Lu: Nuk do të japim viza amerikane për zyrtarët e deputetët e korruptuar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Donald-Lu-ne-shkoder_1.jpg


Vendimi i SHBA

“Për të inkriminuarit që janë lista, votuesit janë të zgjuar”

Shitja e votës – “Votuesit dhe shoqëria civile duhet t’i shohin mirë rekordet e atyre që janë kandidatë në këto zgjedhje. Pjesëmarrja e votuesve të rinj është vendimtare. Nëse nuk voton, atëherë mos u anko. Mos e shisni votën tuaj”

Listat – “Udhëheqësit politikë nga e djathta dhe e majta kanë hequr kriminelë prej listave të kandidatëve. Votuesit shqiptarë janë të zgjuar. Jam besimplotë se ata do të marrin vendime të mira”

Vendimi – Shpallja Presidenciale Nr. 7750, i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar. Presim që së shpejti të shqyrtojmë rastet e para në Shqipëri

HERION MESI

Qeveria amerikane do të ndalojnë udhëtimin e zyrtarëve shqiptarë të korruptuar drejt SHBA-së, duke mos iu dhënë atyre viza. Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, në një intervistë dhënë Zërin të Amerikës ka dhënë vlerësime për çështjen e heqjes së kandidatëve të inkriminuar në zgjedhjet lokale, duke theksuar se ky vullnet u shpreh nga udhëheqësit e të dyja kampeve politike. “Shpallja Presidenciale Nr. 7750, i jep sekretarit të shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar.
Ne e përdorim këtë kompetencë anembanë botës për të promovuar luftën kundër korrupsionit. Presim që së shpejti të shqyrtojmë rastet e para në Shqipëri”, deklaroi Lu.
اështja e kandidimit të inkriminuarve ka qenë përherë në vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët kanë theksuar se partitë duhet t’i pastrojmë këto lista. Ndërsa të njëjtën gjë kërkuan dhe ndaj KQZ-së. “Një person i mençur më tha kohët e fundit se përparimi i bërë për largimin e kriminelëve nga politika është mbresëlënës.
A mund ta kishim imagjinuar dy vite më parë që do të diskutonim sinqerisht mbi rolin e kriminelëve në politikë? Udhëheqësit politikë nga e djathta dhe e majta kanë hequr kriminelë prej listave të kandidatëve. Për ata kriminelë që ende janë në lista, ka një diskutim publik në rritje për aktivitetin e tyre kriminal. Votuesit shqiptarë janë të zgjuar. Jam besimplot se ata do të marrin vendime të mira”, thekson Lu në intervistën e tij.
Ndërsa KQZ-ja ende nuk ka marrë një vendim për kandidatin e Këlcyrës, ku PD-ja kërkon çregjistrimin, diplomati amerikan se nuk ka folur për çështje konkrete me shtatë anëtarët e këtij institucioni. “Nuk kemi diskutuar çështje të veçanta që janë duke u shqyrtuar prej KQZ-së. E kam përgëzuar KQZ-në për punën e saj në respektimin e Kodit Zgjedhor dhe u thashë atyre se KQZ-ja luan një rol jetik në mbrojtjen e demokracisë shqiptare.
I kemi informuar ata, gjithashtu, për planet e SHBA-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, asistencën e SHBA-së në mbështetje të KQZ-së dhe për përpjekjet tona për nxitjen e partive politike për të kandiduar persona me rekorde të pastra”, thekson Lu. Sa i përket reformës në drejtësi, SHBA kërkon dhe përfshirjen e opozitës në këtë proces.
“Procesi aktual i reformës në drejtësi ka mundësinë të krijojë një sistem për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Për ta bërë këtë, Shqipërisë i duhet pjesëmarrja e ekspertëve më të mirë të saj ligjorë, përfshirë ata nga opozita. Një reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, është e mundur. Megjithatë, ne e dimë se me pjesëmarrjen e opozitës kjo do të ishte një reformë më e mirë dhe më e qëndrueshme për Shqipërinë”, shton Lu.

Takimi në Shkodër

Diplomati amerikan ishte i pranishëm në përballjen e programeve elektorale të dy rivaleve për Bashkinë e Shkodrës. Forumi me kandidatet për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi, u organizua nga Shoqata e Grave të Reja Kristiane, si pjesë e projektit të financuar nga Komisioni i Demokracisë së Ambasadës Amerikane.
Forumi po u jep kandidatëve një mundësi për të diskutuar programet e tyre, dhe prioritetet që janë specifike për çështjet e grave dhe fëmijëve. Ai apeloi nga Shkodra që qytetarët duhet të kërkojnë që personat me të kaluar kriminale nuk duhet të kenë të ardhme në politikë.
“Votuesit duhet të kërkojnë që personat me të kaluar kriminale nuk duhet të kenë të ardhme në politikë. Votuesit dhe shoqëria civile duhet t’i shohin mirë rekordet e atyre që janë kandidatë në këto zgjedhje, shqiptarët kanë të drejtën që zyrtarët e zgjedhur prej tyre të mbajnë standardet më të larta etike”, deklaroi ai.
Ambasadori e cilësoi si një moment historik kandidimin e dy grave për këtë bashki, e tha se kushdo që të dalë fituese më 21 qershor, Shkodra tashmë do të ketë një grua të fortë. “Pjesëmarrja e votuesve të rinj është vendimtare. Nëse nuk voton atëherë mos u anko. Mos e shisni votën tuaj”, përfundoi Lu.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top