Lotët e Filloretës për babën dhe liria e Kosovës

Unë dhe lotët

Pranvera erdhi përsëri bashkë me cicërimat e zogjve. Në mëngjesin e një prillit, kur më doli gjumi, aty në dhomën time, isha shtrirë në shtrat, dëgjova cicërima zogjsh dhe aromë gjelbërimi. Menjëherë me pikën lotët nga sytë e mi! Thashë më vete: Ah, sikur të ishte babi e të dëgjonte edhe ai së bashku me mua zogjtë duke ia thënë këngës në stinën e pranverës së gjelbëruar. Ah, natyrë, natyrë, ke marrë krejt pamje tjetër, varri i babës është mbuluar nga gjelbërimi, shtyllat e varrit janë përplot zogj, duke kënduar babin tim.

I thonë: zgjohu se pranvera erdhi!? Lejlekët ikën, erdhën përsëri dallëndyshet, erdhën bashkë me fluturat që ta kanë qëndisur lapidarin tënd të artë, i cili përjetë e mot do të jetojë. Kështu zogjtë i këndonin babit e unë e mjera thashë: O babë, qysh nuk të kam pranë?

Një ditë pranvere i mblodha ca lule vjollce dhe i mora e i futa në një gotë, me lotët e syve të mi i njoma dhe lutesha çdo ditë të kthehet prapë, por kjo është shpresë e kotë. I futa ato lule vjollce në at gotë me lot dhe ia ofrova pranë e i thashë: kur të të marrë etja, lotët e mi pi! Kur të duash, thith aromë të luleve, merru aromën, se babi im këtu pranë i ke. U ktheva prapë në shtëpi, u futa brenda në dhomën time dhe pashë babën në fotografi. E mora me dashuri të madhe atë fotografi, e përqafova fort me ngrohtësi dhe e mbajta sa kohë në gji. I mbylla sytë, m’u duk se po thotë babi “eja, eja shpirti im”! e unë duke vrapuar drejt tij, i hapa sytë dhe thashë: Kështu sa herë i dëgjova cicërimat e zogjve, më dukej se po më mbulon dheu, dheu i zi, sikur babin tim! Babin që e mbuloi aq të ri e mua më la me lot në sy! Ku je baba im?! Unë çdo herë isha e dalluar në shkollë. Kur hyja në oborr të shkollës, të gjithë më shikonin se si isha veshur... Ulesha në fund të klasës. Një ditë mësuesi më dha detyrë shtëpie që të shkruanim një ngjarje që nuk harrohet kurrë. Kur u ktheva në shtëpi, mora një copë letër që të shkruaj, sepse nuk kisha fletore, por as ajo letër nuk m’i zinte fjalët që kisha për t’i shkruar për ngjarjen e jetës që më kishte ndodhur kur unë i kisha vetëm 11 vjet. Ia fillova të shkruaj, por si duket edhe lapsi ime kishte vështirë të shkruante, edhe letra e kishte vështirë ’i përballonte gjithë ato dhembje, fjalë të hidhura dhe vuajtje të miat, për një fëmijë jetim. Të nesërmen kur erdhi mësuesi në klasë dhe pyeti a i keni kryer detyrat. Po! Të gjithë i lexuam ngjarjet e kur erdhi rendi te unë...!? Mësuesi më tha që të lexoj, ndërsa iu përgjigja se nuk kam pasur fletore që të shkruaj... Dhe i tregova për fatin e babës tim, se tash unë nuk kam babë, se jam jetime. Fillova të qaj...!? Pas gjithë atyre tragjedive dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve e martirëve të kombit po e shijoj lirinë e vendit tim!


P.S. Ky është një hartim i shkruar nga Filloreta Shala(vajza e një dëshmori të Kombit)

lavdi.jpg
 
Titulli: Lotët e Filloretës për babën dhe liria e Kosovës

Gjithe jeten ke per ta ndier kete dhimbje e do te qash njelloj sikur diten qe sapo te ka ikur babai nga kjo jete
 
Titulli: Lotët e Filloretës për babën dhe liria e Kosovës

PO ti je me fat se babai yt nuk vdiq ne krevat , po ra si deshmor i kombit
 
Titulli: Lotët e Filloretës për babën dhe liria e Kosovës

:( :( Shume fjale te prekshme nga dora e nje vajze e cila ka humbur babain per pavarsine e vendit te vet, e cila ka humbur njeriun me te shtrenjte duke dhene jetes per lirine e femijeve te tij, femijeve te fqinjit, te lagjes, qytetit dhe mbare vendit te tij . Eshte Heroi i Filloretes dhe i gjithe Kosoves se bukur .
Shume, shume prekese :( :( dhe flm fcbesia qe e solle edhe pse eshte nje nje plage e madhe jo vetem per kete vajze por per te gjitha vajzat qe kane humbur babain, vellain, kushiririn e tyre ne kete lufte dhe qe enderra dhe gjaku i deshmoreve qe rane per Kosoven e lire me ne fund nuk u dha kot, me ne fund ia arriten te fitojne Pavaresine dhe pse me humbje njerzish trima .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top