Lind Fronti i Rezistencës Sociale

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Të rinjtë shqiptarë imitojnë anarkistët grekë, lind Fronti i Rezistencës Sociale
Nga Bledar Lumani​

Një lëvizje anarkiste ka filluar të lëshojë hije në vendin tonë. Në Shqipërinë e përgjumur nga reaksioni i fortë qytetar dhe njerëzor, një sinjal po përhapet ngadalë nëpër internet duke bërë paralajmërime.

Njësoj si në vendin fqinj, Greqi, ku lëvizje të tilla anarkiste janë kthyer në uragan, një e tillë në Shqipëri parashikon ndëshkime për politikanë dhe njerëz të jetës publike. Organizata quhet Fronti i Rezistencës Sociale, dhe përmes një deklarate ka bërë të njohur emrat e 30 njerëzve të jetës politike dhe publike që duhet të lënë skenën, ose ndryshe....

Duke bërë fajtore kryesisht qeverinë, por jo më pak opozitën, FRS ka numëruar shqiptarët e vdekur gjatë vitit të shkoi për shkak të qeverisë.

“Mbi 120 punëtorë shqiptarë humbën jetën në aksidente të ndryshme në punë gjatë vitit 2008, ngaqë autoritetet marrin ryshfet nga firmat private për të mos u vënë atyre rregulla sigurie në punë. Mbi 300 shqiptarë humbën jetën në spitalet publike të Republikës së Shqipërisë si pasojë e shërbimit të dobët mjekësor. Mbi 350 shqiptarë humbën jetën në aksidente automobilistike më 2008 si pasojë e vjedhjes së fondeve për një sistem bashkëkohor komunikacioni. Mbi 75 shqiptarë kryen vetëvrasje më 2008 si pasojë e dëshpërimit, mungesës së shpresës dhe zhgënjimit nga atdheu i tyre. Shteti shqiptar la të digjen të gjallë mbi 20 shqiptarë më 2008 në shtëpitë e tyre. Të paktën 50 shqiptarë, mes të cilëve të paktën 10 fëmijë, u vranë drejtpërdrejt më 2008 në Gërdec, Liqenin e Farkës, Gjirokastër dhe “aksidente” të tjera të përgatitura nga etja për parل e pushtetit dhe të toleruar në mënyrë të dyshimtë nga opozita”, - thuhet në deklaratën e tyre.

Thirrja e kësaj organizate përfundon me paralajmërim. “Fronti i Rezistencës Sociale u kërkon me mirësjellje këtyre njerëzve, që si profesion kanë vrasjen, mashtrimin apo vjedhjen e shqiptarëve, që të ndalin ritmet e punës së tyre dhe tërhiqen vullnetarisht nga skena. Në të kundërt, “aksidentet në punë” do t’i vizitojnë edhe ata. Gjatë konfliktit Izrael-Palestinë më 2008 u vranë 320 civilë. Gjatë “paqes” shqiptare më 2008 u vranë mbi 800 persona”, - përmbyllet deklarata e tyre.



Fronti i Rezistencës Sociale​


Shqipëria është marrë peng!

Maskarenjtë duhet të paguajnë! Populli shqiptar nuk do t’i falë ata që e mashtruan, vodhën, vranë, shitën dhe në fund i kërkuan votën!


Mbi 120 punëtorë shqiptarë humbën jetën në aksidente të ndryshme në punë gjatë vitit 2008, ngaqë autoritetet marrin ryshfet nga firmat private për të mos u vënë atyre rregulla sigurie në punë. Mbi 300 shqiptarë humbën jetën në spitalet publike të Republikës së Shqipërisë si pasojë e shërbimit të dobët mjekësor. Mbi 350 shqiptarë humbën jetën në aksidente automobilistike më 2008 si pasojë e vjedhjes së fondeve për një sistem bashkëkohor komunikacioni. Mbi 75 shqiptarë kryen vetëvrasje më 2008 si pasojë e dëshpërimit, mungesës së shpresës dhe zhgënjimit nga atdheu i tyre. Shteti shqiptar la të digjen të gjallë mbi 20 shqiptarë më 2008 në shtëpitë e tyre. Të paktën 50 shqiptarë, mes të cilëve të paktën 10 fëmijë, u vranë drejtpërdrejt më 2008 në Gërdec, Liqenin e Farkës, Gjirokastër dhe “aksidente” të tjera të përgatitura nga etja për parل e pushtetit dhe të toleruar në mënyrë të dyshimtë nga opozita. ثshtë i panjohur numri i shqiptarëve që vdiqën nga uria, kequshqyerja apo dështimi i dhënies së shërbimeve publike, për të cilat ata paguajnë taksa. Me mijëra të rinj shqiptarë iu shtuan ushtrisë së të papunëve, pasi mbaruan më 2008 studimet në universitete pirate private të licencuara kundrejt ryshfetit nga autoritetet. Opozita shqiptare, përfaqësuesit e shoqërisë civile, artit dhe kulturës dhanë ndihmesën e tyre në këtë masakër duke bashkëpunuar ose heshtur. Të gjithë këta njerëz janë bashkëpunëtorë në vrasje masive dhe gjenocid.


EMRI PROFESIONI AKUZA


1. Sali Berisha Kryeministër në detyrë Vrasës, hajdut, shkatërrues i Shqipërisë

2. Edi Rama Kryeministër në hije Mashtrues, hajdut, shkatërrues i Tiranës

3. Ilir Meta Kryeministër në orvatje Gjobëvënie, vjedhje, shkatërrues i Skraparit

4. Jozefina Topalli Kryetare Kuvendi Injorante, bandite, shkatërruese e Shkodrës

5. Bamir Topi President I trashë, vegël, pranues i heshtur

6. Ridvan Bode Ministër Financash Hajdut

7. Genc Ruli Ministër Ekonomie Hajdut, mafioz

8. Fatmir Mediu Ish-ministër i Mbrojtjes Vrasës në seri, mafioz

9. Lulzim Basha Ministër i Jashtëm Servil, hajdut, mafioz

10. Kreshnik Spahiu Nënkryetar KLD I paaftë, i alkoolizuar

11. Ina Rama Kryeprokurore E paaftë, frikacake

12. Shaban Memia Kryetar i Kom. Pronave Handikapat, hajdut

13. Neritan Ceka Arkeolog Servil, impotent

14. Vasil Bollano Kryebashkiak I shitur, spiun, shkatërrues i Himarës

15. Armando Duka President i FSHF Matrapaz, mafioz

16. Skënder Gjinushi Matematikan Mashtrues, vegël e krimit të pushtetit

17. Genc Pollo Përkthyes Hajdut, shkatërrues i arsimit të lartë

18. Jemin Gjana Agronom I paaftë

19. Ferdinand Poni Printer Llapaqen, vegël

20. Kujtim اashku Regjisor Batakçi

21. Petrit Beci Drejtor i RTSH Servil, psikopat

22. Majlinda Bregu Ministre e Dizintegrimit Hajdute, e paaftë

23. Janullatos Kryepeshkop Shfrytëzues

24. Ylli Pango Psikolog Maniak, hajdut

25. Ardit Gjebrea Showgirl Karagjoz, korruptues i skenës

26. Erion Veliaj I ri Delirant, kopjac

27. Flamur Bime I vjetër Hajdut, vrasës, shkatërrues i Gjirokastrës

28. Lufter Xhuveli Ministër Mjedisi Servil, kokëgdhe

29. Valentina Leskaj Kryetare grupi PS Provinciale, hajdute

30. Erion Braçe Showman Me aftësi të kufizuara


Fronti i Rezistencës Sociale u kërkon me mirësjellje këtyre njerëzve që si profesion kanë vrasjen, mashtrimin apo vjedhjen e shqiptarëve që të ndalin ritmet e punës së tyre dhe të tërhiqen vullnetarisht nga skena. Në të kundërt, “aksidentet në punë” do t’i vizitojnë edhe ata.


Gjatë konfliktit Izrael-Palestinë më 2008 u vranë 320 civilë.

Gjatë “paqes” shqiptare më 2008 u vranë mbi 800 persona.



SHPثRNDAJE FJALثN!

MOS U DORثZO PA LUFTث!

BثJ REZISTENCثN TثNDE!


Gazeta Tema
 
Titulli: Lind Fronti i Rezistencës Sociale

kam besimin se asnje shqiptar nuk merret me njeres qe kopjojne barbonet grek qe kane piksynim shkaterrimin e vendit.

ky nuk eshte grup, as nuk ka lindur asgje, eshte thjesht nje ambicje e dy tre personave qe hapin lajme te tilla fallse ne internet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top