Lorik Cana: Fitues edhe në poker

fshatari

Anetar
Stars_Of_Poker_nimes.jpg


-Lorik Cana ka lindur per te qene nje fitues. Kjo jo vetem ne fushat e futbollit, por edhe ne aktivitete per te cilat mesfushori shqiptar nuk eshte shume i njohur.
Pas paraqitjeve te jashtezakonshme me fanellen e Sanderlendit ne Premiershipin anglez, 26-vjeçari ka shpalosur aftesite e tij edhe ne tavolinen e pokerit.

Cana ka fituar finalen e turneut "Stars of Poker" te zhvilluar ne Nimes te Frances. Ne kete aktivitet moren pjese gjashte lojtare profesioniste te pokerit, gjashte te rinj te talentuar, qe kane treguar aftesite e tyre ne internet dhe gjashte sportiste te disiplinave te ndryshme.

Pas nje loje maratone te transmetuar ne televizionin "Canal +", ku tregoi nerva te "hekurta", kuqeziu arriti te triumfonte. Si fitues i tavolines, ai mori edhe 100 mije euro, te cilat do t‘i dhuroje per bamiresi per femijet ne Kosove. Kjo nuk eshte hera e pare qe Cana ndihmon vendlindjen e tij, sepse edhe me pare ai ka bere vepra te admirueshme bamiresie.

Ne finale, kapiteni i Sanderlendit "theu" francezin Zhan Bubli, nje lojtar profesionist i pokerit. Profesionisti tjeter, italiani Dario Mineri, u eliminua i pari ne tavolinen finale, pavaresisht se ne fillim ai kishte grumbulluar me shume "çipsa" se rivalet.

Pas tij tavolinen e braktisen edhe dy lojtare te tjere dhe tenistja amatore, Tatiana Golovin. "Loja ka qene shume e ngadalte. Por ne fund, deshira dhe objektivi kryesor eshte gjithmone qe te fitosh, si ne futboll ashtu edhe ne poker. Edhe kjo ishte nje gare", deklaroi Cana pas fitores.

Mesfushori i Kombetares eshte kualifikuari i pari per ne finalen e madhe te "Stars of Poker", qe do te zhvillohet me rastin e Festivalit te Kanes, ku fituesi do te marre 200 mije euro.
 
Titulli: Lorik Cana: Fitues edhe në poker

Hahahhaha,po edhe ne poker qenka aktiv ky mo lali?
Halllaall!Besoj se edhe me kombetaren do kete kesi lloj suksesi!
 
Titulli: Lorik Cana: Fitues edhe në poker

Ka njerez qe kane lindur per te qene kudo the best,, dhe Lorik Cana eshte nje nga keto,,, komplimente ,,,,,,
 
Titulli: Lorik Cana: Fitues edhe në poker

Ehh sa e kam lujt kit loj...me zemer ata kisha jap shum sene per mi lujt po e kum lon se osht HARAM!
 
Titulli: Lorik Cana: Fitues edhe në poker

le te sjelli ca chipsa ketej se kemi rene ne krize haahahahhahahaha
 
Titulli: Lorik Cana: Fitues edhe në poker

Kush na tregon se ssa ka paguar per te hyre ne loj????
 
Titulli: Lorik Cana: Fitues edhe në poker

Kush na tregon se ssa ka paguar per te hyre ne loj????

Ska pagu per me marr pjes en loj.Se nkto turne qe i bojin PokerStar,Fulltiltpoker etj i marrin njerzt qe dijin me lujt mjaft mir poker edhe ata lujin mes veti derisa te zgjidhet ma i miri prej shum vetve.Pra jon turnire qe zhvillohen qdo vjet,kto jon turnire mat vogla qe nxjerrin talenta trinj se turniret ma te mdhaja i lujin ata pokersahat e mdhaj qe jon Chris Ferguson,Patrick Antonius,Daniel Negranu per miliona dollar.
E nese lun kshtu perqef me pare atehere nvarret se ne qfare tabele dhe me sa te holla don mi lujt 1 dor.Ata e ke prej 1$/2$ e deri me qindra mijera veq a ki (ne interent qe kum lujt une munesh me lujt edhe me centa per ata qe kan ma pak).
Pra ky ska pagu po ka lujt me pare tveta online ma merr menja edhe ata e kan pa qe ka talent e kan thirr per me lujt en turnir pa para dhe nese e zan naj vend tmir prej kretve atehere shperblehet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top