Lituania i premton mbështetje Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur të hënën në takim ministrin e Mbrojtjes së Lituanisë, Jouzas Olekas dhe një grup parlamentarësh lituanë, nga të cilët mori premtimin se ky shtet edhe më tutje do të mbështesë fuqishëm Kosovën.

“Lituania është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën dhe tashmë janë krijuar rrethana për një bashkëpunim të shkëlqyeshëm midis dy vendeve tona”, tha kryeministri Thaçi, duke shtuar se Kosova dhe Lituania janë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe synim të përbashkët e kanë implementimin e vlerave demokratike.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se ekzistojnë kushte për bashkëpunim në fushën e integrimeve, tranzicionit, arsimit dhe ekonomisë .

Ministri Olekas është shprehur se vendi i tij, Lituania, do të mbështesë fuqishëm Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në organizatat tjera ndërkombëtare dhe është e gatshme të shkëmbejë përvojat për vënien e një themeli të fuqishëm për një shtet të pavarur dhe demokratik. edhe gjatë periudhës së ardhshme .

“Ne jemi të gatshëm që të ndajmë përvojën tonë në krijimin e Forcës së Sigurisë dhe për shfrytëzimin e mundësinë për investime në Kosovë”, tha Olekas. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top