Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Liqeni i Batllavës po shndërrohet në djerrinë (Foto)

Publikuar: 20:15 / 19.02.2014

liqeni-i-batllav-euml-s-shnd-euml-rrohet-n-euml-djerrin-euml-foto_hd.jpg


Mungesa e të reshurave atmosferike ka bërë që niveli i ujit në Liqenin e Batllavës të vazhdojë të bie në mënyrë drastike, duke arritur në pikën alarmante.

Rënia e pamëshirshme e nivelit të ujit më liqenin e Batllavës, ka lënë pas vetes sipërfaqe të mëdha djerrinash, ku tashmë janë krijuar shtigje rrugësh dhe kullosa bagëtish.

Në djerrinat e krijuara në shtratin e liqenit në një gjatësi prej afër një kilometri, shihet ndonjë varkë, si një dëshmi që deri para disa muajsh aty kishte ujë.

Banorët përreth liqenit thonë se nuk e mbajnë në mend, asnjëherë të ketë rënë niveli i liqenit, që nga vitet ’60 të shekullit të kaluar, kur u krijua ky liqen artificial.

Rënia e nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës, ka bërë që në Prishtinë por edhe në Podujeve dhe vendbanime të tjera që furnizohen me ujë nga ky liqen, të aplikohen reduktime të ashpra të furnizimit me ujë të pijes.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtuesit e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, si alternativë për normalizimin e furnizimit të kryeqytetit me ujë të pijshëm e shohin hapjen e puseve në mes Prishtinës dhe Llukarit, te Fusha e Pajtimit dhe në Parkun e Gërmisë.

Se në çfarë gjendje është niveli i ujit në Liqenin e Batllavës më së miri flasin fotografitë e bëra sot nga fotoreporteri i Telegrafit. /Telegrafi/

00batllava.jpg

00batllava1.jpg

00batllava2.jpg

00batllava3.jpg

00batllava4.jpg

00batllava5.jpg

00batllava6.jpg

00batllava7.jpg

00batllava8.jpg

00batllava9.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back