LSI: Rilindja, ndërmarrja më e madhe e drogës në Europë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
LSI: Rilindja, ndërmarrja më e madhe e drogës në Europë
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


LSI, përmes deputetes Silva Caka, ka akuzuar këtë të martë kryeministrin Edi Rama për provokim me deklaratat e bëra prej tij një ditë më parë në Berat, për përpjekje për blerje votash nga ish-aleati qeverisës.

Në një deklaratë për mediat, Caka ka thënë se kjo akuzë e Ramës vjen nga “tmerri” që sipas saj ai ka nga forca e LSI-së në Berat dhe gjithë Shqipërinë.

“Pasi u ktheu shpinën socialistëve për 4 vite me radhë dhe ia la pushtetin oborrit të tij të Rilindjes, tani mendon se mund t'i mashtrojë sërish duke u thënë se e ka fajin LSI-ja. Kjo alibi është e mjerë dhe e pashpresë. Problemi i tij i madh është se ai është i tmerruar nga zgjedhjet dhe vota e lirë”, ka thënë Caka.

Sipas saj, Rama ishte njeriu më i frikësuar të bënte zgjedhje brenda partisë së tij me rival Ben Blushin e jo më të pranojë zgjedhje të lira e me të gjithë aktorët të përfshirë në garë.

“Ai bëri çdo përpjekje që opozita të mos hynte në zgjedhje, me qëllim shkatërrimin e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve përmes policisë të lidhur me klanet e drogës. Ai Rilindjen e ktheu në ndërmarrjen më të madhe të drogës në Europë. ndaj dhe inskenimi i turpshëm në Berat, në bashkëpunim me segmente kriminale të policisë, për gjoja blerje votash është një përpjekje e dështuar për të trembur LSI”, ka thënë Caka.

Sipas saj, është vetë “kryepolici” që planifikon blerje votash masive duke përdorur çdo mjet të pushtetit.

“Ky akt dëshpërimi dëshmon se atë e ka kapur paniku jo vetëm për mbështetjen që LSI gëzon në qarkun e Beratit dhe në gjithë Shqipërinë, që do të konfirmohet me votën e shqiptarëve më 25 qershor, por ka panik edhe nga zbatimi i vettingut që shqiptarët mezi po e presin. Le të çmendet kryepolici! LSI do të dalë forcë e parë në Berat dhe në gjithë Shqipërinë sepse është shpresa e rinisë dhe fundi i oligarkisë”, ka shtuar Caka.

/ Top Channel
 
Ti nev e ke me politike hahahahha

Bresheri tashi , hic mos u kurse hahahha
 
Back
Top