Lu, kryebashkiakëve: Mos i përdorni paratë e qytetarëve për Mercedez-a

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
DONALD-LU.jpg


Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ka kritikuar sot drejtuesit të pushtetit vendor për mënyrën se si menaxhojnë fondet.

“Nëse keni ardhur me Mercedez, BMV apo me makina të zeza, duhet të mendoni, nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo e postës, në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni: A do të shpenzoheshin më mirë këto para për mbledhjen e plehrave, apo përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve?” deklaroi Lu gjatë Konferencës Kombëtare të Qeverisjes Vendore.


Më tej, përfaqësuesi i SHBA-ve në Tiranë, kërkoi më shumë fonde për njësitë vendor dhe të mos ketë favorizime.

“Na është thënë nga qeveria se reforma territoriale u miratua për të përmirësuar shërbimet publike dhe rritur cilësinë e administratave vendore dhe jo për të fituar zgjedhjet. Kemi nxitur kryeministrin dhe ministrin e Financave t’u japin administratave vendore paratë dhe pushtetin që u nevojitet për të përmirësuar shërbimin”, tha ambasadori amerikan. Lu tha se fondet duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë si për bashkitë e majta ashtu edhe për ato që kanë drejtues të zgjedhur nga e djathta.
t.observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top