Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 28, 2008
-
- Mesazhe
- 3,871
-
- Reagimet e mara
- 131
Limdal: Që në ditën e parë, EULEX-i edhe në veriun e Kosovës
Zyrtarë të misionit evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, thonë se shtrirja e misionit në të gjithë Kosovën do të fillojë zyrtarisht më 9 dhjetor.
Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, i tha BBC-së se misioni që në ditën e parë do të ketë prani edhe në veriun e Kosovës.
Ajo tha se, fillimisht, misioni në veri do të kishte një numër më të vogël të pjesëtarëve të tij, të vendosur në gjashtë stacione policore dhe në Gjykatën në veri.
Limdal tha se shpreson në përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, pas periudhës së gjatë të paqartësisë rreth misionit.
Edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Kosovën, Pieter Feith, tha se EULEX-i ka nevojë për një mbështetje kombëtare në Kosovë ose, në të kundërtën, ai do të përfundojë me dështim.
Feith tha se dështimi i këtij misioni do të nënkuptonte kthim prapa për Kosovën, për projektin e pavarësisë dhe për objektivat e parashtruara që janë të përfshira në Kushtetutë.
"EULEX-i nuk është këtu për të krijuar ndarje. Ai nuk do të jetë këtu i paanshëm ndaj statusit, por do të punojë me institucionet", tha Feith.
Autoritetet në Kosovë thanë se EULEX-i do të ketë përkrahjen e tyre të plotë dhe kërkuan nga ai marrjen e përgjegjësive në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe planin Ahtisaari.
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur kritikat e tij ndaj një pjese të protestuesve në Prishtinë për akuzat që ata i kanë bërë partnerëve ndërkombëtarë.
Ndërkohë, udhëheqës të opozitës në Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë kërkuar nga misioni i EULEX-it që të përcaktojë qëndrimin e tij ndaj statusit dhe të saktësojë agjendën e shtrirjes së tij në Kosovë.
Misioni EULEX, që pritet të fillojë punën zyrtarisht më 9 dhjetor, megjithëse është pranuar nga autoritetet serbe, nuk është parë me sy të mirë nga serbët e veriut të Kosovës.
Pritet që të enjten të merret një qëndrim i Bashkësisë së Komunave Serbe ndaj EULEX-it, në një takim në veri të Mitrovicës. /BBC/