Lojerat e fatit, qeveria u hap rrugen monopoleve

Nostra_22

Anëtar i Nderuar


Gazeta Shqiptare​

Qeveria i hap rrugën monopolizimit të lojërave të fatit në një dorë të vetme, me iniciativën për miratimin e projektligjit pak ditë më parë në mbledhjen e saj të radhës. Duket se pastrimi i xhepave të kumarxhinjve shqiptarë po përpiqet të monopolizohet nga një grup inteligjent biznesmenësh, për të cilët, deri tani nuk ka asnjë të dhënë.
Projektligji i ri për Lojërat e Fatit, duket qartë se do të asgjësojë, deri në eliminimin e plotë organizatorët e deritanishëm të këtyre lojërave në Shqipëri, siç janë kompanitë e basteve, apo edhe ata të kazinove elektronike. Të gjitha bashkë bëjnë më tepër se 40 të tilla që operojnë në tregun shqiptar.
Kleçka
Në pamje të parë, duket se ligji ka për synim pikërisht atë që pretendon qeveria: luftën kundër informalitetit, dhe transparencë të plotë për të gjitha lejet dhe licencat që do të jepen në këtë fushë. Por, me një dallim, për herë të parë në ligj, ndryshe nga ligji i mëparshëm, evidentohet shprehja “Video-lotari” (VLT), e cila duket se ka kaluar në këtë projektligj pa dijeninë e as vetë kryeministrit.
Dyshimet
Në fakt, është shumë e qartë për të gjithë ata që kanë dijeni për lojërat e fatit se me tatimet e reja të vendosura për të gjitha, bastet sportive, kazinotë elektronike, pjesa më e madhe e tyre do të mbyllen. Sipas ligjit, të gjithë ata që do të kenë një sallë “Kazino Elektronike”, do të duhet të paguajnë që në ditën e hapjes së aktivitetit (pra pa bërë xhiro asnjë ditë) 4 milionë lekë. E për çdo makinë elektronike që do të jetë brenda sallës, do të duhet t’i japin shtetit sipas detyrimeve të reja ligjore, 200 mijë lekë. Për 10 makina minimalisht, për çdo biznesmen, që sot ka një sallë “Kazino elektronike”, duhet të japë në buxhetin e shtetit 6 milionë lekë të vjetra në muaj.
Por e kundërta ndodh me ata që kanë “Video-lotari” apo thënë ndryshe, VLT. Sipas përcaktimit të ligjit në pikën 18 të nenit 4, “Video-lotaritë, janë lotari që luhen nëpërmjet video-terminaleve, të lidhura me një sistem rrjetesh elektronike, ku rezultati i lojës mbështetet në shansin e prodhuar nga serveri, bazuar në gjenerimin e numrave të rastësishëm”. Ndërsa përcaktimi për makinat slot në pikën 24 të po këtij neni thuhet “makinë loje, nëpërmjet së cilës vetëm një lojtar mund të lejohet të luajë, në të njëjtën kohë, e cila ka një mekanizëm gjenerues të numrave të rastësishëm, të instaluar në makinë, që përcakton rezultatin e lojës”.
Dallimi apo ngjashmëria
Ndërsa i sheh këto dy përkufizime, duken të ndryshëm, por në ligj, ndër të tjera jepen edhe specifikimet për të dy rastet, pra për Makinat Elektronike dhe për Video-lotaritë, që në fakt janë e njëjta gjë.
Kështu, në nenin 24 të ligjit thuhet se “çdo makinë elektronike duhet të ketë përputhje me rregullat e zbatueshme të sigurisë së BE-së; të jetë në përputhje me standardet e BE-së; të jetë e pajisur me deklaratën e përputhshmërisë së BE-së; të jetë e pajisur me certifikatën e prodhimit, certifikatën e origjinës dhe dokumentet e zhdoganimit; të përmbajë lojëra në përputhje me kërkesat e pikës 2 të këtij neni; të ketë një gjenerues rastësor numrash (rëndom number gjenerator RNG); të jetë e plumbosur nga NJMLF me vulën përkatëse, si dhe të ketë memorie fiskale për transferimin e të dhënave të xhiros online tek organet tatimore”.
Ndërsa në nenin 31 të ligjit, jepet përkufizimi se çfarë janë VLT. Pa i hequr asnjë presje përcaktimeve për Makinat elektronike, edhe VLT janë e njëjta gjë. Pra sipas ligjit, Makinat elektronike dhe VLT nuk ndryshojnë.
Ku dallojnë?
Pikërisht në pikën e dallimit, ku bëhet fjalë edhe për para, aty ka punuar edhe mendja e falimentimit. VLT (e cila përmban makinat elektronike) do të merret vetëm nga një person apo shoqëri, pra sipas ligjit do të ketë vetëm një licencë kombëtare, e cila do të shpallet me një tender pas miratimit të këtij ligji. Ndërsa kazinotë elektronike, janë shumë dhe kanë pronarë të ndryshëm, numri i të cilëve arrin sot rreth 40 të tillë. Por çështja e tatimeve që do t’i paguajnë shtetit, është pika më nevralgjike e gjithë ligjit.
Nëse për kazinotë elektronike, duhet të paguhet fillimisht 4 milionë për sallën dhe 200 mijë lekë për çdo makinë, për VLT (që është vetëm një licencë) ligji, në nenin 44 pika 5.4 parashikon se “Organizatori i lojërave, të përfshira në licencën për lotari kombëtare, paguan tatim për lojërat e fatit, 10 për qind mbi fitimin e realizuar”. Pra nëse fitimi i firmës do të jetë 600 mijë lekë, për shtetin do të paguhen vetëm 60 mijë lekë.
Falimenti
Askush nga kazinotë elektronike që janë sot në treg nuk do t’ia dalë dot mbanë, për të qëndruar në këmbë pas rëndesës së shumtë me taksa nga detyrimet tatimore që rrjedhin nga ky ligj. Në fakt, nëse kjo do të ishte një ide thjesht për të mbrojtur njerëzit për të mos harxhuar paratë në kumar, kjo është një gjë pozitive; por dikush, vetëm duke futur konceptin e ri VLT, që haset për herë të parë dhe që do të jetë 1 licencë e vetme për gjithë Shqipërinë, me barrë fiskale vetëm 10 për qind të fitimit, ka krijuar monopolin në fushën e lojërave të fatit, për atë person apo shoqëri që do të marrë këtë licencë.
Blerja
Nga të dhënat që mund të shihen në regjistrin tregtar për transferimin apo blerjen e aksioneve nga subjekte të ndryshme që operojnë në fushën e lojërave të fatit për vitin 2008, mund të konstatohen lehtë lëvizje të çuditshme nga kompani fantazmë, për të cilat nuk gjen të dhëna zyrtare apo në internet. Mbi të gjitha transferimet e aksioneve mund të kenë baza të mjaftueshme dyshimesh dhe hetimesh për autoritetet shqiptare, të cilat kontrollojnë dhe ruajnë tregun shqiptar nga çdolloj monopolizimi. Por ndërkaq, vëmendja e të gjithëve është përqendruar vetëm tek taksat e tatimet e këtij biznesi mjaft fitimprurës, dhe aspak “në kleçkat e ngritura” në ligj, për llojet e makinerive që po futen në Shqipëri, nën siglën VLT (Video-lotari Terminale).


Ju duket normale qe ne nje Shqiperi si tonen, kur papunesia "lulezon", te lulezojne edhe kazinote dhe te gjitha lojerat e ndryshme te fatit ?

 
Keto budalliqe ka "tranzicioni" (kushtimisht them tranzicion)... Hajnite, droga, prostitucioni, korrupsioni... E te gjitha keto (ca me shume e ca me pak) e kane burimin dhe vendqendrimin neper shtepite e lojerave te fatit... E me e keqja nga te gjitha keto eshte se "prinder" te tyre jane politiKuajt tane te "mbare".
 
Absolutisht anormale ,tek i shoh te mbijne si kerpudha rreth e rrotul meje,me dhimbset ky popull,ku ata qe gjejne mundesine krijojne dicka per te mbijetuar,ndersa ata te tjeret zhyten ne mjerim cdo dite :(
Oh eshte vertet per te ardhur keq!
Por...... do te ishte vertet ideale sikur keto kazino te ktheheshin ne konvikte per studentat :D mrekullia do arrinte kulmin ,po he e mendon njeri kete ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top