Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

LIRIA KA ARDHUR PËR TË GJITHË

LIRIA KA ARDHUR PËR TË GJITHË

Një ide për një rol të ri pas politikës

Nëse LIRIA KA EMËR, atëherë liria nuk mund të jetë pronë e askujt.
As e një partie.
As e një krahu politik.
As e një pushteti.

Liria është e të gjithëve.

Dhe pikërisht nga kjo më lindi një ide për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Nuk do të doja që, pas kthimit të tyre, ata të ktheheshin në politikë ashtu siç kanë qenë dikur.
Jo përsëri garë për pushtet.
Jo përsëri beteja partiake.
Jo përsëri pozitë kundër opozitës.

Mendoj se Kosova mund t'u kërkojë diçka tjetër.
Diçka më të madhe.

Të dalin mbi politikën.

Njerëzit që kanë qenë pjesë e historisë politike të vendit, që kanë përjetuar nga afër luftën, shtetndërtimin, institucionet, pushtetin dhe konfliktet politike, mund ta kenë një rol tjetër:

TË MBIKËQYRIN PUSHTETIN.

Jo ta marrin atë.
Jo ta ushtrojnë atë.
Por të kujdesen që ai të mos dalë përtej kufijve të tij.

Prandaj, pse të mos mendojmë për krijimin e një mekanizmi qytetar e kombëtar që mund të quhej:

ROJA E REPUBLIKËS

Një trup i pavarur, i përbërë nga personalitete me përvojë politike, shtetërore, juridike, akademike e shoqërore, të cilët nuk janë pjesë e qeverisë dhe nuk varen nga asnjë parti.

Misioni i tyre do të ishte i thjeshtë:

Të mbikëqyrin pushtetin, cilido qoftë ai.
Të sotmin.
Të nesërmin.
Edhe atë që vjen pas tij.

Sepse:

Qeveritë ndërrohen.
Kryeministrat ndërrohen.
Partitë ndërrohen.
Opozitat ndërrohen.

Por:

REPUBLIKA MBETET.

Dhe Republika ka nevojë për njerëz që nuk i shërbejnë radhës së pushtetit, por i shërbejnë kufirit të pushtetit.

Ky trup nuk do të ishte opozitë, Sepse opozita synon të bëhet pushtet; Roja e Republikës nuk do të synonte pushtetin.

Ajo do t'i thoshte çdo pushteti:

„Qeveris, por mos harro se pushteti nuk është i yti.“

Do të mund të analizonte vendimet madhore të qeverive, të kërkonte transparencë, të evidentonte keqpërdorimet, të ngrinte shqetësime publike dhe t'i kërkonte llogari institucioneve.

Pa qenë gjykatë.
Pa qenë parlament.
Pa qenë qeveri.
Pa qenë parti.
Një zë publik mbi politikën.

Dhe këtu qëndron edhe ideja për katër figurat që sot ndodhen në Hagë.
Ndoshta nuk duhet të mendojmë për kthimin e tyre si kthim në politikën e vjetër.
Ndoshta duhet të mendojmë për kthimin e tyre si kalim:

NGA POLITIKA — MBI POLITIKËN.
NGA PUSHTETI — TE MBIKËQYRJA E PUSHTETIT.
NGA PARTIA — TE SHTETI.

Ata nuk do të ishin më „tanët“ kundër „atyre“.
Do të duhej të ishin tanët përballë çdo pushteti.
Dhe, natyrisht, nuk do të duhej të ishin vetëm ata.
Sepse një Republikë nuk mund të mbështetet te katër njerëz.

Ata mund të ishin ndër themeluesit ose figurat e para të një koncepti më të gjerë, bashkë me njerëz të tjerë të besueshëm të shoqërisë.
Kështu, ajo që sot mund të duket si një kërkesë për kthimin e katër figurave, mund të shndërrohet në një pyetje shumë më të madhe:

ÇFARË BËJMË ME PËRVOJËN E NJERËZVE QË KANË QENË PJESË E HISTORISË SONË?
A i kthejmë përsëri në të njëjtën lojë?
Apo e përdorim për ta bërë Republikën më të fortë?
Unë do të zgjidhja të dytën.
Sepse liria nuk përfundon kur njeriu del nga burgu.
Ajo fillon kur ai mëson edhe si ta mbrojë lirinë e fituar.

Prandaj:
LIRIA KA ARDHUR PËR TË GJITHË.
Dhe tani na duhet dikush që të kujdeset që ajo të mos na merret nga askush.

ROJA E REPUBLIKËS.

Jo për të sunduar - Për të mbikëqyrur.
Jo për të marrë pushtetin - Për t'i kujtuar pushtetit kufijtë e tij.
Jo për një parti- Për Republikën.

Dhe ndoshta ky do të ishte një kthim që nuk do t'i kthente ata thjesht në politikë.

Do t'i kthente në shërbim të shtetit.
 
Dhe mbi çbaza ligjore do mbeshtetej ky organ i ri “Roja e Republikes”?
 
Dhe mbi çbaza ligjore do mbeshtetej ky organ i ri “Roja e Republikes”?

Në asnjë bazë ligjore ekzistuese — të paktën jo në formën që e kam paraqitur unë. „Roja e Republikës“ është një ide, një propozim për diskutim, jo një organ që ekziston sot.

Por, siç e kam menduar unë, Roja e Republikës është një domosdoshmëri për mbrojtjen e ligjshmërisë — një ligjshmëri që ndër vite e dekada ka ditur të shkelet, pa dhënë askush përgjegjësi.

Pikërisht këtu qëndron edhe ideja: nëse do të krijohej një mekanizëm i tillë, ai do të duhej të kishte bazë të qartë kushtetuese e ligjore, kompetenca të përcaktuara dhe kufij të qartë, në mënyrë që të mos bëhej një pushtet mbi pushtetet.

Kushtetuta e Kosovës tashmë e përcakton Republikën si shtet të qeverisur me respekt të plotë për sundimin e ligjit dhe e ndërton sistemin mbi ndarjen e pushteteve dhe kontrollin e balancimin mes tyre.

Pra, nuk po them se „Roja e Republikës“ duhet të krijohet nesër dhe as se e kam gati bazën juridike të saj. Po hedh një ide dhe po shtroj një pyetje: a nuk ka ardhur koha të mendojmë për një mekanizëm më të fortë, të pavarur dhe të pangjyrosur politikisht, që të kujtojë çdo pushtet se ligjshmëria nuk është fakultative?

Nëse ideja ka vlerë, atëherë le ta ndërtojmë edhe juridikisht. Nëse nuk ka, le ta rrëzojmë me argumente.
 
Mua me duket eksperiment dhe precedent i rrezikshem.

Demokracia nuk eshte sistemi perfekt, por eshte me e mira e mundshme.
 
Mua me duket eksperiment dhe precedent i rrezikshem.

Demokracia nuk eshte sistemi perfekt, por eshte me e mira e mundshme.
më vjen mirë që po bisedojmë ... dh epo deshe vazhdojmë me bisedën gjithmonë duke u munduar për të argumentuar mendimet tona, dmth ato që po shprehim.

pyetja: Pse të duket "eksperiment dhe precedent i rrezikshem"?
 
Sepse koka me te medha se ne, qindra vite histori lufterash me koka mbreterish te prera, kane cuar ne kete sistem qe jemi sot. Qe sipas meje i ka krijuar te gjitha organet dhe pushtetet per te kontrolluar njera tjetren.

Mos harrojme qe cdo gje varet nga njerezit, edhe Rojet e Republikes do jene mekatare te vdekshem.
 
pse më lindi kjo ide?
1. sepse në Kosovë, pikërisht ata që duhet ta mbrojnë ligjin, janë të parët që shkelin atë
2. personat për të cilët bëhet fjalë në potimin tim: politikisht janë karta të djegura; këta pasi të jenë liruar ( sipas masës ... do të lirohen më 16 shtator ) kanë shansin e fundit për t'u korrigjuar dhe për të bërë dicka të mirë për veten e tyre dhe mbi të gjitha për Kosovën.
Vetëm si apartiakë do të kenë vlera ( gjithmonë sipas mendimit tim )
 
Ktu ndahen mendimet tona….ata kane bere gjithcka per Kosoven.
 
Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back