LSI në ndihmë të Berishës. Dritan Prifti: Mandati im, numri 71

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nje zhvillim i papritur mund te permbys te gjitha situatat e deritanishme post-zgjedhore ne Tirane. Deputeti i LSI Dritan Prifti ne nje lidhje direkte ne emisionin Opinion ne TV Klan deklaroi voten e tij pro koalicionit te djathte.
"Nese Berisha ka 70 deputete dhe i duhet edhe nje vote tjeter per te bere 71 vota, atehere ka mandatin tim" - tha deputeti Prifti.
Ende nuk ka nje qendrim te LSI-se lidhur me kete deklarate. Nderkohe deputeti i LSI ne Durres Lefter Koka ne tjeter lidhje telefonike tha se e mirekupton vendimin e Priftit duke akuzuar Ramen si projektues i sistemit elektoral qe sipas tij ndeshkoi LSI-ne dhe te majten. I pyetur lidhur me keto zhvillime, analisti Skender Minxhozi thote qe nuk ka asnje sens qe LSI te "ndeshkoje: Ramen duke iu abshkuar Berishes aq me teper me justifikimin e kodit zgjedhor, te cilin vete LSI e ka cilesuar si veper te perbashket te Rames dhe Berishes. "E pse u dashka qe te ndeshkosh njerin fajtor te drames slektorale te LSI-se, duke u bashkuar me fajtorin tjeter ?!", - tha z.Minxhozi
Shekulli
 
Prifti i LSI, vota ime kundër Ramës, pro Berishës nëse rrezikojmë zgjedhje
Tirane - Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti, deklaroi publikisht votën e tij në Parlament pro Kryeministrit Berisha në funskion të krijimit të qeverisë së re. “Partia Socialiste ka luftuar në Fier që unë të mos merrja mandatin e deputetit. Komisionerët kishin urdhër dhe ishin paguar që votat e LSI ti numëronin në emër të PS. Vetëm pasi dola publikisht dhe thashe se vota ime mund të shkojë për Berishën, komisionerët morën urdhër që votat e LSI të numëroheshin në mënyrë të rregullt”, tha Prifti. Ai akuzoi PS-në se ka paguar para për votat në Fier ndërsa më tej përsëriti deklaratën e dhënë në mëngjes, se vota e tij nuk do të jetë kurrë në mbështetje të Edi Ramës, duke theksuar më tej se nëse vendi rrezikon përsëritjen e zgjedhjeve, vota e tij do shkojë për Berishën me kushtin që pas krijimit të Qeverisë së re, të merren masat për një ligj të ri zgjedhor që garanton zgjedhje të lira e demokratike.
 
e degjova dje kur foli tek emisioni opinion,tha se jo vec kete vit, por edhe ne 2005 partia socialiste ishte ber shkak per humbjen e qellimshme te tij,prandja dhe ai ishte i gatshem tu bashkonte me berishen...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top