Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Loja filloi. Prisni baluket!

2.jpg
Mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të ndryshuar look: të presësh baluket! Me intervale të rregullta, kthehet moda e prerjes së flokëve mbi sy. Mjafton që një nga vajzat VIP të fillojë lojën
Në Hollivud baluket duken të shumëllojshme, nga të gjitha tipet: të shkurtra, të gjata, voluminoze, të lehta, të pakrehura. Por nuk mbeten pas as personazhet shqiptare. Që te Christina Aguilera e Paris Hilton e deri tek vogëlushja Suri; që nga Enada At’Nikolla, te Xhemi e Manjola Nallbani.

Frymëzuar nga Christina Aguilera
Në ndarjen e çmimeve “MTV Video Music Awards” u shfaq me modelin e ri të flokëve me baluke të prera mbi sy. Dhe kaq u desh. Fotot e saj filluan të përdoren për të ilustruar çdo këshillë të stilistëve të flokëve, që këshillojnë për këtë stinë baluket e prera.

E ëmbël si Enada
Pas stilit alla Mireille Mathieu, ja ku vjen modeli tjetër nga stilistja Enada At’Nikolla. Një kapje e lehtë mbrapa dhe një fryrje që u jep flokëve më shumë volum... dhe të gjitha baluket e rëna mbi sy. Si gjithmonë, në ngjyrë platini.

Baluket në pah
Si Jennifer Love Hewitt, që ka zgjedhur një model “stil i pakrehur”. Ka kapur në mënyrë të çrregullt gjithë pjesën tjetër të flokëve dhe ka lënë që tiparet e saj të rrethohen nga balukja që i mbulon gjithë pjesën e ballit. Duket vërtet e ëmbël.

Ju prezantojmë Xhemin
Kësaj radhe me disa fije të holla balukesh. Menjëherë pas shfaqjes si prezantuese në krah të Adi Krastës në “E diell”, pas një mungese të gjatë në skenë, ja ku rikthehet Xhemi, bashkë me modelin të ri të flokëve të saj.
1.jpg


Edhe Paris Hilton ëmbëlsohet
E tregojnë më të këndshme baluket e krehura dhe flokët e avullta që i bien mbi supe. Paris Hilton është si gjithmonë në kërkim në tendencave të reja, ndaj sa ka rënë në gjurmë të njërës, nuk ka vonuar ta eksperimentojë.

Përgjithmonë Manjola
Ajo është ndër të vetmet këngëtare, e cila përveç një herë që ndryshoi ngjyrën e flokëve nga e verdhë në gështenjë, ka mbajtur për vite të tëra të njëjtin model flokësh. Të gjata dhe me baluke të krehura. Ndaj edhe kjo tendencë e re e gjen sërish in.

Fashioniste si Suri
Me siguri që e vogla e çiftit Tom Cruise dhe Katie Holmes, kur të rritet, do bëhet një nga vajzat më me shije të Hollivudit. Madje është që tani. E veshur sipas modës, me firmat më të njohura. Revistat më të famshme të botës e kanë lakuar shpesh si bebin e veshur më bukur. Ja ku duket edhe me baluket e prera sipas tendencës më të fundit.


Nuancat e Rezartës
A nuk duket sikur i ka shkurtuar flokët Rezarta Skifteri? Në fakt jo. ثshtë thjesht ideja që të jep kapja e flokëve nga pas dhe baluket e krehura mbi sy, që kësaj radhe Rezi u ka dhënë, përveçse një ngjyrë të verdhë, edhe disa nuanca të ëmbla jeshile. Rjeta
 
Titulli: Loja filloi. Prisni baluket!

Po atyre qe nuk u shkojne bakuket cfare te bejne???duhet me ndjek moden patjeter???
 
Titulli: Loja filloi. Prisni baluket!

ne asnje menyre...duhet te tregosh mire para modes:)
 
Titulli: Loja filloi. Prisni baluket!

po te ndjek moden me balluke une, obobobobobooo ngela beqare tere jeten pastaj. floku kacurrel me balluke, pupupupupupuu ska gje me te tmerrshme.
 
Titulli: Loja filloi. Prisni baluket!

po te ndjek moden me balluke une, obobobobobooo ngela beqare tere jeten pastaj. floku kacurrel me balluke, pupupupupupuu ska gje me te tmerrshme.

pse te kam kerkuar te behesh e bukur behu si te dush un o martohem me ty o bjer e vdis:kiss
 
Titulli: Loja filloi. Prisni baluket!

une i rrita njehere
po me duket se do i pres prape
 
Titulli: Loja filloi. Prisni baluket!

hahahaha po per ne cunat egziston kjo tema?
lool se me pre baluket cunat dalin si dele lool,sidomos te jesh dhe tullac hahahaha.
dhe femrave ju shkon shum ajo prerje flokesh nese i kan te shtrira "Normale" me pelqejn shum ato femra me baluket e prera ashtu :P:P:P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back