotë ai, por pak njerëz e dinë në Shqipëri se cila do të jetë puna e tyre të nesërmen, të gjithë punojnë dhe grabitin sot për sot.

Të varfërit nuk kanë para as për të ngrënë as për të shpërndarë rryshfetet e majme që u kërkohen majtas djathtas, theksoi ai.

Zoti Lubonja thotë se Shqipërinë po e braktisin edhe të shkolluarit edhe të pashkolluarit, po ikin me shpejtësi nga atdheu edhe krahu fizik i punës edhe të diturit.

Por më e keqja, thotë ai, është edhe ata që po rrinë këtu kanë braktisur pjesëmarrjen në veprimtari demokratike sepse ndjehen të pafuqishëm dhe të nënshtruar përballë arrogancës dhe indiferenca e pushtetit dhe e politikës.

Njerëzit janë mbyllur në vetvete, në punët e tyre dhe nuk marrin pjesë në ndryshimet që ka nevojë shoqëria, thotë ai.

Zoti Lubonja mendon se të katër pushtetet; politika, ekonomia, media dhe gjykata janë përgjegjës për këtë hemoragji të rëndë, ku ata vazhdojnë të korruptojnë njëri tjetrin deri në skaj.

Rrugëdalja e parë, sipas tij, është përpjekja e pamjaftueshne për t’i demokratizuar dhe emancipuar me lëvizje kulturore. Rruga tjetër është lëvizja popullore.

Por aktualisht nuk ka as demokraci në udhëheqjen politike dhe as lëvizje popullore dhe kjo gjendje është më keq se status quo-ja.

“Autoritetet politike dhe pushtetare po qeverisin territore të zbrazura nga popullata dhe territore të zbrazura nga ambicjet e njerëzve për liri, dinjitet dhe demokraci” – tha zoti Lubonja.

Nga kjo situatë, thotë ai, mund të dilet vetëm me kurajo qytetare dhe me angazhim të gjerë demokratik të shoqërisë.

/Zëri i Amerikës/
 
Titulli: Lubonja për “Zëri i Amerikës”: Shqipëria ka marrë fund, kush nuk ikën është

Per fat te keq ka 3 vjet qe e them,dasht Zoti e del dikush i hajrit dhe nderrohet komlet menyra e te berit politik.
 
Titulli: Lubonja për “Zëri i Amerikës”: Shqipëria ka marrë fund, kush nuk ikën është

Plotesisht dakord me Lubonjen.

Dhe e keqja eshte qe nuk ka as alternative. Kur s'ka alternative nuk ka as shprese. Kur nuk ka shprese ka ikje. Kur ka ikje ka asimilim. Pasojat shihen me vone.

Tamam hemoragji qe thote Lubonja.
 
Titulli: Lubonja për “Zëri i Amerikës”: Shqipëria ka marrë fund, kush nuk ikën është

shqiperia asnjehere nuk mere fund ka aspirata euro atlantiku po ndoshta ty ke mbaruar fare
 
aspak nuk jam dakort analist ne fjale
 
Titulli: Lubonja për “Zëri i Amerikës”: Shqipëria ka marrë fund, kush nuk ikën është

shqiperia asnjehere nuk mere fund ka aspirata euro atlantiku po ndoshta ty ke mbaruar fare

Ah me e pas koken tende.. sa me pushu nja 1 jave.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top