Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

"Limaj", vrasja e dëshmitarit alarmon EULEX

  • Nga ReNdEx
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
42322_7.jpg


PRISHTINE-Vrasja e dëshmitarit X, të mbrojtur nga EULEX-i, ka vënë në dyshim zhvillimin e gjyqit ndaj ish-komandantit të UاK-së, Fatmir Limaj, pasi ai ishte dëshmitari kryesor kundër tij. Zyrtarë të misionit EULEX nuk pranojnë të flasin lidhur me rastin e Agim Zogajt, i cili u gjet i vetëvrarë në qytetin Duisburg të Gjermanisë. "Rrethanat e vdekjes së tij janë duke u hetuar nga autoritetet gjermane. Individi ishte dëshmitar në një rast në Kosovë. Duke pasur parasysh këto dy fakte në këtë fazë nuk mund të bëjmë komente të mëtejshme". Mediat në Kosovë, njoftojnë se Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ka shprehur shqetësimin për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, pas vdekjes së Agim Zogajt, dëshmitarit X në rastin Kleçka. Ndërsa arsyet e sakta të vetëvrasjes së tij të dyshuar është vështirë të konstatohen, ky rast i shton shqetësimet tona në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë", citohet të ketë thënë Rupert Kollvill, zëdhënës i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Kollvill ka bërë thirrje për krijimin e një sistemi efektiv dhe të pavarur për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave në Kosovë. "Vetëm një i tillë do të sillte drejtësi për viktimat dhe do t'i jepte fund mosndëshkimit të dhunës", - ka thënë Rupert Kollvill.
Mbrojtja
Parlamenti i Kosovës tre muaj më parë ka miratuar në parim ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, mirëpo, ai hyn në fuqi një vit pas publikimit të gazetën zyrtare të parlamentit. Misioni EULEX, më herët kishte deklaruar se ka një program për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe për këtë ka edhe njësi policore të posaçme. zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi tha se ky mision me gjithë kritikat, ka besim në programin e tij për mbrojtjen e dëshmitarëve. "Ne kemi besim të plotë në programin tonë për mbrojtjen e dëshmitarëve nga EULEX-i ka një njësi shumë profesionale për mbrojtjen e dëshmitarëve e që bashkëpunon me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Përvoja e deritashme ka treguar që EULEX-i është në gjendje të merret me rastet delikate të nivelit të lartë ku përfshihen dëshmitarët e mbrojtur", thotë Blerim Krasniqi. Ai thotë se varësisht nga nevoja dhe shkalla e kompleksitetin të rasteve, kjo njësi edhe mund të zgjerohet.
Shqetësimi
Qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës, në një analizë të saj thotë se programet për mbrojtjen e dëshmitarëve janë shumë të nevojshme. Feride Rushiti, udhëheqëse e kësaj organizate ka deklaruar më parë për DW-në, se programi për mbrojtjen e dëshmitarëve duhet të përfshijë, strehimin, mirëqenien fizike, shëndetësore e mentale, ndërrimin e identitetit e deri te largimi nga shteti nëse është e nevojshme në rast se paraqitet ndonjë rrezikshmëri e lartë". Shqetësime për mungesën e efikasitetit të mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë, u paraqitën në nëntor të vitit të shkuar në raportin e raportuesit në Këshillin e Evropës, Dik Marti. Ai tha se dëshmitarët në Kosovë nuk janë të sigurt, që të japin dëshmitë e tyre dhe për këtë ai bëri fajtore organet kosovare të drejtësisë përfshirë këtu edhe misionin evropian EULEX. Edhe Këshilli për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, nëpërmjet një reagimi me shkrim tha të premten se, "misioni EULEX-it ishte përgjegjës për jetën e dëshmitarit X, Agim Zogaj i cili ka pasur statusin e dëshmitarit të mbrojtur në një proces, që fillon në fund të muajit tetor. "KMDLNJ në Kosovë, - shpreh dyshime nëse vërtet bëhet fjalë për vetëvrasje aq më parë që ky dëshmitar, ndonëse i mbrojtur ka mundur lirisht të lëvizë, pa përcjellje dhe pa mbikëqyrje. Pas kësaj "vetëvrasjeje" nuk mund të flitet më për një proces të drejtë dhe të paanshëm kurse administrimi i provave do të vihet nën dyshim", - thuhet në reagimin e KMDLNJ-së në Kosovë. Zëdhënës i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Kollvill ka bërë thirrje për krijimin e një sistemi efektiv dhe të pavarur për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave në Kosovë. "Vetëm një i tillë do të sillte drejtësi për viktimat dhe do t'i jepte fund mosndëshkimit të dhunës", - ka thënë Rupert Kollvill.

(d.b/GSH/BalkanWeb)
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back