Llalla largon familjen nga Shqiperia.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اfarë mesazhi jep kryeprokurori Llalla duke larguar familjen nga Shqipëria?!

llalla-696x528.jpg


Prokuroria e Përgjithshme nuk i ka mohuar informacionet e dhëna nga Top Channel, në lidhje me largimin e familjes së kryeprokurorit drejt Gjermanisë, për shkak të kërcënimeve që Adriatik Llalla ka patur për shkak të detyrës. Formulimi ka qenë i tillë, që të linte të kuptohej se familja e kryeprokurorit vërtet ndodhet jashtë vendit dhe se e gjitha kjo ka si shkak cënimin e jetës së zotit Llalla dhe të familjarëve të tij, për shkak të hetimeve që po kryhen ndaj grupeve të caktuara kriminale.

E parë në këtë prizëm, situata rreth imazhit dhe pozitës aktuale të kryeprokurorit Llalla duket alarmante. Ai kërcënohet në një shkallë të tuillë, saqë është i detyruar të largojë gruan dhe fëmijët jashtë vendit! Nuk ka kërcënim më serioz sesa të detyrosh kreun e organit që “të fut në burg”, deri në atë masë sa ta detyrosh atë të marrë masa kaq drastike, sa ndarja në dysh e familjes.

Tani që lajmi doli, pritet që vetë zoti Llalla dhe stafi i tij t’i shkojnë me urgjencë në fund hetimeve që kërcëcojnë jetën e të afërmve të tij. Kjo për shkak të detyrës por edhe të pozitës së kryefamiljarit të kërcënuar. Megjithatë pozicioni i kreut të Prokurorisë së Përgjithshme e ka edhe këtë risk në fletën e tij të punës, ndonëse jo në kufinjtë e largimit nga Shqipëria të personave të familjes së tij. Vetëm se përtej hetimeve, Adriatik Llalla i detyrohet sot opinionit publik diçka më shumë se një deklaratë e thatë dhe lakonike.

Sepse mesazhi që ky lajm përcjell në eter për qindra mijë shqiptarët që e kanë parë e dëgjuar, është thjesht kobzi: ai duket sikur na thotë që përderisa edhe kryeprokurori e gjeti zgjidhjen duke larguar familjarët, në vend që ta gjente duke kërkuar dhe gjetur drejtësi ndaj kriminelëve, ne të tjerët, shtetasit e thjeshtë e pa badigardë të këtij vendi, kushedi se ku duhet arratisemi për të shpëtuar kokën. Natyrshëm që shqiptari zakonshëm riskon sot me më pak se kryeprokurori i Republikës, por kjo rrethanë nuk e bën më të lehtë dhe më të tretshme atë që mësuam në drekë nga mediat. Përkundrazi. ثshtë mëse e kuptueshme që një kryefamiljar të ketë të gjithë preokupimin e imagjinueshëm për jetën dhe sigurinë e njerëzve të tij të dashur. Por një familjar që është njëherësh edhe kryeprokuror, duhet të ketë preokupim edhe për postin që ban dhe mesazhin që jep.

A nuk do të ishte më me vend që kryeprokurori të mos gjente një zgjidhje kaq “komode”, sa ajo e largimit të familjarëve nga vendi? A nuk është një gjest rezistence edhe në këto kushte, pjesë e integritetit dhe dinjitetit të shtetarit që përplaset me krimin, e nuk ikën prej tij? Apo që në fund të fundit, në rast se nuk e duron dot presionin e detyrës së vështirë që ka marrë mbi vete, të japë dorëheqjen, për të siguruar paprekshmërinë e vetes dhe të familjarëve? Nëse hedhim një sy në Italinë fqinje dhe në vitet e saj të errëta të Mafies, do të gjejmë plot shembuj ku prokurorët e gjyqtarët kanë rrezikuar jetën megjithe familjet e tyre.
lexo.al
 
Titulli: Llalla largon familjen nga Shqiperia.

Dita dites situata po behet e frikshme ne nje shtet pa shtet, aty ku krimi ben ligjin.

..nese kane ne plan destabilitetin e Shqiperise, objektivi eshte zgjedhur tamam.

hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top